Maska bëhet e detyrueshme në ambientet e mbyllura, do ketë penalizime kush nuk e përdorë!

14 Korrik 2020, 17:01Sociale TEMA

Maskat do të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Kështu deklaroi Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, për ndjekjen e pacientëve të prekur nga COVID19 nga mjekët e familjes.

Ajo tha gjithashtu, se të gjithë ata individë të cilën nuk do e mbajnë maskë, do të penalizohen.

“Me vendimin e Komitetit Teknik, kemi vendosur që maskat të jenë të detyrueshme për të gjithë individët.

Të gjithë ata individë të cilët nuk do të përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Kjo është një detyrë e gjithësecilit. 

Nuk mund të rrezikojmë njerëzit tanë të dashur dhe personelin që ndodhen në vijën e parë të luftës, nuk mund ta çojmë sistemin shëndetësor në kolaps. Shëndeti nuk ka çmim.”

1 komente në “Maska bëhet e detyrueshme në ambientet e mbyllura, do ketë penalizime kush nuk e përdorë!”

  1. Black Jack says:

    Leri te ikin per lesh shqipot pa krahe . Kur se rrujne ata per veten e tyne , jo per ju jo and jo. Milet i lindur per te vdek. Go head guys. Oh sa mire me ken albanistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje