Lulzim Basha ka premtuar se do të vendosë taksë të sheshtë 9% nëse do të zgjidhet kryeministër i Shqipërisë.
Kryedemokrati liston edhe disa premtime të cilat zotohet se do t’i përmbushë.
“Do vendosë taksë të sheshtë prej 9% kur të vijë në pushtet, do hap vende të reja pune, do fuqizoj ekonominë, do rrit mirëqenien, etj”, janë disa nga premtimet e Bashës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ai shkruan:
“Mungesa e konkurrencës së lirë, korrupsioni endemik, burokracitë, taksat e larta dhe shpenzimet buxhetore jo të orientuara në shërbim të nevojave reale, por shpeshherë në kontrata dhe projekte inefiçente, mbeten shqetësimet kryesore të industrialistëve shqiptarë.
Gjatë bisedës me Administratorin e Përgjithshëm të Konfindustrisë (Konfederata e Industrive të Shqipërisë), z. Gjergj Buxhuku dhe bashkëpunëtorët e tij, ndamë jo vetëm shqetësimet e situatës ekonomike dhe financiare të bizneseve, por edhe vizionin e përbashkët mbi zhvillimin ekonomik të vendit gjatë viteve të ardhshme.
Konkurrenca e pandershme, përfshirja në ekonominë shqiptare të parave me origjinë të dyshimtë, mungesa e politikave mbrojtëse të prodhimit vendas, aksesi i ulët në kreditimin e ekonomisë, mungesa e sigurisë juridike në respektimin e kontratave dhe ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale ishin kryefjala gjatë bashkëbisedimit tonë.
Ky bashkëbisedim shërbeu për të diskutuar mbi planin tonë ekonomik, të cilin po e përshtasim me realitetin e ri ekonomik të krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.
Ulja e taksave, thithja e investimeve të huaja, bashkëpunimi me biznesin, i cili në filozofinë tonë konsiderohet si punëdhënës dhe jo thjesht si taksapagues do të jenë prioritet.
Respektimi i sigurisë juridike e gërshetuar me politika të qëndrueshme fiskale dhe rregullatore do të jenë boshti kryesor i platformës tonë. Implementimi i taksës së sheshtë 9%, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve do të jenë faktorë vendimtar në parandalimin e konkurrencës së pandershme në treg.
Reformat tona do të jenë të qarta, konkrete dhe të realizueshme.
Vetëm kështu do të mund të fuqizojmë ekonominë dhe industrinë vendase, do të hapim vende të reja pune dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve”, shkruan Basha. (TemA)
Paret pertoke, militantet e pd leshelis te bejne gati thaset se leku do jete rrugeve. Do nisen amerikanet , gjermanet, francezet dhe do mesyjne shqiperine. Transportet do i mare prape leshelija se ka eksperience te madhe ne vjedhjen e fondeve si ne rrugen Elbasan Tirane . Ministrat e leshitlikes bene vetem rritje fondesh per kete rruge sa mbushen thesin e lehitlikes dhe e lane rrugeve. Kurre me kjo bande hajdutesh ne pushtet se i kemi provuar 8 vjet . Kurre me Flamur Herman Geringu vagabondi qe organizoi djeg’jen e deres se kryeministries me horrat e mamurrasit me molotov ne pushtet. Gjigandi Edi rama me gjithe problemet qe i ka hapur termeti dhe pandemija e ka vene punen perpara. Tuneli i llogarase, rruga e Arbrit, rruga Milot kashar Rrogozhine tre vepra gjigande qe do zbukorojne jeten e shqiptareve. Ec perpara e mos ndalo o gjigandi Edi Rama.Banda e vrimes se celsit me neperken tabakhone te pd vetem helm kobre dijne te nxjerrin nga goja.