Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, i deklaruar kundër raportit të Komisionit Hetimor që vlerësoi në përfundim të tij, se nuk ka shkelje të rënda që të argumentojnë shkarkimin e Presidentit, ka lëshuar akuza të forta në adresë të kreut të Shtetit, e po ashtu edhe gjithë deputetëve të shumicës.
Nga foltorja e Kuvendit, ai ka akuzuar deputëtët që mbyllën sytë para shkeljes së rëndë të zhdekretimit të 30 qershorit nga ana e Metës, ndërkohë që thekson se ai flet hapur, pasi nuk i trembet askujt, vetëm Zotit.
Deklarata e Valterit:
“Nuk ka gjë më të tmerrshme dhe djall se deputeti absurd se ashtu jeni kthyer që nga 2008. Cfarë do ti thuash presidentit kur firmos një dekret që është zhdekretim, askund nuk ka një të tillë, nëse e gjeni ma thoni dhe unë e mbyll gojën. Për ju një vit më parë, ai ishte atentat ndaj demokracisë, por sot një vit më pas, Ulsi Manja ka tjetër mendim.
Për shkak se nuk ishit të aftë ta conit Metën para përgjegjësisë e ngatërruat vështjen e 30 qeshorit me emërimin e anëtarëve të gjykatës kushtetues, sot akuzat janë zbutur në cështje proceduriale që nuk ka të bëjë me firmën e tij për rrëzimin e 30 qershorit.
SHBA e shpëtuan vendin nga gjakderdhja, mrekulli që duhet të njihet në histori. Ai president, këta diplomatë që nuk reshtin të na ndihmojnë i quan palaco, klloun, rrugacë dhe i kërcënon me video intime.
Pa ndihmën e SHBA nuk e shmangnim dot gjakderdhjen, por ju sot e keni harruar këtë, jeni bërë synet nga gjuha, ua kanë mbyllur gojën, po zhgënjeni shqiptarët, me vjen keq, partia juaj po ju gjuan me gurë kudo që shkoni.
Ulsi, na thoni, a është Ilir Meta në shkelje të Kushtetutës për zhdekretimin e 30 qershorit?”
Pra jane deputetet e PS qe nuk duan shkarkimin e Presidentit te nderuar. Me nje fjale Rama nuk do shkarkimin e Presidentit apo ka frike ta shkarkoje Presidentin pa leshon qent besnike qe nga Librazhdi e Vlora per te mbuluar dhjaksine e tij?!
Pse, do lepijne peshtymen e tyre, more zotni deputet?!
Te kerkosh shkarkimin e Presidentit te Shqiperise eshte njesoj sikur te presesh per ate Cekun e Bardhe….
…ose me bukur “Po kjo ishte loja mo”…
LOL!
Keshtu ndodh kur ke nje kryevezir klloun dhe frikacak,qe i ndryshon surratet,nga ´´trim i marre nacionalist´´me Perendimin jashte,ne nje raja dhe dylber te mjere me kalifin diktator rexhep dhe zgjatimet e tij shpellare dhe me tej ketu ne vatanin tone.
Me keto cmime teper te mbrapeshta,qe i paguan folku dhe atdheu,Rama vazhdon te shkruaje historine e tij,te nje egoizmi te vogel dhe narcizmi te semure,duke vazhduar nje status quo pa shprese dhe absurd, per mbi tre dekada.
Ka arrdh koha që opozita të marri pushimet [mëse te nevojshme ],deri më 31 dhjetor.