Gazetari Artan Hoxha nga studio e Abc News ka bërë me dije se atentati i Hekuran Billës është i ngjashëm me atë të Marsel Sotirit para 20 vitesh në Durrës.
Hoxha ka deklaruar se në 99’, është ekzekutuar një ndër personat më të fuqishëm në Durrës, të cilit nuk guxonte që ti afrohej askush, por duket se autorët morën vesh shijet e tij për femrat dhe përdorën këtë mënyrë për ekzekutimin e tij.
“Këto ngjarje në Shqipëri ka 20 vite që ndodhin. Për shembull një rast i tillë vrasje ka ndodhur në Durrës para 20 vitesh, besoj se në 1999 kur isha dhe reporter është vrarë Marsel Sotirin një ndër personat mëme peshë në Durrës, që kundërshtari i tij nuk i afrohej lehtë, kundërshtari në lidhje me këtë dinte shijet e tij për femrat dhe ja dërguan para lokalit të Marselit që u lidh me të dhe shoqërua me të.
Sotiri kishte makinë të blinduar dhe ishte e vështirë vrasja e tij, por me futjen në lojë të vajzës, autorët të cilët e paguan atë mësuan dhe lëvizjes e tij.
Vrasja e tij është bërë në një nga ditë që ai shoqëronte vajzën në shtëpi, pasi mbërrinin në shtëpi ai në atë moment dilte nga makina dhe në atë moment është goditur. Vajza në atë kohë mori statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe me pas u zbulua dhe historia”, ka thënë Hoxha.
Artan Hoxha ndërkohë ka dhënë detaje të reja për atentatin e ndodhur më 1 nëntor të vitit të kaluar, drejt automjetit të prokurorit Arjan Ndoj.
Në këtë atentat mbeti i plagosur Ndoj dhe Aleksandër Laho. Viktimë në këtë ngjarje mbeti shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku. Gazetari thekson se Maloku ishte një i pafajshëm që u vra padrejtësisht.
Mirëpo, ndonëse punonte me një rrogë minimale për prokurorin, ai është përfshirë padrejtësisht në punë të pista. Hoxha bën me dije se në Kadastrën e Durrësit rezulton se Maloku ka blerë një sipërfaqe prej 20 mijë metra katror te Gjiri i Lalzit.
Sipas tij, ai nuk kishte mundësi të bënte një blerje të tillë, pasi jetonte në kushte jo të mira, por të tjerë kanë bërë pis edhe emrin e tij.
“Lëviznin edhe materiale që dyshohej se ishin pjesë e fashikujve të grabitur. Kjo rrezikoi të hapte një plagë të madhe, implikimin e pushtetit me mafien e tokave. Në fakt së pari duhet të ishin marrë me ngjarjen, nëse ka përgjegjësi prokuroi duhet të hetohet. Nëse provohet ai prokuror nuk duhet të jetë më në sistem. Kjo ngjarje ka ndodhur në 1 nëntor vitit të kaluar.
Ka qenë e paralajmëruar. Pati hetime dhe zhurmë, pati presion. Deputeti Halit Valteri nxorri videon. Sipas deputeti atë video ia ka dhënë një nga familjarët e viktimave. Sipas tyre në video ata janë autorët dhe njëri është kapur dhe tjetri jo. Ata pretendojnë se nuk po punohet për të zbardhur të vërtetën.
Ndërkohë ajo çështje është shumë më e thellë. Ka të bëjë me pronësinë e tokave në gjirin e Lalzit, në një nga zonat më të mira të Shqipërisë. Në atentatin e 1 nëntorit edhe pse objektivi ishin dy të tjerë, nuk është normale që prokuroi ka një pozicion të rëndësishëm të ndodhet me personat që thotë qeveria është i përfshirë.
Dhe viktimë mbeti një nga më të pafajshmit. Nga hulumtimet më ka rezultuar se nuk është kaq e thjeshtë histori. Në dokumentet e zyrave të Kadastrës së Durrësit edhe ky shoferi nga një familje e varfër ka blerë tokë në gjirin e Lalzit. Sot ai ka paguar faturën e dikujt tjetër.
Një personazh krejt i ri, emrin e tij e kanë bërë pis. E gjej në Kadastër pronar në një sipërfaqe toke 20 mijë metër katror. 20 mijë metër katro, jam i sigurt që Andi Maloku dhe familjarët e tij nuk kanë pasur kosto ta blejnë. Kush është fshehur pas emrit të të ndjerit, njeriu më i pafajshëm në histori. Është vrarë një i pafajshëm. Ky njeri ka ikur kot dhe familja e tij vuan. Personat e përfshirë në këtë histori kanë guxuar të bëjnë pis edhe emrin e tij”, tha Hoxha.
Lexoni mire paragrafin e fundit, “emrin e tij e kane bere pis, … i kane dhuruar 20 mije meter katror”. Kjo eshte nje siperfaqe sa pese fusha futbolli. Ky Hoxha bene si budalla apo eshte i tille. Ne shqiperi thote ky kari te dhurojne 20 milione dollare… Hajde rrote k… hajde
Ndjese paste shoferi se ishte djale i ri e sapo.kishte filluar jeten, por babai e futi ne rruge pa krye. Ai e dinte mire se ku e çonte djalin ne pune apo me mire te themi per pune.
undefined
Po ke gjithe to vjet qe shkruan dhe fjalorin e ke per toke. Menyren e hartimit te nje teksti e ke prap per toke. Si ka mundesi qe nuk te eshte zgjvilluar fjalori dhe menyra e ndertimit te nje teksi xhanem?
undefined
Po ca shtet kar! esht ky! Del zv .kryeministri dhe shan prokurorin e super korruptuar me 10 milion euro pasuri te patundshme. Ik kpute , hudhe me ndonje kanal si Olldashi zejn mend dhe te tjeret.
20 mij metra dhe ky i shkreti nuk dinte gje!!!!
Cfare turpesh,cfare analisti…
Po i jati dinte gje se ankohet se cuni i tij punonte per 30 mij leke