Opozita e Bashkuar reagon pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama me negociatorin e PS, Damian Gjiknurit, dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare.
Deklarata e opozitës jashtëparlamentare:
Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.
Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.
Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.
Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.
Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme,
I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.
Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.
Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.
Gjuhe vulgare dhe primitive.
Kemi 30 vjete qe degjpjme te njejten muzike.
Hip se te vrava,zbrit se te vrava.
Ju kerkoni qiqra ne hell.
krijuat nje Biro Politike,me falni keshill politik,nuk merni pjese.
Dolet nga Parlamenti?
Ta kishit pyetur b..then me pare.
Kjo eshte demokracia,kto jane rregullat e lojes.
Lepuri fle tjeterkund,ju e dini qe nuk vini kurre ne pushtet,
me keto fytyra te diskredituara,e vetmja qe ju doni eshte:
Per hir te stabilitetit,te beni pazar,per mbrojtjen e asaj qe keni zhvatur deri tani.
Keta qe kane ngrene dru ne kohen e Doktor Mortjes,po tregohen shume zemergjere!!!
Kane ngrene edhe keta ndonje luge corbe te prishur?
Prsh-identi gjasme do shkarkohej,nje mender m…t.
Keta qe kane ngrene
Listat e hapura janë kundër këtyre degjeneratave.
Nga socialistët edhe mund të zgjidhet ndonjë,kurse këta këpurdha zhduken.
Nuk duhet votuar Rama për akordet e fshehta me opozitën e lulishtes.
Ligjet,rregullat,modifikimet kushtetuese bëhen në parlament.