Tregtarë të rëndomtë flamujsh (mbi debatin e spiunëve Camaj-Koliqi)

9 Korrik 2020, 10:34Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë paguar prej tyre, po degjeneron me shpejtësi në një sherrnajë mes antikomunistëve dhe idhtarëve të regjimit të vjetër.

Publikimi i fakteve dhe dokumentave të CIA-s për disa anë të panjohura të Ernest Koliqit dhe Martin Camajt ka vënë çuditërisht përballë dy grupime krejtësisht përjashtuese ndaj tjetrit.

Nga njëra anë janë ata që i shohin si idhuj dhe turen mbi ç’dokënd që tregon një provë njollëlënëse mbi figurën e tyre. Ky grupim këmbëngul që të flasë vetëm për mitin e shkrimtarit, duke lënë krejtësisht në hije atë që jeta i ka detyruar të bëjnë në rolin e njeriut politik, mërgimtarit apo qytetarit që lufton për mbijetesë.

Krejt ndryshe, pala tjetër ka një ngazëllim të fshehtë se këta personalitete, që morën revansh në vitet ’90, pas denigrimit barbar që pësuan në diktaturë, paskan qenë disi të afërt me portretin që u karikaturonte nëna parti.

Në fakt, ky thjeshtëzim, pasojë e një mentaliteti të ngulitur nga filmat socrealistë të kinostudios, ku duhej ndarë detyrimisht “I miri” nga “I keqi”, ka në mes shumë më tepër nuanca sesa thjesht e bardha apo e zeza.

Po marr këtu si shembull atë shkrimtar që e njoh më shumë e që më ka befasuar në rininë time, atëherë kur e kam zbuluar si një autor të ndaluar.

Ernest Koliqi është pa dyshim tregimtari më i mirë i brezit të vet, të viteve ’30. Me stilin e tij të papërsëritshëm, ai ngriti në një tjetër stad krijimin letrar në gegërisht, me dëshmitë për jetën e kohës në Shkodër, me analizat psikologjike, me përballjen e dilemave mes patriarkales dhe modernes apo lindjes dhe perendimit, ai e revolucionarizoi peizazhin e kohës.

Në këtë kuptim, ai mbetet një klasik për këdo që kërkon ta njohë sado pak letërsinë tonë. Ai duhet mësuar dhe shijuar në shkolla.

Por, sado e vërtetë qoftë kjo, po aq është edhe një tjetër, që nuk i bën nder jo shkrimtarit, por njeriut. Sepse Ernest Koliqi mbetet kolaboracionisti par excellence i pushtimit fashist të Shqipërisë. Ai që siç pranon në ditaret e vet Konti Çiano, paguhej nga Italia edhe para rrëzimit të Zogut. Ai që siç tregon ish- dhëndri i Musolinit, u shpërblye me titullin profesor i universitetit të Romës, pasi pranoi bashkimin e kurorës mbretërore shqiptare me atë italiane.

Ai që si ministër arsimi i Qeverisë Vërlaci, mbylli Liceun Francez të Korçës me justifikimin se përhapte ide subversive. Ai që edhe atë që ia mveshin sot si meritë, dërgimin e mësuesve për hapjen e shkollave shqip në Kosovë, e bëri në zbatim të propagëndës pushtuese fashiste, për të fituar, me anë të irredentizmit, zemrat e atyre që nuk e donin Italinë.

E pra, kjo është një anë tjetër e Ernest Koliqit që nuk mund të justifikohet aspak me antikomunizmin e tij.

Nëse dokumentat e CIA-s që ka zbuluar, tani, për herë të parë Auron Tare, ku ai shfaqet si agjent me pagesë apo rekrutues në favor të disa shërbimeve sekrete, mund të mbrohen nga idhtarët e tij në kuadër të përplasjes ku ishte përfshirë bota gjëtë luftës së ftohtë, për rolin që ka luajtur gjatë pushtimit fashist, çdo justfikim do ishte qesharak.

Ndoshta me shkrimtarin ka ndodhur pikërisht ajo që një nga personazhet e vet të spikatur, Gaspër Tragaçi i thotë në dugajën e vet bashkëbiseduesit më të ri, Hilush Vilzës: «veç ai që s’ka nevojë për të tjerë, asht i lirë ».

Me sa duket atë që e nuhati në letërsi talenti i Koliqit, nuk e zbatoi dot në jetë, si qytetar, Ernesti.

Prandaj ai pranoi pagesa nga të huajt edhe kur në pushtet ishte Zogu edhe kur në fuqi erdhi Hoxha. Fati i tij i keq e deshi të mos bëhej dot kurrë i lirë.

Tani, thënë të gjitha këto, ngrihet pyetja: cili duhet të jetë qëndrimi që duhet të mbajmë sot ndaj Ernest Koliqit? A duhet vazhduar me inercinë trushplarëse të enverizmit që e vizatonte vetëm si kolaboracionist? Apo mos vallë, për hir të padrejtësisë gjysëm shekullore që iu bë, duhet dëgjuar vetëm kori i atyre që duan të na e shesin si historikisht të panjollë?

Jo, fatkeqësisht të gjithë ata që duan të imponojnë këtë Ernest Koliq, gjysmak, nuk meritojnë më shumë sesa titulli i famshëm i tregimit të tij: “Tregtar flamujsh”.

Ata reken të shesin përmes këtij personalitetit kompleks idetë e tyre të nostalgjikut apo antikomunistit idiot.

Pikërisht për këtë e duan debatin të skajshëm dhe bardhë e zi.

Ndërkohë që e vërteta është në mes.

Ajo është njëkohësisht edhe me Koliqin përkthyes i mrekullueshëm i poetëve më të mëdhenj Italianë, albanolog përtej normales dhe autor rrëfimesh të mrekullueshme, që nga “Hija e Maleve” e deri tek “Shija e bukës së mbrume”, që zë një vend të pamohueshëm në Panteonin e kulturës shqiptare.

Por fatkeqësisht, ajo anon edhe nga kolaboracionisti dhe agjenti me pagesë, të cilit, nevojat e ekzistencës apo dobësitë njerëzore, i kanë rezervuar një vend turpi në histori.

Ky pra është Koliqi më pranë realitetit, që si shumë bashkëkohës të tij, bij të një shekulli të vështirë, duhen parë në plotësinë e tyre, ku as mëkati i njeriut nuk mund të vrasë veprën, por as talenti i autorit nuk mund ti retushojë atij biografinë.

18 komente në “Tregtarë të rëndomtë flamujsh (mbi debatin e spiunëve Camaj-Koliqi)”

  1. qytetari says:

    Ku bashatuci,vazhdon per turpin tone,te paguhet dhe te ekspozoje ne diten me diell permendoren e skajeshme te amoralitetit njerzor.
    Duke vazhduar te flase nga prehri i monstrave te kombit,hoxha,kapo,ky vemje i piste,stigmatizon me emrin tradhetare,ata intelektuale,qe bashkepunuan me italianet dhe gjermanet,si varianti me i mire per egzistence per kombin.
    Gjermani ishte ne kalim,kurse italiani beri ndertime te pa konkurueshme dhe sot e kesaj dite,dhe filloi te shperndaje kulture ne mendjet e mykyra ´´shqiptare´´ nga hashashi turk.
    Por c´ndodhi mbas ikjes se italianeve,?
    Erdhen pushtuesit ´´vendalinj´´ hoxha,kapo etj,qe se pari asgjesuan mendjen intelektuale oksidentale dhe kembet e qelbura katundaresh dhe injorante te eger nga ´´kllasa´´,u vendosen ne vite ne vend te kokes,si pasoje fshatari u shndrrua ne nje skllav pa toke dhe ashtu si qytetari gjithe kohen me agjerimin kercites te zorreve,dhe qytetari i terrorizuar gjate gjithe kohes,nga katundaret injorante dhe te eger ,qe gjyshi i tij kapo i kish zbritur ne qytet dhe qe ja u kish vene siper kokes se tyre.
    Dhe deri kur ky bushatuc,do te vazhdoje te dale dhe te defreje si nje miush i qelbur blloku.

    1. Stalker says:

      Bravo, shkurt , sakte

      1. Hoxh Armandi says:

        Nqs ka qene agjent i paguar i Italise bravo i qofte. Nje njeri eshte i respektuar te jete agjent i cdo shteti ku nuk ka minare si rraketa toke – ajer dhe ku pellet hoxha 5 here ne dite.

  2. ilir says:

    “Ishte vajze e virgjer por pak me bare” mund te perifrazohet “ishte burre I mire por pak spiun”.
    Kjo besoj mjafton!

  3. lexuesi says:

    me ne fund shkruajti dicka me mend ky…!!

  4. joel shkodra says:

    Puna e shkollave mund te krahasohet me diktaturen enveriste (e me te gjitha diktaturat, me te gjitha qeverite). Perse i mbylli shkollat fetare pushteti “i popullit”? Sepse perhapte ide kundra komunizmit. Perse i hapi kudo shkollat, perse e beri elektrifikimin? Per te perçuar idete e “driten e Partise”. Keshtu del sipas logjikes se Bushatit. Por a ishin te mira keto pune, apo jo, pavaresisht ne ç’pushtet u bene? Per ato shkolla i njihet merita Koliqit edhe sot e kesaj dite ne Kosove (bile ia di edhe A.Tare) sa qe eshte nderuar me mirenjohje nga qeveria e Kosoves se tashme. Pra, diktaturat jane njelloj. Dhe jo vetem ato. çdo pushtet apo qeveri le vulen e tij ne diçka te mire qe ka bere, pavaresisht ideologjise. Sa per lidhjet me agjenturat mund te them se ato agjentura “i versulen” çdo lloj personaliteti politik, letrar, artistik, shkencor, sportiv etj. kudo ne bote. Pastaj, eshte personaliteti qe zgjedh me ke te bashkepunoje, te mos bashkepunoje, te bashkepunoje me dy a me shume agjentura (si “poliagjenti” i njohur) etj. Me e veshtira eshte te mos bashkepunosh me asnje. Por per Camajn, o Bushat, nuk na the ndonje gje?

    1. joel shkodra says:

      Shtese: Hapja e shkollave ne Kosove – qe te donin Italine (shkruan Bushati). Hapja e shkollave, elektrifikimi etj. – qe te donim Partine.

  5. babela says:

    Vetem Andi Bushati nuk di te vere peshoren ne pune dhe te peshoje, por dhe me ha dhe me gris; Une e pyes qe nje shqiptar ndryshe shkruan dhe ndryshe vepron, mos valle duhet mbajtur ne larte se pa te do vdisnim te gjithe? Dhe tjetra, kush ka priotitet qendrimi per kombin dhe vendin apo per shprehjet dhe bukurine helmuese te fjaleve? Ky duhet te jete dhe qendrimi per Koliqin . Edhe pa Ernest Koliqin edhe me Ernest Koliqin, ne do ishim keta qe jemi sot; keshtu qe nuk ja vlen fare, zure se s’ka egzistuar.

  6. Agron A says:

    Te lumte pena Andi Bushati!

  7. avdulla says:

    Ky andi bythqiri hiqet sikur i di te gjitha po ky eshte nje bythlepites

  8. Aaa says:

    Nuk e kuptoj pse ne kete kohe pandemije po merrem aq shume me Koliqi, Camaj e te tjere te ditur. Ne cdo kohe qe nga De Rada, Lasgushi, Anastas Lulo…deri me sot, po ke pak mend budallenjte prane teje mezi presin te te ndaloje zemra te mbajne fjalime ne varrimin tend!!!

  9. Likja says:

    Me oelqen ky shkrim. I ekuilibruar dhe I paanshem.

  10. Toni says:

    Joel Shkodra ti e justifikon edhe shitjen e Shkodrës malit të zi

    1. joel shkodra says:

      O Toni, une kam folur per punet e mira qe behen ne çdo lloj diktature apo qeverie, e jo per punet e keqija.,

  11. astrit says:

    Eshte tejet e veshtire ti hysh te gjykosh moralisht nga nje pozicion i caktuar moralo-politik a eshte kalaboracionist Koliqi se bashkepunoi me fashistet italian apo eshte kalaboracionisem te bashkepunosh me komunistet? A eshte spijun ( i keq) Koliqi qe bashkepunoi me CIA apo jane spijuna ( te keqinj) komunistet shqiptar qe bashkepunuan me Kominternin, Mosken, Beogradin, Pekinin? Mbi te gjitha ne zanafill te kesaj teme duhet te pleqnojme e te njesojme kuptimin e fjaleve, spijun, bashkepuntor, tradhetar, etj epitete qe historiografia komuniste i ka keqperdor me shumice deri ne absurd.

    1. katarakti says:

      Kur bashkëpunon me pushtuesin, apo kur e pret atë me lule, – nuk ta ka fajin fare komunizmi.

  12. xherri says:

    i nderuar z Bushati . Si gjithmone me sharje,si gjithmone ekstremist Flet per trajtime bardhe e zi,por e gjithe aplogjia jote per nje individ qe duhet diskutuar dhe zberthyer mire,eshte bardh e zi. Asnje vleresim objektiv sa peshojne shpirti i tij i shitur ndyresisht me para me krijimarine e tij mbase dhe me nivel artistik te mire ,per te cilen ti zoterush nuk thua gje persa mundet qe kjo veprimtari ishte tentativa ekstreme qe individi ERNEST bente per te qetesuar shpirtin e tij te shitur
    Kujdes dhe mos hidh balte terthorazi mbi Migjenin.Me te vertete ka shkruar pak proze dhe pak poezi ,por ne fund ngelet Migjen pa te tjere ne rradhe mbas tij

  13. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Nuk kisha ndermend te lexoja Bushatin,por me duket nje shkrim i goditur.
    Nuk po diskutohet veprimtaria letrare e Koliqit,apo Camajt por ajo politike.
    Me fjale te tjera e demtuan apo e ndihmuan vendin,me veprimtarine e tyre.
    Natyrisht e pare kjo ne kontekstine kohes kur ata jetuan.
    Bota ne te ciloen jetojme ndahet nga ne ne engjej ose djaj,tjeter gje nuk ekjziston.
    Me kujton njeriun primitiv,qe dinte te numeronte deri ne tre,nje,dy,tre, shume,ne vend te katres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje