Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, gjatë vizitës së saj në Sarandë është pritur nga kryebashkiaku Adrian Gurma.
Gurma ka zbuluar detajet e takimit me ambasadoren Kim, të cilën e njohu me profilin e qytetit dhe të aseteve të tij, të natyrës turistike, arkeologjike, historike e natyrore, të Sarandës 3D të Diell-Det e Dashuri.
“Sot kisha kënaqësinë të mikprisja Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjën Yuri Kim, me të cilën patëm një bisedë të ngrohtë dhe miqësore.
I bëra një panoramë të profilit të qytetit dhe të aseteve të tij, të natyrës turistike, arkeologjike, historike e natyrore, të Sarandës 3D të Diell-Det e Dashuri, të Sarandës së 300 ditëve me diell në vit dhe të 300 orëve të tilla në muaj.
Duke u ndalur në situatën jo të zakontë të krijuar nga pandemia, e informova, se ky faktor ka frenuar turizmin, porse jemi shpresëplotë që cdo gjë do të ecë drejt normalitetit, situatën e vështirë ta tejkalojmë dhe turizmi të fillojë, shtuar këtu të gjitha masat e marra, për të qenë më konkurues në tregun e turizmit, duke bërë përmirësimet e nevojshme në infrastrukturë, në rritjen e sigurisë publike dhe të cilësisë në shërbim”, shprehet Gurma.
Në vijim Gurma thekson se Ambasadorja Kim shprehu vlersimin e saj për Sarandën, e cila premtoi se do rikthehet sërish në këtë qytet.
“E mrekulluar me qytetin qysh në ardhjen e saj të parë në Sarandë, Ambasadorja Kim, theksoi se “Kjo është vizita e parë ndër të shumtat në vijim” duke premtuar se do të kthehet shpesh.
Këtë impresion ajo e konfirmoi duke u shprehur, se sa me në jug shkoj, aq më bukuri gjej, duke theksuar që Saranda është më e bukura në jug dhe se qyteti ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, çka besoj se do ta konfirmoj edhe në vizitën në Butrint.
Befasinë e ndjerë në natyrën dhe resurset e Sarandës, Ambasadorja Kim e shprehu edhe në shënimin e lënë në Librin e Impresioneve në Bashki”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/
Leri paradat Z. Gurma, por vendos projektoret qe te vazdoje puna me tre turne te shetitorja. Nje dreq e di pse vute dore aty pasi ishte vertet shume e bukur dhe vetem ajo kishte mbetur nga e kaluara.
Vec kesa cfare ishte ai muri 5 m i larte pergjate rruges kur del nga Saranda per ne proi i Cukes. Te dukej vetja sikur futesh ne tynel. Vetem det nuk shikoje. Ne krah te hotel Demit te ndertuar mu ne det por ndertohej nje tjeter hotl ne nje vije. Paraardhesit e tu e masakruan Saranden ndersa ti sa ke filluar pune dhe po e shperfytyron fare. Leri paradat dhe intervistat me fjale hartimesh, por merr situaten ne dore sepse me sa po shohim po vazhdon me keq se te tjeret.
po maskat ku i kane keta
Saranda është e bukura e Shqipërisë së Jugut por është bere një katrahure dhe vazhdon me ritme të shpejtë edhe me keq. Gjëja e parë duhet larguar porti i trageteve. Ujrat e ndotura që po prishin plazhin çdo ditë. Plehrat qe hidhen në det çdo ditë nga njerëz të pa kulturuar sidomos plastika. Mungojnë koshat e plehrave ekzistues it janë shumë të vegjël dhe mbushen plot. Me shumë gurë se sa rërë në plazhe. Nuk shikon gra që pastrojnë plazhin gjatë ditës. Deti ruhet gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm muajin gusht..