Rama: Meta u bë aq i mirë për opozitën saqë u bë i keqi i Shqipërisë. Nishani duket si Xhorxh Uashingtoni para tij

27 Korrik 2020, 12:09Politika TEMA
Rama: Meta u bë aq i mirë për opozitën saqë u bë i

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama tha se Komisioni i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Ilir Metën, por i nxori në pah të gjitha shkeljet.

Ai nuk kurseu as sulmet apo ironitë. Kryeministri u shpreh se është qesharake që Presidenti merr pjesë apo organizon mitingje politike.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

Zonjë apo zonjushë, mund t’ju informoj mbi raportin që nuk e keni lexuar se Komisioni i Venecias ka listuar jo një, por një sërë shkeljesh të Presidentit të Republikës. 

Sa për dijeninë tuaj që këndoni dhe nuk lexoni. Janë të shkruara e zeza mbi të bardhë dhe flasin qartë për drejtësinë e vendimit tonë për t’ia shtruar këto shkelje në komisionin hetimor parlamentar. 

Komisioni ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse bazuar në të gjithë analizën e Venecias dhe gjetjet lidhur me veprimtarinë e Presidentit.

Kjo është një tjetër mundësi për të parë dallimin mes nesh dhe asaj që thuhet me keqdashje për ne. Ne nuk e kemi parë ndonjëherë Komisionin e Venecia si aneks të punës tonë, por si pikë referimi. 

Ky komision nuk na rekomandon të shkarkojmë Presidentin, por të marrim masa për të ardhmen që presidentët e ardhshëm të mos marrin shembullin e keq të këtij presidenti.

Kështuqë juve që dolët këtu për të larë Presidentin me ujin e venecias, ju them se uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë presidentin. Por ka nxjerrë në pah të gjitha shkeljet. 

Ju harroni që Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe tonat, që nuk i kishim votat për ta zgjedhur. Që atë kohë e kam thënë se zgjodhëm më të mirin për Partinë Demokratike.

Unë sigurisht nuk e kisha parashikuar që presidenti do të bëhej aq i mirë për opozitën, saqë u bë i keq për Shqipërinë. Me akte vandale duke prishur traditën e presidentëve të tjerë që asnjëherë nuk shkuan përtej kornizës kushtetuese. 

Para Ilir Metës, Bujar Nishani duket si Xhorxh Uashingtoni. Nëse e ndajmë Nishanin e statusve të Fejsbukut me Nishanin si President. Ai i statusve ishte një sekëlldi për Kushtetutën dhe shoqërinë. Kurse ai i firmave si president ishte absolutisht në rregull.

Pra në atë të firmave si president në funksion të kryerjes së detyrës, Nishani i parë ishte një sekëlldi për Kushtetutën dhe shoqërinë në pikëpamje të të qenit simbol i unitetit kombëtar, ndërsa i dyti ishte absolutisht në rregull me Kushtetutën. 

Të njëjtën gjë mund të themi për të gjithë presidentët, por jo për Ilir Metën, që e ka kthyer zyrën e presidentit në seli të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr, duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj shumicës si degëzim. Presidenti i ka bërë shkeljet dhe i ka bërë vençe!

12 komente në “Rama: Meta u bë aq i mirë për opozitën saqë u bë i keqi i Shqipërisë. Nishani duket si Xhorxh Uashingtoni para tij”

  1. Cabal PPSH says:

    Rama me te drejte thote qe Presidenti u be i keq pasi para se ta bente President ai nuk ishte i keq.
    Une menoj ti bajme nje fleterrufe mu ne sheshi Skanderbe…

    1. aaaaa says:

      Une e kam njof Ilir Meten qysh kur ai ishte nje vjec,ishte femije i mire megjithese koken e kishte shume te madhe ne krahasim me femijet e tjere.Gjithmon edukatorja e cerdhes thoshte qe ky me kete koke do behet njeri i madh,por ajo nuk e merrte parasysh se ai e kishte koken me shume cepa gje e cila do te bente te mundur te gervishte dhe demtonte te tjeret. etj,,,Shaka. Leji denglat Edi po vazhdo vizionin dhe projektet ekonomike dhe politike per te miren e Shqiperise edhe duke bere ca pazarlleqe me keta bastardet e shumte dhe te ndyre si kaceri i keq qe kane bllokuar vendin. Te pakten per 30 vjet je e keqja me e vogel e ketij llumi dhe bataku qe quhet Shqiperi.

  2. EUCabal says:

    Rama i Albanistanit ben krahasime me Presidentin Amerikan….
    Mjere ai milet qe vertet meriton ate qe ka zgjedhur vete.

    1. Andi says:

      Ti nuk e paske kuptuar fare krahasimin e Rames o kanibal.Je qe je,kthehu dhe njehere ne shkolle se mbase ja del te kuptosh ndonje gje kur shkruajne te tjeret.

  3. dardan says:

    Kurse PS fut nje terheqje vemendje presidentit nga mesusi kujdestar U. Manja. S´ju beson me njeri dallaveret qe beni pas dyerve te parlamentit. Populli ua njeh mire lekuren. Keni 30 vjet qe beni sikur ziheni e pajtoheni sa here jua a do interesi.

  4. H says:

    Kujt Po i qahesh ??? Metën e solle ti. Përgjigju.

  5. Tajari says:

    Fuck you KM Rama,permend gjithe keto shkelje dhe hetimi ndaj Presidentit perfundoj me keshillime.
    Kameleon.

  6. Juliano says:

    Me ate qe bete o Ram qe metes do ti behet vrejte, keni bere nje mut te madh, ku ta hani e te lyeni turijte. Me vendimin qe moret i bie qe; metes ti kerkoni falje per ate qe dekretoi, dhe ju rrini si mut. Turp i madh per PSne, pamvarsisht se ç’far do vendoste GJKushtetuese. Mos i kerkoni popullit dele, qe quani ju, te bej iso, sa here te doje Rama. Jeni pa bythe ju te PSse, pamvarsisht se tregoni se keni bythe te medhaja. Na keni zhgenjyer me vendimin qe muarte per meten, kur ne , populli presim qe meta te vihet para drejtesise per shum e shum gjera deri ato ne vrasje.

  7. Zigur Qarri says:

    22.05.2018 Edi Rama: “Ilir Meta Presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot,nuk ka gabuar kurrë.”Ti besosh ketij Kryeministri,duhet te jeshë komplet budalla ose me moral te deformuar si ai.Ndersa tani thotë:”Meta u bë aq i mirë për opozitën saqë u bë i keqi i Shqipërisë.Nishani duket si Xhorxh Uashingtoni para tij”!!!Nishani si Xhorxh Uashington para Metës?!Keto jan shenjat e qarta te çrregullimve bipolare,psikozës afektive dhe skizofrenisë.I sëmuri psiqik që bën vleresimet vetem sipas situates,ka harruar qe e ka poshtruar Presidentin e Shqiperis,Nishanin.
    Gazeta DITA 1 Gusht 2015 “Ja me kë është zëvendësuar Nishani në vilën qeveritare .Qeveria me anë të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare nuk e ka lejuar presidentin Bujar Nishani që të pushojë në vilën e Dhërmit, me arsyetimin e se atje do të kalonin pushimet kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.Por ndërsa presidenti bën pushime në hotele private në Shëngjin, ja kush është duke pushuar aktualisht në Dhërmi-raporton Klan.Dy vajza të reja janë filmuar gjatë ditës së sotme duke bërë plazh brenda territorit të vilës shtetërore të Dhërmiut dhe sapo kanë kuptuar që po filmoheshin, kanë përdorur çadrën e plazhit për t’u fshehur, e më pas janë futur brenda në vilën qeveritare”.

  8. Ladi says:

    Po ti mor legen qe te kam votuar gjithmon,organizove protesten e 21 janarit ku krimineli Sali Vdekja vrau 4 qytetar te pafajshem,dhe kjo protest behej per vjedhjen me bllok ne dor te Ilir foririt,pasta u pajtove me te,tani e mbrojte,nuk e shkarkove dhe ne fund e shan dhe na krahason kaçavidhen e Sali Vdekjes presidentin ulok qesharak me Xhorxh Washingtonin.Ku e gjen kete force ti mor bastard te tallesh me kete popull.Do ti paguani te gjitha cfar i kini bere ketij populli, te gjithe ju qe jini tallur me kete popull qe nga 1991 deri me sot edhe nese nuk arrini ju per shkak te moshes do i paguajn shtrenjt femijet tuaj,te tut,te Lilos,te doktor Vdekjes e te gjith atyre qe jane pasuruar me djersen dhe gjakun e shqiptarve .Vdkje e Tradhetareve.

  9. Velo says:

    Edi lëri dënglat tani, nuk lahet muti me shurrë. Ose është fajtor dhe shkarkohet, ose mos ha mut por kërkoi falje atij dhe popullit të majtë që na karikove për kot një vit të tërë. Kështu nën gjithmonë ti mut! E kemi fajin ne që të vijmë nga pas tyja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje