Astrit Patozi: PD e humbi shansin të ishte lokomotivë e ndryshimit, ne mund të ishim vagon

7 Gusht 2020, 14:42Politika TEMA
Astrit Patozi: PD e humbi shansin të ishte lokomotivë e ndryshimit, ne

Astrit Patozi mendon se marrëveshja e 5 qershorit nuk ishte ajo që pritej prej politikës shqiptare, të paktën partisë së cilës dikur i përkiste, asaj Demokratike.

“PD, e humbi këtë shans. Ajo kishte shansin historik që të ishte lokomotiva e ndryshimit të madh në Shqipëri dhe ne sigurisht do të ishim një nga vagonët, nëse do të na pranonin. Gjithsesi e kemi ndërtuar rrugëtimin tonë jo të kushtëzuar me rrugëtimin e të tjerëve”, tha koordinatori i Bindjes Demokratike, i ftuar në Ditarin e A2.

Duke komentuar skemën e re të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, Patozi tha: “Ky komision do të shërbejë për ta shpëtuar Lulzim Bashën nga përgjegjësia. Që do të thotë, pakënaqësitë e atyre që nuk do ta gjejnë veten te listat e deputetëve do t’i shkarkohen komisionit, kurse meritën e gëzimit që do të mbeten në listë do ta marrë Basha. Është njëlloj si me tenderët. Askush nuk e di kush ishte në komisionin e caktimit të fituesit, por të gjithë merren me kush e dha dhe kush e fitoi tenderin”.

3 komente në “Astrit Patozi: PD e humbi shansin të ishte lokomotivë e ndryshimit, ne mund të ishim vagon”

  1. Lanabregesi says:

    Duket se je bo pishman qe je largu,po lutesh qe te pranojne si vagon,ti Patoz ne zgjedhjet e 2009,pas Gerdecit,the se ne Gerdeci do votoj pd dhe Sali Berishen.

  2. Cudia says:

    Kur shikuj qe ka dy sy ne fytyre ky gjeja atehere mendoj se qeka njeri… Sa per trute e tij qente akoma jane duke kerkuar te koshat e plerave.

  3. Loni says:

    Patoz eshte hap nje kazino me duket…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje