Vrioni në merkato, Palermo në negociata për të huazuar talentin e Juventusit

16 Korrik 2020, 13:42Sport TEMA

Xhakomo Vrioni erdhi te Juventusi në merkaton e dimrit dhe që atëherë ka lënë mbresa mjaft të mira.

22-vjeçari ka mundur të fitojë besimin e trajnerit të Juve U23, por edhe të Sarrit, i cili e thërrët vazhdimisht në stërvitje me ekipin e parë dhe e ka grumbulluar edhe në disa ndeshje, me sulmuesin, që nuk ka mundur ende të debutojë me ekipin e parë.

Merkato është në prag të nisjes dhe zërat për një lëvizje të mundshme të talentit të kombëtares sonë kanë nisur. Palermo sezonin e ardhshëm do të kthehet të luajë në Serie C dhe ka si objektiv të forcojë ekipin me Vrionin.

Mediet italiane mësojnë se kanë nisur kontaktet e para mes klubeve për mundësinë e një huazimi.

Juventusi mund ta lejojë huazimin e bomberit me qëllim fitimin e eksperiencës, por mbetet të shihet dëshira e Vrionit.

Me sa mësohet, sulmuesi për momentin nuk e dëshiron një largim nga Juventusi U23 dhe dëshiron të bëjë maksimumin për të debutuar me ekipin e parë për të fituar më pas një kontratë drejt një klubi të Serie A, apo një tjetër kampionati prestigjoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje