Skënderbeu-Laçi ndahen në paqe!

15 Qershor 2020, 20:07Sport TEMA

Laçi ka dështuar sot të marrë 3 pikët kundër një prej ekipeve me ecurinë më pozitive për vitin 2020 në Superiore.

Shifrat flisnin për kurbinasit deri në minutën e 88, kur Krasniqi shuan shpresat e miqve.

Skënderbeu tregon se është një kockë e fortë në kampionat këtë sezon dhe nuk ka ndërmend t’i japë kaq shpejt fund serisë pozitive pa humbje në Superiore.

Laçi kaloi shumë shpejt në avantazh, pasi që në minutën e 7 të takimit do të gjente golin.

Arbitri kryesor akordoi një penallti që në minutat e para të ndeshjes dhe Shehaj nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Megjithatë në fund rezultati do të shënonte 1-1 dhe skuadrat do të ndanin kështu nga 1 pikë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje