244-vjetori i pavarësisë, ambasadorja Yuri Kim mesazh shqiptarëve: SHBA do të vijojnë të qëndrojë krah për krah me Shqipërinë, mbështesim rrugën drejt BE

4 Korrik 2020, 10:14Politika TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, u shpreh në mesazhin e saj për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së se, pavarësisht se qëndrojmë të distancuar fizikisht, “amerikanët dhe shqiptarët janë afër dhe të bashkuar si gjithmonë”.

Teksa thekson se ky përvjetor e gjen botën në një kohë jo të zakontë, për shkak të pandemisë nga koronavirusi, Kim vë theksin tek reformat që duhen për Shqipërinë që vendi të ecë përpara në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Përshëndetje! Miq të dashur Festimi i Ditës së Pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë po përballemi me një pandemi, që nuk ka na lanë të mblidhemi në një çati për të festuar ditëlindjen e 244 të SHBA. ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht në, amerikanët dhe shqiptarët, jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrojtja e lirisë sonë, e pavarësisë sonë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen. 

Më 17 shtator 1787, anëtarët e Konventës Kushtetuese nënshkruan draftin përfundimtar të Kushtetutës së SHBA-së. 52 fjalët e para të këtij dokumenti, në hyrje të tij janë disa nga më të fuqishme në historinë amerikane. 

Ata thonë: Në, populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të krijojmë një bashkim më të përsosur, të vendosim drejtësinë, të sigurojmë qetësin në vend, të sigurojmë mbrojtjen e përbashkët, të nxisim mirëqenien e përgjithshme dhe të sigurojmë  bekimet e lirisë për veten tonë dhe për pasardhjen tonë, caktojmë dhe vendosim këtë Kushtetutë të SHBA.

Për dy shekuj e gjysmë, Amerika ka ndjekur atë ëndërr për të formuar një bashkim më të përsosur. Sipërmarrja jonë demokratike ka arritur sukses në një mënyrë unike dhe të pashembullt në historinë e  njerëzimit. SHBA kanë përdorur fuqinë e tyre për të sjellë paqe dhe begati më të madhe jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për botën.  Historia e Amerikës është një histori unike suksesesh.

Sukses që nuk përcaktohet nga mungesa e dështimeve apo gabimeve, por nga vendosmëria jonë për t’u përballur me çdo dështim dhe gabim dhe për të bërë më të mirën. Me fjalë të tjera, vendosmëria jonë për t’u përpjekur  që gjithmonë të formojmë ‘një bashkim më të përsosur”. dhe i tillë është rasti me miqësinë midis Shqipërisë dhe SHBA. 

Së bashku ne kemi punuar për më shumë se një shekull për të formuar një bashkim më të përsosur midis kombeve tona. 100 vite më parë SHBA përdorën fuqinë e tyre  për të mbështetur një Shqipëri të pavarur e shtruan rrugën që ju t’i bashkoheshit lidhjes së Kombeve në 1920. presidenti amerikan punoi për të promovuar mirëqenien e përgjithshme të shqiptarëve në mënyrë që të gëzonin bekimet e lirisë. për të siguruar një mbrojtje të përbashkët, Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009.Që prej asaj kohe Shqipëria ka qenë një partner i besueshëm për sigurinë e rajonit.

SHBA do të vijojnë të qëndrojnë krenare krah jush, ndërsa zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet tona të mbrojtjes dhe e bëjmë Shqipërinë një aleate më të fortë dhe më të aftë. në vitin 2016, kur Kuvendi miratoi njerëzi reformën në drejtësi, vendi hodhi hapat e parë drejt vendosjes të drejtësisë së re në Shqipëri për të çrrënjosur korrupsionin, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të vendosur me vendosmëri sundimin e ligjit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe përpjekje për të sjellë rezultate. 

Por si gjithmonë, SHBA do të vazhdojë t’ju mbështesin. Sot Shqipëria është në rrugën drejt një bashkimi tjetër, BE! Reformat e nevojshme për këtë do të sjellin më shumë drejtësi dhe begati për popullin shqiptar. SHBA ishin me ju në fillim të këtij procesi dhe ne do të qëndrojmë me ju derisa të arrini synimin tuaj. Historia ka treguar që në momente vendimtare, SHBA dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë pranë njëra-tjetrës krah për krah.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë me ju sot dhe do të qëndrojmë më ju nesër si aleatë, të lirë, të fortë dhe të vendosur për të formuar një bashkim më të përsosur. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Amerikës”, thotë ambasadorja amerikane, Yuri Kim. (TemA)

6 komente në “244-vjetori i pavarësisë, ambasadorja Yuri Kim mesazh shqiptarëve: SHBA do të vijojnë të qëndrojë krah për krah me Shqipërinë, mbështesim rrugën drejt BE”

  1. Ilir says:

    Me pa durim të madh po presim ditën kur SHBA-të të sillen me Shqipërinë ashtu si sillen me Izraelin…

    1. Kalec Dega says:

      SHBA DO VIJOJNE????vijojne?, lol!
      =
      Cekun e Bardhe , e keni pare?

      o ceecent e Albanistanit…..

  2. Eduart says:

    Gezuar diten e pavaresise SHBA
    Mirenjohje te thelle per miqte me te medhenj te Shqiperise popullin Amerikan.

  3. urim për të tërë nuk bëhet llaf ... says:

    këtë urim këta e bënë edhe për vietnamin, japoninë, katarin, bylisin, afganistanin dhe korenë e jugut
    llafebukurit por veprat????

  4. Alban says:

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    – Ng Alban Dega, Nju Jork

    Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes !
    Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
    Kush ka dyshim te kujtoje fundin e merituar te Bin Ladenit dhe Al Bagdatit e shume kanibaleve te tjere
    Sepse “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
    Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e tij kryesor te saj ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe.

    Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…

    Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
    “ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
    A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opiniones e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetari me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:
    Kryeministri i Britanisë, George Lloyd:
    -Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.

    Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
    – Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë….
    Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “
    Ky dokument monumental u be frymezim per poezine time shkruar ate dite :

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na ke djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    Ca si Like
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu!
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Posi Rambo
    me lukunine
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine si
    Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    I Kosove-
    Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !

    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes dhe Shqiperine !
    God bless USALB ose ALBUSA!

    From: Alban Dega
    Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT

  5. Salilura says:

    Zonja Ambasadore! Krijoni sa me pare Byrone e Hetimit dhe te filloje pune sa me pare Kete e beni vetem ju( US )Kjo duhet te filloje pune nga lart posht Nqse fillon ju do i shikoni ndryshe Shqiptaret ashtu si jane ne US puntore inteligjent dhe te dashur Brenda vendit te tyre atyre ju ka humbur shpresa, Jane nen skllaverine e Korrupsionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje