Plot 3330 minuta i takojnë futbollistit shqiptar, që gjendet në majën e renditjes në këtë aspekt, së bashku me portierin Musso të Udinezes.
Strakosha numëron 37 përballje të zhvilluara me fanellën e Lazios deri më tani dhe nuk ka pushuar në asnjë moment.
90 minuta të plota çdo ndeshje janë rezervuar për portierin kuqezi, që ka qenë i pazëvendësueshëm dhe mjaft thelbësor në këtë sezon për klubin Italian.