Ambasada e SHBA: Miratoni marrëveshjen e 5 Qershorit siç është

11 Korrik 2020, 13:29Politika TEMA

Lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës vjen qëndrimi ambasadës së SHBA në Tiranë.

Gazetari i Top channel Muhamed Veliu përmes postës elektronike pyeti përfaqësinë e Washingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.

Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade i dha këtë përgjigje pyetjes.

“Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”.

Megjithëse pyetja ishte në mënyrë specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Washingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.

Këmbëngulja e ambasadës amerikane për marrëveshjen e 5 Qershorit do të thotë se dakortësia e dhënë nga Edi Rama një ditë më parë për ndryshime kushtetuese, mbetet pa “bekimin” amerikan për momentin.

6 komente në “Ambasada e SHBA: Miratoni marrëveshjen e 5 Qershorit siç është”

  1. Erl Bregu says:

    Hahahahahaaaaa. Do bejme sic thote Trampi, urrrraaaaa. Pastaj te na rroje trapiiiii. Rrofteeeee trapiiiii.

  2. Vari Janullen! says:

    Plehra!
    Detyroni Parlamentin te votoje ne interes te Rinfjalljes se kufomen se Sali bagles! Institucioni me i larte demokratik i shtetit, Parlamenti i Republikes, i poshteruar dhe i detyruar me ane te shantazhit amerikan, te votoje ligjin e Sali kermes. Pra deputetet opozitare po detyrohen me dhune, pasi u perdoren kur ja desh interesi Amerikes, te votojne shporrjen e tyre ne favor te rikthimit pa kushte te Sali kermes.
    Jene vegla, se po te ishin burra dhe gra me dinjitet, i thonin Amerikes; A na ha mutin! Voten nuk e shesim!
    Kur i kerkohet me shantazh Parlamentit te shese voten ne favor te Sali kermes, cmund te presesh nga qytetaret e thjeshte?
    Pra Nje afere gjobvenese jashte parlamentare, detyrohet me dhune ta legalizoje Parlamenti i Shqiperise! Kulmi! Hitleri gati, gati duket humanist, perballe llumit te ” demokracise” se kalbesirave.

  3. Jaro leshi, mustaqemuti says:

    Keta politikanet tane nuk kane bese , cthone sot sthone neser, e dredhin muabetin , nuk mbajne fjalen , te mashtrojne te genjejne , te hedhin hi syve , bejne te bardhen te zeze dhe anasjelltas sic u leverdis , hajdute , kriminela , te pabese , matrapaze , pizevenger , servila , nuk do gjesh ne asnje cep te ruzullit te tille palaco politikane qe kemi , imagjinoni sikur te mos ndehynin pertneret tane …. do vazhdonte festa e vjedhjeve dhe korupsioni per 100 vitet te ardhsheme …..sbehemi shtet ne , kot e kemi , e kane infektuar dhe helmuar kaq keq shoqerine shqiptare sa qe ka akoma qe vriten per Saliun , Meten dhe Ramen , ka sylesher plot , gjhnof nga perendia , beme gjithe keto sakrifica , nderuam komplet sistemin dhe perfundimi ……..nje vrim ne uje

  4. A. Lela says:

    Opozita parlamentare voton per veten, smund ti kerkohet me dhune te votoje per konen e Shkerdhites dhe Sali kermes!
    Se kesaj i thone Shkerdhita me Shkerdhenin bejne ligje nga vilat e Lalezit, Parlamenti i voton. Biles edhe pa Kushtetute, vetem me hu.
    Do te ishte me demokratike per Ambsadoren amerikane qe ne fillim te kerkonte ndryshimin e Kushtetutes, ku ligjet e Shkerdhenit dhe Shkerdhites, Jane Fermane qe votohen pa diskutim ne Parlament.

  5. emigranti says:

    Pse duhet kerkuar bekimi i nje ambasadoreje te huaj per ndryshim ligji ne Shqiperi.
    Aq me teper kur kjo ambasadore pasi quan arritje vazhdimin e listave te mbyllura te cilat kane prodhuar deputete kukulla te emeruar nga kryetaret e partive duke zhveresuar voten e popullit dhe pastrimin e politikes nga sharlatanet madje urdheron dhe del kundra listave te hapura.
    Mund te shprehej kunder nismes se PS per moslejimin e koalicioneve parazgjedhore qe i jep mundesi PS te zgjase ( zvarrise ) qeverisjen e vendit.
    Pra ne thelb ashtu si kjo ambasadore ( ? ) kryetaret e partive nuk i duan listat e hapura, pasi ne rast se Rama do te deshironte listat e hapura nuk kishte pse te shtonte per kete edhe kushtin per moslejimin e aleancave parazgjedhore.

  6. qytetari says:

    Aspak nuk eshte faji i ambasadoreve,qe nderhyjne ne punet e pushteteve tona sikur te ishim nje koloni e tyre.
    Perkundrazi,ata nderhyjne per te rregulluar dhe kompesuar,mungesen kriminale te integritet shoqeruar me paaftesine,injorancen dhe djallezine katundare,qe cfaqin gjate gjithe kohes ata qe jane siper kokave tona.
    Por dhe ne qe vazhdojme ti durojme,keto karikatura te shemtuara per rreth tre dekada,ndjehemi te degraduar dhe bastarduar ne ate lloj feje,dhe duket qe na pelqen kjo lloj skllaverie poshteruese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje