10 vjet nga vendimi i Hagës pro pavarësisë së Kosovës: Nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare

22 Korrik 2020, 08:18Rajoni TEMA

Si sot 10 vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi të njohë Kosovës si shtet të pavarur dhe deklaratën e pavarësisë e quajti një dokument legjitim. Gjykata në atë kohë u shpreh se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare kur shpalli pavarësinë.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Pjesë e marrjes së vendimit ishte dhe vetë presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada, i cili lexoi dhe përfundimet. Gjatë fjalës së tij kryetari i Gjykatës, Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK-ut. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe tashmë njihet nga 115 shtete.

1 komente në “10 vjet nga vendimi i Hagës pro pavarësisë së Kosovës: Nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare”

  1. Qinani says:

    Ça gallate qe ka me gjykatat !
    Dikur kta vet ja dhan kosoven serbis.100 vjet me par.
    Su shkel e drejta nderkombtare.
    Tash qe ja hjekin,prap s po shkelet ajo.
    E ça lesh e drejte osht ajo qe sido qe ta çojnsh ,e drejt quhet.

    Osht e drejta e interesit plako.
    Kshtu m thoshte hetuesi zvicerran kriminel kur m hetonte n biruc n zvicerr.
    Pergjigjet e mia i shkrunte ndryshe nga ç thoja un.
    Kur i thash pse shkru kshtu.
    Se ashtu m intereso mu. Tha krimineli zvicerran hetues.
    S ka drejtsi.
    Ka interes.
    Drejtsija osht si ajo pudra qe mbulo rrudhat dhe shemtin e kurves,per tu duk e re.
    Duhet nji rrebesh shiu ta shplaj dhe ti shef fare mir se ça kurve e shemtume t ka dal para qe t hiqet si virgjnesh e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje