Aktakuza, Rama: Nuk u godit Thaçi e Veseli, por Kosova e mbarë shqiptaria. Ata s'kanë nevojë për mbrojtje publike, janë të vendosur në anën e drejtë të historisë

25 Qershor 2020, 15:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me atë aktakuzë që iu bë dje presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarit të parlamentit, nuk u u godit Thaçi e Veseli thjesht si individë, por Kosova e mbarë shqiptaria.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se udhëheqësit e UÇK shkruan historinë e pandryshueshme të Kosovës dhe se  as Thaci, as Veseli, as Haradinaj dhe asnjë prej krejt të akuzuarve nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë.

“I prekur për aktakuzën ku mes të tjerash Presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur ndaj Millshevicit, themelues të UCK u dyshuakan për një varg krimesh që sfidojnë edhe kufijtë më të largët të imagjinatës vrasje të orkestrua përndjekje etje. Ata vendosën jetën e tyre në pikëpyetje për Kosovën e pavaruar.

Fjala dyshim kthehet në një eufemizëm juridik. Drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kosovës që ngre pikëpyetje të mëdha.

Është leximi i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar nisjen e një procesi gjyqësor ndaj dy figurave të luftës një tekst që edhe sikur të mos ketë zhvillim të mëtejshëm juridik për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë i ngjan një fletërrufeje, ku fryma asgjësuese e fjalëve refuzon vetë prezumimin e pafajësisë.

Goditje jo vetëm ndaj dy emrave të përveçëm, duke u shpërndarë në gjithë botën një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë marramendëse mbi këta të dy, as mbi UCK vetë por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë, sepse për dikë kudo qoftë në çdo pikë të globit ku lajmet shpërndahen me shpejtësinë e dritës që se ka idenë e padrejtësisë që i është bërë Kosovës, duke lexuar tekstin e mbrëmshëm që krijon perceptimin e tmerrshëm të një vendi në mes të Europës ku falë krimeve ndaj njerëzimit është instaluar një regjim kriminal.

Përballë historisë, as Thaci, as Veseli, as Haradinaj dhe asnjë prej krejt të akuzuarve nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë, duke i dhënë asaj pandryshueshmërinë e mundshme në jetë të jetëve, si histori e çlirimit të asaj pjese të pandashme të kombit shqiptar, që quhet Kosovë.

Na duhet të bëjmë një hulumtim të shpejtë në kujtesë për ta sjellë tani në vëmendje se është faji i tyre që u trondit ndërgjegjja tërësisht e fjetur e perëndimit, e botës së qytetëruar, në raport me Kosovën. Është pikërisht falë tyre dhe falë atij grupi djemsh, që i hynë detit në këmbë, duke pasur gjithë botën kundër dhe jo derë po asnjë vesh të hapur në kërkim të asaj që sot duket Kosova e pavarur.- tha Rama. (TemA)

6 komente në “Aktakuza, Rama: Nuk u godit Thaçi e Veseli, por Kosova e mbarë shqiptaria. Ata s’kanë nevojë për mbrojtje publike, janë të vendosur në anën e drejtë të historisë”

  1. Kush i perfaqeson shqiptaret ? says:

    Ore dakort me keto qe po thua ti, por ajo qe del ne pah akoma ne shume , ajo qe eshte teper shqetesuese , eshte se populli shqiptar nuk paska fare lobing neper bote…..
    Gjithashtu njihemi si vendet me shume korrupsion dhe me politikanet me hajdute ne bote

  2. Shqiptar says:

    Bla bla bla.

    Shqiptarija, ku fillon? Tek tavolina vija-vija apo tek miliardat nè llogarinè bankare, tek korrupsioni galopant qè vret shqiptarèt çdo ditè dhe qè e ka burimin tek zotrote dhe ai i akuzuari pèr vrasje apo tek pazaret dhe shtrèngime duarsh me vrasès tè 21 janarit?
    SHQIPTARIJA kèrkon shtet ligjor, kèrkon jetè nè dinjitet.
    Kjo èshtè pèr mua patriotizèm dhe jo pallavrat per aktakuzèn ndaj Thaçit, qè do pèrgjigjet para njè drejtèsie tè vèrtetè dhe jo tè shitur, siç bèri ai vetè nè Kosovè. Nèse èshtè i pafajshèm, do marrè pafajèsinè qè i takon.
    Kryeministèr, lèri fjalimet bombastike por merru me drejtimin e vèndit.
    Erdhe nè pushtet me premtimin se nuk kishe mandat pèr tè falur vrasès. Ja ku jemi sot. Paske pasur mandat vetèm pèr pazare me hajdutè dhe kriminelè.

  3. Bbb says:

    Po prehin shpatat te tjeret…dhe ne si gjithmone JEMI VETEM
    Po kokat e kkkk do na presin si zakonisht
    SHQIPERIA SHQIPETAREVE – VDEKJE TRADHETAREVE!

  4. Prishtinali says:

    E pate karafilen Rudina Hajdari çfare foli mbas Rames?E tmerrshme.Pse kemi nivel politikanesh te tille jemi ne kete derexhe,si ne Shqiperi dhe Kosove.Budallalliku,injoranca politike eshte kthyer ne kult,modë etj.Po nuk qe budalla nuk je deputet,kryetar partie,diplomat,drejtor,minister etj.I shihja deputet qe ishin ne salle gjate fjalimit te Rames,rrinin si guake,as kuptonin gjë,dhe as nuk dinin pse Rama po flet,dhe si qershia mbi torte,nga budallalliku,ngrehet Rudina dhe thote idiotizmat e rradhes.Eshte turp.Turp,se si kjo Rudina,po pompohet si politikane e se ardhmes,nderkohe niveli i saj, intelekti le shume per te deshiruar.Si puna e kesaj jane 99% e deputeteve,si kjo,Gjuzi, etj etj.Prandaj jemi ne kete gjendje,politikisht,ekonomikisht etj,si ne dhe Kosova,sepse klasen politike e kemi complet idiote,te gjithe i veme sterkembsha me te zotit,dhe te gjithe bejne si te zotet.Eshte edhe kjo nje arsye qe bota po e kthe pllaken,ne favor te Serbise,kur sheh injorantet politikane shqiptare,bejne si qen ne vendet e tyre.Duhet “revolucion”ne Kosove dhe Shqiperi,ku politikanet aktuale,me i meçuri ka qene bodyguard,arsimimi zero.Duhen te rinj sa nuk eshte vone,megjithese vone jemi.Me Ilir Meta,Pandeli Majko,Sali Berisha,Gramoz Ruci,Luli Basha,Jozefina,Spartak Braho,lere pastaj Nard Ndoka me shoke e shoqe,nuk kemi gje ne vije.Jane defiçent te lindur,shabllon ne politike,pa ide,pa vizion,dhe me keto tall bythen bota,dhe keto tallin bythen me ne.Edi Rama eshte shume,shume lart nga keto nga çdo ane,por kur ta kuptojne arnautet,Ilir Meta me shoke,e ka bere gungen,se i kane qejf intrigat alla shqiptarçe.Harrova,eshte politikane Monika,cope mishi me dy sy.Mos harroni ti shihni ne tv,keta karagjoze,se japin mendime excellente.

  5. specialisti says:

    Fjalim i goditur ne parlament.
    No Coment

  6. Baliu says:

    Ata skan nevoje per mbrojtje, sepse me parate e “kursyera” do te paguajn dhjetera avokat qe kushtojne 10 mije euro/h. Kur vjedhin milionat, ju takojne vetem atyre, e kur rrezikojne burgun gjoja eshte prekur UQK-ja dhe krejt shqiptaria. Kur Lutfi cica thoshte se Kosova duhet te jep diqka, sigurisht e ka pase fjalen per keta dylberat e Rognerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje