BE mbyll kufijtë edhe për 2 javë. Shqiptarët shkojnë vetëm në Turqi, Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi

14 Korrik 2020, 12:24Sociale TEMA

Shqiptarët nuk do të mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, përfshirë edhe Greqinë dhe Italinë fqinje edhe për 15 ditë të tjera.

Ashtu si Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Kosova, edhe Shqipëria mbeti jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian hapi kufijtë e jashtëm.

Megjithatë, në një njoftim të mëtejshëm, BE ka theksuar sot as vendi ynë dhe as shtetet e tjera të rajonit nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, për numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Lajmi erdhi pas takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian.

Pjesë e kësaj liste janë edhe Mali i Zi dhe Serbia, por një sërë vendesh, si Gjermania, Holanda, Austria dhe Greqia kanë mbyllur kufijtë për qytetarët serbë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve. Gjermania dhe Austria nuk këshillojnë udhëtimin në asnjë prej vendeve të Ballkanit, duke lëshuar një paralajmërim udhëtimi kundrejt rajonit.

Për pasojë, shqiptarët nuk mund të rezervojnë as udhëtime tranzit që kalojnë në një prej vendeve të BE-së sepse nuk lejohen të ulen në aeroporte.

Vetëm rezidentët mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë, por për qytetarët e tjerë kufijtë e vendeve fqinjë janë të mbyllura. Për momentin shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Listës së mëparshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian i është shtuar Australia dhe Kina, pasi autoritetet australiane kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

12 komente në “BE mbyll kufijtë edhe për 2 javë. Shqiptarët shkojnë vetëm në Turqi, Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi”

  1. Alb says:

    Ne fund te historis turku do e ket fajin prap na afroi prane kultures se vet dhe na ngjiti virusin ne si popull krye arjan qe jemi me arjan se vet suedezet duhet tiu themi jo turqve,ne rraca vigane e ballkanit shpatullgjeret sy petritat pasardhesit e pellazgeve sduhet ta perziejm racen dhe kulturen tone me turqit dhe ne fund fare nje gje duhet shtuar edi rama ti bej llap merkelit se ndoshta e ndryshon politiken per shqiptaret.

    1. mik says:

      Kur ka hy ne perdorim termi ‘ Arjan ‘ , Suedia nuk ka ekzistu as ne harte.

      1. Sa Gjynah! says:

        Jemi kaq superiore ndaj cdo kombi ne bote sa vendosem te ngelemi historikisht ne meshiren e vullnetit te tyre per gjithcka qe ndodh reth nesh. Fajin gjithnje e kane te tjeret dhe per gjithcka qe s’na pelqen dhe e vetmja gje qe mund t’u bejme ketyre fajtoreve inferiore eshte t’i fyejme ne menyre imagjinare sepse fakti eshte qe vetem mund t’ju hame mune… Asgje konstruktive pervec se injoranjce, mediokritet, sharje dhe fodullek shoh nga komentuesit ketu. Vazhdoni te drejtoni gishtin tek te tjeret, kurre tek vetja. S’ka me perfekte se sa ju

      2. Alb says:

        E po po topet ne byth o shoku pellazg neritan ceka ta tha kete prall se ai eshte 100% illyrian

  2. Ari says:

    Keta “europianet” e BE jane disi te “pakuotueshem”: ai gjermani qe vjen ne Shqiperi me pushime, apo ai shqiptari me dokumente qendrimi grek qe vjen e iken kur i do qejfi, jane te imunizuar nga virusi, megjithese rrin me shqiptaret? Ah, po. Harrova: ata nuk i ze, pasi kane leje qendrimi greke apo jane europiane me pasaport…Pra, del teoria se “ka disa lloje dokumentesh, qe pengojne natyralisht infektimin me virus,????

    1. Niku says:

      Ka disa dokumenta, leje qendrimi, pasaporta pas te cilave ka nje shtet, e nuk flas vetem per BE. Ne kete fat nuk e kemi, te pakten ka nja 30 vjet.. Nuk eshre faji jone (popullit) per kete dhe as i BE.. thjesht ky eshte shteti jone ne 30 vitet e fundit.

    2. B*3 says:

      Jam dakort me ty kur shkruan per virusin…. Virusi nuk ka kufi, nacionalitet, ngjyre, fe…
      Qe shqiptaret ta kene te qarte situaten: Ne qe kemi pasaporte europiane, nuk na lene vendi europian te kalojme kufirin per ne Shqiperi. Por nqs kemi pasaporte shqiptare me leje qendrimi ne EU lejohet… ose nqs ke pasaporte shqiptare dhe kthehesh ne Shqiperi.
      Kurse, per Shqiptaret brenda kufijve te Shqiperise, nuk lejohet udhetimi ne EU, pervec kur kane pjestare familje ne EU, duhet te justifikojne si qysh tek. Po i bie shkurt… Me pak fjale, eshte nje lemsh i jashtezakonshem dhe skandaloz (jo vec per ne shqiptaret, por te te gjithe qe kane familjet jashte kufijve te EU).
      E gjithe kjo loje eshte bere qe leket te shpenzohen brenda kufijve te EU se po bejne falimentim.
      Personalisht, ku nuk kam pyetur dhe ne asnje zyre nuk kam marre informacion te sakte, as kompania e fluturimit nuk di cfare tu thote udhetareve te vete. Edi Rama pati te drejte para dy javesh kur tha : eshte thjesht politike.
      U be Italia vend i sigurte mer ter ato vdekje? Apo Anglia? Ja kjo eshte Europa kurve!

  3. çuni i faros says:

    Aman ata serbët si janë me shëndet o halla Merkel…pa vari teneqen ne shqiptarëve
    Amanet serbët!

  4. tropoja says:

    europa na ka inat neve se qeveria po ben maksimumin por gjermania franca etj na e kane inatin si gjithmone nuk na duan ne shqiptareve se jemi te zote,kemi sulltan erdoganin e edvin iskanderin nuk i duam te tjeret

  5. Krip says:

    Nuk del llogaria! Shwipria ka 80 raste per 2 miljon = 0.4 raste per 100 mije banore. Pra shume larg 16/100.000.
    Shkurt, gazetave nu u zihet bese

  6. vlora says:

    edush erdogani do ju beje nje dhurat te madhe shqiptarev do KTHEJ VIZAT SI BURAZEREVE TURQ qe te dallojme nga eropa . tiu rojne edi abu ramall qe prishe teatrin me kulture evropiane si erdogani qe kthen kishen e shen sofise ne xhamoi te falen muxhegedinet TURQ DHE TEK TUK DHE TALIBANET SHQIPTARE QE I PUTHIN KEMBET SULLTANIT prrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr shkoni ne turqi thot trapi rama

  7. Leon says:

    Te gjithe ata qe po’ kthehen ne Itali nga Shqiperia dhe jane rezident ne Itali ne momentin qe mbrrije ne Malpensa Jane te detyruar te kalojne ne karantine ne shtepi per 15dite ne Rast kontrollin n.q..s nuk ndodhen ne banese gjoba me e Vogel eshte 480 euro . Mund ta verifikoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje