Nga Ben Andoni
Kurrë ndonjëherë në vitet e fundit, Hashim Thaçi, presidenti aktual i Kosovës nuk ka marrë këtë mbështetje nga palët e ndryshme brenda vendit dhe madje jashtë saj për pastërtinë e tij dhe luftën e drejtë të UÇK-së, me të cilën identifikohet.
Por ishin vetëm pak orë më parë, kur ai anatemohej për çdo gjë në Kosovë dhe më shumë akoma i është vënë mbi shpinë përpos një mali korrupsioni dhe elementëve të tjerë negativë edhe ndryshimi i territoreve.
Kjo e fundit, një fakt, që ai e ka përtypur, e ka pëshpëritur dhe në fund e ka mohuar. Ish-kryeministri e fyeu hapur duke mos e respektuar as në protokoll, kurse politikanë të ndryshëm nuk lanë gjë pa i thënë në vitet e fundit ndaj tij. Me pak fjalë, në Kosovë, tashmë mund të kënaqen, paçka se gjithçka e kanalizojnë me UÇK-në dhe me rezistencën e drejtë të shqiptarëve.
Në muajt e fundit nuk është se nuk është përmendur emri i Thaçit për Tribunalin e Hagës dhe konsekuencat që mund të rridhnin prej saj. Vetë presidenti jo vetëm i ka mohuar por ka treguar gatishmëri se ishte gati të përballej me Drejtësinë dhe se nuk tutej. Veçse do të mjaftonte shpallja e fundit zyrtare për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që Kosova të ndryshojë.
Një valë përkrahje patetizmi për të dhe shumë më pak për bashkëpunëtorin e tij, kreun e PDK-së Veseli ka plasur në Prishtinë, e më shumë duket në Tiranë. Krejt ndryshe nga më parë, tashmë duket se dëshmitë janë më të qarta. “Kjo aktakuzë është një hap pozitiv për drejtësinë pasi këto krime të supozuara kanë rënduar mbi Kosovën për dy dekada”, tha Lotte Leicht, drejtore për Bashkimin Evropian (BE) në Human Rights Watch.
Thaçi dhe Kosova përballë Hagës e kishin nevojën që ta parashikonin me kujdes se cila do ishte konsekuenca e fundit e këtij institucioni që mori vite dhe mblodhi dëshmitarë, kurse institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të parashikonin dhe të paramendonin çdo pasojë, e një procesi që në fakt e kanë gatuar vetë për t’u dukur mirë para syve të Evropës dhe SHBA-së. Që do të thotë, brenda këtyre viteve, ishte e gjithë koha e mjaftueshme që institucionet e Drejtësisë së Kosovës të vinin pikat mbi “i”, ashtu si Tirana zyrtare të mendonte me kujdes çdo skenar me diplomacinë e saj. Por ja ku jemi: Qeveria e Tiranës dhe Kosovës dinin fare pak ose aspak për këtë vendim, ndërsa në vitet e fundit institucionet e dy vendeve kanë futur vetëm përçarje mes vete.
Kurrë nuk ka ndodhur që Presidenti i Kosovës të kishte debate deri ofendimi me Berishën, ish-kolegun e tij shqiptar, gjë që nuk ka ndodhur dhe me ish-homologun serb, një nga funksionarët e forcave që bënë namin në Prishtinë e gjetkë në kohën e Luftës.
Akoma më e lodhshme është ritirada e fjalëve që po mbahen në parlamentin shqiptar nga kryeministri, pasi duhet pritur nëse kjo akuzë ka bazë reale apo është ashtu si e mendojnë shumica e njerëzve që njohin rajonin: një zhurmnajë apo thjesht si pasojë e problemeve që tashmë po dalin në sipërfaqe hare hapur me s SHBA-së dhe Evropës.
Por, në të vërtetë ka dhe një të vërtetë të hidhur që në Tiranë nuk e kuptojnë dot. Ka shumë njerëz që janë lehtësuar nga gjykimi i afërt i Thaçit, paçka se ky i fundit vazhdon të thotë se është thjesht përpara një procedure të zakonshme.
Tek e fundit, sipas tyre, tashmë po nis realisht çkapja e vërtetë e Kosovës nga njerëzit që e munduan atë në Demokraci dhe në Liri. Sido që të jetë një gjë kuptohet mirë, Thaçi si rrallë herë është përballë vetë Thaçit. (Javanews)
Ky gazetar asnjehere nuk me ka pelqyer,e vetmja gje qe mund te them eshte,pirdhe te cfryhesh Ben!
Kosova midis Thacit dhe Drejtesise
Dr. Abedin Bardhi
Hashim Thaci eshte akuzuar keto dite per krime lufte nga nje gjykate, krijimin e seciles e ka dekretuar vete.
Disa thone eshte gjykate e huaj, disa te tjere thone akuzat jane politike dhe ne kohe te gabuar etj,etj.
Asgje nga keto nuk ka rendesi. Hashim Thaci duhet te jape doreheqjen e te shkoje para keasj gjykate si qytetar i thjeshte i Republikes se Kososves. Ai nuk eshte i pari qe do ta beje kete veprim per t’I hapur rruge drejtesise. E ka bere Ramush Harajdinaj para tij. Biles dy here. Doreheqja eshte nje gjest sa moral aq edhe ligjor qe duhet ta beje cdo shtetar nen akuze.
Gjykata Speciale qe ka akuzuar Thacin eshte krijuar dhe financuar nga istitucionet e Bashkimit Evropian, eshte votuar nga Parlamenti i Kosoves dhe dekretuar nga vete Thaci, si President i Republikes se Kosoves. Pra i bije te jete shume me e besueshme dhe profesionale se gjygjtaret e Gjykates Kushtetuese te Kosoves, vendimit e te ciles Thaci iu “bind” per te rrezuar Albin Kurtin si kryeminister. Ne keto kushte pra, e vetmja zgjidhje mbetet ajo e doreheqjes se Thacit.
Do ishte shume me realiste dhe e frytshem nese institucicionet me te larta shteterore dhe politike te Kosoves do te mandatonin per negociatat me Serbine nje delegacion te perbere nga expert te fushes perkatese dhe te drejtaur nga nje person me integritet dhe i pa shantazhueshem.(Ne Kosove ka plot te tille ne boten akademike te ketij vendi).
Thaci nuk i permbush keto kritere. Ai eshte personi me lehtesisht i shantazhueshem nga Serbia, (per disa pazare qe i di ai the Baton Haxhia), eshte i shantazhueshem ne Gjykata e Hages, NATO e Bashkimi Europian, eshte i shantazhueshem nga SHBA, dhe biles nga shume faktor politike e jo politike ne Shqiperi dhe ne Kosove. Kjo pasi karriera e tij ka zigzake dhe drite-hije te forta.
Mund ta them hapur se Thaci mund te pranoje te firmose cdo gje qe do i vihej ne tavoline ne dem apo dobi te Kosoves, me kushtin e vetem qe te mos i hapen ca llogari te vjetra vrasjesh ne te cilat ai ka luajtur rolin e urdheruesit e ne disa raste, madje edhe ate te ekzekutuesit.
Hashim Thaci duhet se paku te hetohet, gjykohet dhe po mundi te pastroje figuren e tij permes nje vendimi perfundimtar te gjykates rreth akuzes qe NATO pati ngritur kunder tij para disa viteve mbi vrasjen e gazetarit Ali Uka, neTirane. Do te duhej te vertetoje me vendim gjykate, nese jane te verteta apo jo dokumentet e NATO-s te cilat e bejne ate pergjegjes per kete vrasje.
Hashim Thaçi, ne Korrik te vitit 1997 madje ka qene i arrestuar per nje apo dy dite ne Shqiperi, si pergjegjes per vrasjen e gazetarit kosovar Ali Uka, por eshte liruar ne menyre te mistershme me urdher te Sokol Bares, Zevendesminister dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise ne ate kohe.
Ne arkivin e Ministrise se Brendshme te Shqiperise ka informacione te bollshme rreth ndalimit, akuzave, filmimeve, hetimeve, pazareve e ndrehyrjeve qe sollen lirimin e tij, shkrimin e rishkrimin e komunikatave per shtyp rreth kesaj ngjarje, e madje dhe filmime me ze e figure te Thacit ne qeli, ne ato dite kur gjendej i ndaluar nen akuzen per kete vrasje. Ato gjenden aty dhe jane lehtesisht te aksesueshme.
Lidhur me Sokol Baren mund te themi se Thaci mesa duket i kishte atij nje borxh te madh, dhe u mundua te ia shperbleje kete, duke e marre Baren si keshilltar te tij ne marreveshjen e Rambujese, nderkohe qe Bare nuk kishte asnje lidhje me kete marreveshje.
Ali Uka, ka qene gazetar ne “Gazeten Shqiptare” gjate viteve ’90-97 ne Shqiperi. Ka raportuar kryesisht per zhvillimet ne Kosove. Me afrimin e luftes ai ka qene shume aktiv ne promovimin e UÇK-se. Madje kishte filluar te identifikohej si zedhenes i UÇK-se.
Ali Uka banonte ne Tirane ne te njejtin apartament me Hashim Thaçin dhe Bashkim Thaçin, ne kete kohe.
Ne nje dite te Korrikut te vitit 1997, nje mengjes heret, kufoma e Ali Ukes eshte gjetur e masakruar ne banesen e tij. Fytyra e tij ishte e shqyer me kaçavide dhe me fundin e nje shisheje te thyer.
Dokumentet sekrete te NATO-s, te botuara ne gazeten britanike “The Guardian” hedhin dyshime se gazetari Uka ishte vrare per shkak te mosmarreveshjeve me Xhavit Halitin. Kjo gazete sjell the fakte te tjera duke iu referuar deshmive te nje ish-bashkepunetori tjeter te ngushte te Thacit, te quajtur Ibrahim Kelmendi, i cili e fajëson direkt Thaçin për vrasjen e Ali Ukës.
Sipas ketyre dokumenteve te NATO-s te botuara ne gazeten britanike “The Guardian”, hetimet e drejtonin fajin nga Hashim Thaçi, i cili ishte arrestuar per t’u liruar me vone me nderhyrjen e Xhavit Halitit dhe Sherbimit Sekret te Shqiperise. Thaçi nuk eshte hetuar dhe as gjykuar kurre rreth kesaj vrasje.
Pra, e gjitha politika dhe lidershipi i Shqiperise dhe Kososves para se te thurnin fjalime me tone te larta “patriotike” ne mbeshteje te Thacit, duhet te pyesnin vehten per nje second. –“Por sikur Ali Uka te ishte vellai i tyre dhe te jete vrare aq barbarisht; dhe rrethanat e autoret e vrasjes te mos jene hetuar e gjykuar kurre”. Si do njeheshin valle.
Nje hetim te thelluar dhe gjykim te drejte rreth kesaj vrasje, besoj ua kemi borxh famljareve te gazetarit Uka, ua kemi borxh opinjonit shoqeror, politikes se krejt trojeve shqiptare, dhe vete historise se gazetarise shqiptare dhe asaj kosovare.
Qe tek fjalia “e mori keshilltar ne Rambuje Sokol Baren per ti kthyer nderin” duket qe sja ke haberin gjerave qe permend o mik. Sokoli, qe fatkeqesisht nuk jeton me, ishte shembull perkushtimi dhe profesionalizmi qe i kishte shoket te rralle, prandaj ben mire mos t’i perziesh gjerat sa per te thurur teori komploti se nuk ka ne mend njeri te beje dokumentar me to
Kosova midis Thacit dhe Drejtesise
Dr. Abedin Bardhi
Hashim Thaci eshte akuzuar keto dite per krime lufte nga nje gjykate, krijimin e seciles e ka dekretuar vete.
Disa thone eshte gjykate e huaj, disa te tjere thone akuzat jane politike dhe ne kohe te gabuar etj,etj.
Asgje nga keto nuk ka rendesi. Hashim Thaci duhet te jape doreheqjen e te shkoje para keasj gjykate si qytetar i thjeshte i Republikes se Kososves. Ai nuk eshte i pari qe do ta beje kete veprim per t’I hapur rruge drejtesise. E ka bere Ramush Harajdinaj para tij. Biles dy here. Doreheqja eshte nje gjest sa moral aq edhe ligjor qe duhet ta beje cdo shtetar nen akuze.
Gjykata Speciale qe ka akuzuar Thacin eshte krijuar dhe financuar nga istitucionet e Bashkimit Evropian, eshte votuar nga Parlamenti i Kosoves dhe dekretuar nga vete Thaci, si President i Republikes se Kosoves. Pra i bije te jete shume me e besueshme dhe profesionale se gjygjtaret e Gjykates Kushtetuese te Kosoves, vendimit e te ciles Thaci iu “bind” per te rrezuar Albin Kurtin si kryeminister. Ne keto kushte pra, e vetmja zgjidhje mbetet ajo e doreheqjes se Thacit.
Do ishte shume me realiste dhe e frytshem nese institucicionet me te larta shteterore dhe politike te Kosoves do te mandatonin per negociatat me Serbine nje delegacion te perbere nga expert te fushes perkatese dhe te drejtuar nga nje person me integritet dhe i pa shantazhueshem.(Ne Kosove ka plot te tille ne boten akademike te ketij vendi).
Thaci nuk i permbush keto kritere. Ai eshte personi me lehtesisht i shantazhueshem nga Serbia, (per disa pazare qe i di ai the Baton Haxhia), eshte i shantazhueshem nga Gjykata e Hages, NATO e Bashkimi Europian, eshte i shantazhueshem nga SHBA, dhe biles nga shume faktor politik e jo politik ne Shqiperi dhe ne Kosove. Kjo pasi karriera e tij ka zik-zake dhe drite-hije te forta.
Mund ta them hapur se Thaci mund te pranoje te firmose cdo gje qe do i vihej ne tavoline ne dem apo dobi te Kosoves, me kushtin e vetem qe te mos i hapen ca llogari te vjetra vrasjesh ne te cilat ai ka luajtur rolin e urdheruesit e ne disa raste, madje edhe ate te ekzekutuesit.
Hashim Thaci duhet se paku te hetohet, gjykohet dhe po mundi te pastroje figuren e tij permes nje vendimi perfundimtar te gjykates rreth akuzes qe NATO pati ngritur kunder tij para disa viteve, mbi vrasjen e gazetarit Ali Uka, ne Tirane. Do te duhej te vertetoje me vendim gjykate, nese jane te verteta apo jo dokumentet e NATO-s te cilat e bejne ate pergjegjes per kete vrasje.
Hashim Thaçi, ne Korrik te vitit 1997 ka qene madje i arrestuar, per nje apo dy dite ne Shqiperi, si pergjegjes per vrasjen e gazetarit kosovar Ali Uka, por eshte liruar ne menyre te mistershme me urdher te Sokol Bares, Zevendesminister dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise ne ate kohe.
Ne arkivin e Ministrise se Brendshme te Shqiperise ka informacione te bollshme rreth ndalimit, akuzave, filmimeve, hetimeve, pazareve e ndrehyrjeve qe sollen lirimin eThacit. Ka informacione rreth shkrimit e rishkrimit te komunikatave per shtyp rreth kesaj ngjarje, ka filmime me ze e figure te Thacit ne qeli, ne ato dite kur gjendej i ndaluar nen akuze per kete vrasje. Ato gjenden aty dhe jane lehtesisht te aksesueshme.
Lidhur me Sokol Baren mund te themi se Thaci mesa duket i kishte atij nje borxh te madh, dhe u mundua te ia shperbleje kete borxh, duke e marre Baren si keshilltar te tij ne marreveshjen e Rambujese, nderkohe qe Bare nuk kishte asnje lidhje me kete marreveshje.
Ali Uka, ka qene gazetar ne “Gazeten Shqiptare” gjate viteve ’90-97 ne Shqiperi. Ka raportuar kryesisht per zhvillimet ne Kosove. Me afrimin e luftes ai ka qene shume aktiv ne promovimin e UÇK-se. Madje kishte filluar te identifikohej si zedhenes i UÇK-se.
Ali Uka banonte ne Tirane ne te njejtin apartament me Hashim Thaçin dhe Bashkim Thaçin, ne kohen kur u vra.
Nje dite Korriku te vitit 1997, ne mengjes heret, kufoma e Ali Ukes eshte gjetur e masakruar ne banesen e tij. Fytyra e tij ishte e shqyer me kaçavide dhe me fundin e nje shisheje te thyer.
Dokumentet sekrete te NATO-s, te botuara ne gazeten britanike “The Guardian” hedhin dyshime se gazetari Uka ishte vrare per shkak te mosmarreveshjeve me Xhavit Halitin. Kjo gazete sjell the fakte te tjera duke iu referuar deshmive te nje ish-bashkepunetori te ngushte te Thacit, te quajtur Ibrahim Kelmendi, i cili e fajëson direkt Thaçin për vrasjen e Ali Ukës.
Sipas ketyre dokumenteve te NATO-s te botuara ne gazeten britanike “The Guardian”, hetimet mbi kete vrasje e drejtonin fajin nga Hashim Thaçi, i cili ishte arrestuar per t’u liruar me vone me nderhyrjen e Xhavit Halitit dhe Sherbimit Sekret te Shqiperise. Thaçi nuk eshte hetuar dhe as gjykuar kurre rreth kesaj vrasje.
Pra, e gjitha politika dhe lidershipi i Shqiperise dhe Kosoves, para se te thurnin fjalime me tone te larta “patriotike” ne mbeshteje te Thacit, duhet te pyesnin vehten per nje second. –“Por sikur Ali Uka te ishte vellai i tyre, dhe te jete vrare aq barbarisht, e rrethanat e autoret e vrasjes te mos jene hetuar e gjykuar kurre”. Si do ndjeheshin valle?
Nje hetim te thelluar dhe gjykim te drejte rreth kesaj vrasje, besoj ua kemi borxh famljareve te gazetarit Uka, ua kemi borxh opinionit shoqeror, politikes se krejt trojeve shqiptare, dhe vete historise se gazetarise shqiptare dhe asaj kosovare.