Zbardhet dëshmia në Policia e Eduart Lamës, i cili akuzohet se është autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç.
“Më kishte borxh dhe i shkova t’i shkatërroja hotelin. Më qëlluan me armë dhe unë kundërpërgjigja. Nuk kisha qëllim t’i vrisja”, mësohet të ketë thënë ai.
Ndërkohë policia deklaron se nuk qendron version i dëshmisë së autorit.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes.
Atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur.
Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.