‘Magjistari’ i parave Shkëlzen Berisha dha apartamentin e tij me qira 4 mijë €/muaj, vetë mori vilë në Farkë e zyrë për 1.4 mijë €/muaj, zbulohet klienti i dytë

29 Korrik 2020, 10:16Kronika TEMA

Përpos klientëve të aktivitetit si sekser, kredisë 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit dhe burimit të 1.9 milionë eurove për të blerë disa impiante dhe makineri për kompaninë e tij ‘Logal’ në vitin 2018, një tjetër dyshim ngrihet mbi mënyrën se si është pasuruar Shkëlzen Berisha.

Në vitin 2013, Shkëlzeni deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 198 m2, së bashku me një parking, tek ETC në Tiranë, me vlerë 346 mijë euro. Për të blerë këtë apartament, i biri i Sali Berishës thotë se ka marrë një kredi 277 mijë euro me interes 6.5 % si dhe 69 mijë euro i ka paguar përmes një llogarie private të tij.

Kredinë 277 mijë euro, Shkëlzeni e shleu në 2 shkurt të vitit 2016, pra në më pak 3 vjet. Ndërkaq, Shkëlzen Berisha, deklaron se apartamentin në katin e 9 tek ETC, e ka dhënë me qira për 4 mijë euro në muaj. Gjatë vitit 2013 deklaron 31 mijë euro të ardhura nga qiraja.

Në vitin 2014 deklaron 55 mijë euro të ardhura nga qiraja si dhe vitin 2015 47 mijë euro. Në një kohë kur apartamentin 198 m2 thotë se ka dhënë me qira 4 mijë euro në muaj, vetë Shkëlzeni deklaron se ka marrë një zyrë me qira për 400 euro në muaj. Po ashtu, Shkëlzen Berisha deklaron se ka marrë një shtëpi në Farkë për 1 mijë euro qira në muaj.

Pra, për zyrën e tij bashkë me shtëpinë paguan 1.4 mijë euro në muaj, ndërsa apartamentin pretendon se ka lënë me qira për 4 mijë euro në muaj, një shifër jashtë realitetit. 7 vite më vonë, sot, banesat më të shtrenjta në Tiranë, konkretisht për një vilë në kompleksin ‘Long Hill’, qiraja varion nga 2 mijë deri në 3 mijë euro. Vetë Shkëlzeni e tregon këtë, pasi ka marrë një vilë me qira në Farkë për 1 mijë euro në muaj.

Ndërkaq, në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, Shkëlzen Berisha deklaron se në 9 dhjetor të vitit 2015 ka shitur një pasuri të paluajtshme për 600 mijë euro. Në dokumentin e pasurisë nuk jepet asnjë e dhënë se çfarë pasurie të paluajtshme me vlerë më shumë se një gjysmë milionë euro posedonte Shkëlzen Berisha, por Shqiptarja.com mëson se bëhet fjalë pikërisht për apartamentin tek ETC. Siç konfirmon kjo kontratë, Shkëlzen Berisha, apartamentin dhe një garazh që i kishte blerë në 2013 për 346 mijë euro tek ETC, ia shet Myftar Lumeshit për 600 mijë euro.

Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare. (shqiptarja.com)

9 komente në “‘Magjistari’ i parave Shkëlzen Berisha dha apartamentin e tij me qira 4 mijë €/muaj, vetë mori vilë në Farkë e zyrë për 1.4 mijë €/muaj, zbulohet klienti i dytë”

  1. Santa Quaranta says:

    Nuk do fort mend per te kuptuar qe interesi bankar “digjet” per te pastruar parate kryesore qe kane sherbyer per te blere objektin.

    1. Fieri says:

      Po ça thua o Santa pse po qi per interesin bankar 6.5% ai? .

  2. drita says:

    Te gjitha keto shkrime dhe informime nuk kan as nje vlere,ketu njerzit me pushtet mund te bejen cdo gje ..,kjo shifet qart po te shikosh pasurit e politikaneve kryesor..,kush i gjykon?asnje..cdo gje eshte lehtesishte e verifikushme por jo nuk veprohet ,ky vende vazhdon te vidhet hapur fare,dhe si per ironi vete tjeteri dhe e ngre fabriken afer vendit ku beri hatan ,kjo eshte e tmersheme..Por mir nga gjykimet nuk kan frik fare ,po nga Zoti nuk kan????per gjithe keto vuajtje te ketij populli mbase Zoti do te mari hak.., si duket mbetet e vetmja shprese..

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Tani e hengri ky sy gerdoqa.
    Ah more te mjere ,po nuk e kapen gerdecaret ta shqyejne,drejtesia do i haje mune

  4. Fariu says:

    Lumesh e lesh, e hoqen qafe azem hajdarin, sot keto bejne plane ke do hane tjeter, per tu pasuruar vete.

  5. Baca-Bajram says:

    Pederasti sheh punen e tij e ju lehni pa pushim… Po te kishte drejtesi, ky koqeloku duhet te kishte hyre ne burge bashke me te tjere. Te tjeret jane ata qe jan ne pushtet dhe nuk mund te bejn drejtesi kunde vetes se tyre. Politikaret tane jane kaq te korruptuar sa qe nuk mund te flasin per drejtesi, jo me t’a zbatojne ate . Ata ja din hilet njeri tjetrit dhe e din shume mire se nqs nje bie e rrokulliset do t’i mari me vete te ter. Ata lehin e, bertasin e shajne njeri tjetrin dhe ne u shkojm nga pas “Urra Sali Brekoshi”, “Urra Like floriri me Monika Baxhellen”, “Urra Pallosh Rama”… Aman more mos me ngacmoni ate, Bracen, cun king osht fare, simboli i drejtesise. Brisk e ka gojen kur vjen per te folur per te korruptuarit, hajdutet dhe kriminelet, por ama kur vjen per te votuar per Liken, ABSTENON… Ky eshte realiteti i hidhur i Shqiptarve qe fatkeqsisht s’ka per te ndrruar edhe per nja 50 vjet. Ne lehim dhe politikaret vazhdojne punen e tyre duke mbushur xhepat me paret e popullit fukara.

  6. Pensionisti says:

    Sali, Myftar, Azem, Sahit, o zot, o zot, ne cilin skaj te globit jemi?

  7. EG says:

    Te investigohen te ardhurat e personit qe ka paguar 4000 euro ne muaj per qerane e apartamentit.
    Ky person te ardhurat vjetore duhet ti kete patur te pakten 70000 euro gross qe te perballoje qerane e apartamentit dhe shpenzimet ditore.
    Ky person me te ardhura 70000 euro ne vit duhet te kete paguar taks rreth 14000 euro ne vit kalkuluar 20% tax.
    Nese nuk I ka keto te ardhura dhe nuk ka paguar kete shume takse ky person duhet te arrestohet per pastrim parash.

    Gjithashtu Shelzeni duhet te kete paguar 9600 euro taks per 48000 euro te ardhura nga apartamenti.
    Nese nuk ka paguar duhet te arrestohet per evazion fiscal

    Eshte teper e thjesht dhe nuk e di ca ben kontrolli I shtetit?
    Keto jane shkelje flagrante dhe kontrolli is shtetit duhet te kete pushtet te padiskutueshem deri ne kontrolle pa leje nga prokuroria.

    Mospagimi is taksave eshte aktivitet krminal dhe duhet te shenohet ne rekordet personale te cdo personi duke e ndaluar ate te merret me ndonje aktivitet politk ne te ardhmen.
    Te vjedhesh taksat do te thote the vjedhesh parate e shqiptareve qe do te thote sherbim I keq shendetsor, policer, arsimor etj.

    Mero Baze pse nuk fton nje financial advisor te beje nje analize ose te shkruaj nje artikull ku te analizoj katapultimin e pasurise se SH. B nga creditor ne milioner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje