Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka pezulluar manifestimin qendror për Faljen e Namazit të Kurban-Bajramit dhe u ka bërë thirrje besimtarëve që të zbatojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi.
Sipas një vendimi të Bashkësisë Fetare Islame, Namazi i Kurban Bajramit do të falet në xhami, por me numër të reduktuar besimtarësh. Kreu i këtij institucioni fetar, Shaqir Fetai, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin me Covid-19 dhe mesazhin e Bajramit e ka publikuar në kushte izolimi.
“Me lutjet tona t’i drejtohemi të madhit Zot, që me mëshirën e Tij të lëshojë ndihmën e Vet të pakufishme që ta tejkalojmë sprovën e madhe, por të rrezikshme për njerëzimin, sëmundjen Covid-19 dhe njëherësh t’i lutemi që t’i shërojë të gjithë të sëmurët kudo në vend dhe anembanë botës, ndërsa viktimat që humbën jetën t’i përfshijë në mëshirën e Vet të pakufishme. Vazhdoni të jeni në shërbim të tejkalimit të kësaj pandemie, sepse me këtë do të jemi në shërbim të Zotit”.
Nga ana tjetër besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut po përballen edhe me një shqetësim tjetër. Për shkak të përhapjes së sëmundjes “gjuha e kaltër” tek dhentë, autoritetet kanë bërë thirrje që kafshët e tilla të mos theren për Kurban Bajramin, kurse Mufinitë kanë dhënë urdhër që lëkurat e kafshëve të groposen në dhe.
Në raportin e autoriteteve të shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit nga 1325 testimet e bëra, 119 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Raportohet edhe për 89 pacientë të shëruar. Në këtë njoftim thuhet se 4 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.
Si ka mundesi allahu e lejon kete te marri virusin? Apo jane punet e zotit hahaha, vazhdoni trushpelare vazhdoni shkoni mbrapa ketyre mashtruesve hoxhallare dhe prifterinj mjekercjap.
Sokol nga qe eshte burre i mire shume ka mundesi ta marri Allahu atje lerte me pune sezonale dhe e kthene prape se eshte kohe fushate tani per keta qe ngren bythe larte si bq ,edhe per Prifterijet qe qihen nder veti ose behen Pedofil dhe abuzoin me femijet e braktisu..Kohe te veshtira po jetoime na mbyten Injorantet!
haahaha,shkoi per lesh shakiri…………..allah uakbar!
……pik pik behet lume.
Do zoti ti marri te gjithe kto injorante parazite mashtrues dhe antikombtare se kto vejne fejen para kombit