Vëmendje për viktimat!

26 Qershor 2020, 12:19Blog TEMA

Nga Enver Robelli 

Para se në tastierat e kompjuterëve dhe të telefonave mobilë t’i shlyeni ato tri shkronjat e famshme për të treguar patriotizëm digjital që në vitin 2020 s’kushton asgjë, do të ishte mirë të mendohet për një kategori që s’mund të flasë më: viktimat. Sepse pa viktima nuk do të ishte themeluar asnjë gjykatë.

Viktimat ekzistojnë, kanë emra, mbiemra, familje, i përkasin etnive të ndryshme. Në jetën publike duhet të ketë hapësirë për kujtim të së kaluarës, sidomos për viktimat, por, natyrisht, edhe për heronjtë. Duhet të ketë drejtësi për viktimat!

Asnjë grup shoqëror nuk mund ta rrëmbejë hapësirën publike dhe historinë me një narrativ ekskluziv. Faji është individual dhe nuk mund të kolektivizohet dhe t’i vishet tërë Kosovës apo historisë së saj. Glorifikimi i një narrativi dhe heshtja e të vërtetave të tjera shoqëruese të këtij narrativi e shpalos një shoqëri pa ndjeshmëri për viktimat.

Si mund të jetë e mirë një shoqëri nëse nuk ka ndjeshmëri për viktimat, mes tyre edhe bashkëkombës? Nuk mund të flitet me vite për vrasje të pasqaruara, të bëhet politikë e të mblidhen poenë elektoralë, por njëkohësisht të mos bëhet asgjë për t’u përballur me këtë kapitull, sepse përherë nga një pjesë e madhe e shoqërisë është shpresuar se këtë kapitull eventualisht mund ta ndriçojnë vetëm të huajt, siç quhen në Kosovë europianët perëndimorë dhe amerikanët.

Mund të ketë përpjekje për zhbërjen e të gjitha gjykatave, por kjo vetëm do t’i çel rrugë bashkësisë ndërkombëtare që Gjykatën Speciale me seli në Hagë ta legalizojë si gjykatë të OKB-së.

Profesorët e drejtësisë që janë gjykatës në Gjykatën Speciale thotë se kjo është e mundur sipas shembullit të Libanit. Atëherë në atë gjykatë do të kishte edhe prokurorë, gjykatës dhe hetues rusë e kinezë. Këso ide ka pasur qëmoti, por europianët dhe amerikanët kanë qenë kundër.

Por prej askujt, as prej europianëve, as prej amerikanëve që besojnë në drejtësi dhe sidomos në drejtësinë tranzicionale nuk mund të pritet se do të kenë mirëkuptim nëse një grup saboton drejtësinë, ndërsa herë pas here vdesin njerëz në rrethana krejtësisht të panjohura dhe pastaj merret vesh se mund të kenë qenë dëshmitarë apo figura me shumë informacion mbi anët e ërrëta të së kaluarës.

5 komente në “Vëmendje për viktimat!”

  1. ermal says:

    Vrasje dhe skandale ka ne cdo shtet. Kujto filmin ‘La raison d’Etat’ me Jean-paul Belmondo. Po ato jane pune e brendshme e shtetit, qe duhen gjykuar brenda shtetit, sot ose kur te jemi gati, jo e botes, qe e perdor si instrument per te denuar gjithe Kosoven. Mjaft me iluzione se ka dhe do te behet drejtesi puro, drejtesia eshte e politizuar ne Kosove dhe kudo ne bote. Prandaj duhet diplomaci qe te mos biem ne laqet e ngrehura ng aSerbia, sic ishte ai i Dik Martit qe po e terheq Kosoven ne berllog.

  2. katarakti says:

    Ldk-ja e Rugoves, ku ben pjese edhe ky Rrobelli, nuk ka shkrepur nje pushke te vetme ndaj serbit, por te gjitha batarret i ka perdorur kunder UCK-se. Qe kur Rugova e cilesoi nje here UCK-ne si “dore e zgjatur e Serbise” dhe nje here tjeter si “katundare qe duhen qetesuar”. Qe diten e pare pas clirimit Ldk-ja i vuri vetes si detyre te akuzonte UCK-ne si kriminele lufte dhe te mblidhte fakte per te gjithe bashkepunetoret e UDB- se qe UCK- ja i kishte eleminuar. Dhe keshtu erdhem ne diten e sotme kur ministri i Milloshevicit ne Prishtine Isa Mustafa ben ligjin, ndersa Thaci akuzohet si kriminel lufte!

    1. zani says:

      Topi nuk e luan,i ke thene te gjitha.

  3. Agroni says:

    Eshte tradite defektoze e jona kjo, “komandantet, herojt” egjalle qe grabisin pushtetin me gjak e ate me shume gjak te bashkeatedhetarve te vet se te armiqeve ne ua falim krimin. I mbyllim syte, heshtim, lejojme qe ata te ndiejne kenaqesi per vrasjet dhe krimet e bera.
    Me keqeardhje qe te tjeret gazetare nuk jane te moralshem si Robeli. Shteti funksional ndertohet pa “heroij te gjalle” lexo pa profiter dhe oliogark, ndertohet me njerez te moralshem dhe patriot te sinqert.

  4. shpati says:

    Zoti robeli ka aresye ti gezohet akuzes kundra H.Thaqit,me shume se cdo kush tjeter.Ai eshte nder informatoret kryesore te Dik Martit.NJE RUGOVISTE I PERBETUAR.Robeli gjithmon ka qene kundra luftes dhe po mban te njejtin qendrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje