Kjo ndërtesë është magazina ku përpunohet boronica nga kompania pronë e Shkëlzen Berishës.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha në 19 dhjetor në vitit 2018 ka firmosur një kontratë blerjeje prej 1,8 milionë euro për disa prona, truall dhe ndërtesa në Marqinet, zonë e cila ndodhet në mes të Vorës dhe Gërdecit.
Sipas kësaj kontrate, këto prona janë blerë dy vite më parë. Por ish-punonjës të përpunimit të frutave thonë se ata kanë punuar atje dhe kanë parë e njohur si pronar Shkëlzen Berishën, deri 6 vite më parë.
Ish punëtori i Berishës: E ka patur fieraku pastaj e mori Shkëlzen Berisha. Unë kam punuar 6 muaj aty. Kam qenë më gështenjën, me boronicën, mollën, gjëra frigoriferi quhen. Punonim aty, sistemonim ato të boronicës.
Gazetarja: Shkëlzeni vinte vetë aty?
Ish punëtori i Berishës: Ai është sheiku. Vinte vetë, punëtorët. Punonte vetë.
Gazetarja: Punonte vetë Shkëlzeni aty?
Ish punëtori i Berishës: Për Zotin punonte.
Gazetarja: Pse çfarë pune bënte?
Ish punëtori i Berishës: Punonte aty me makineritë, më llogaritarët, me frigoriferin. Punonte se aty kam qenë dhe unë. Leje unë kam 6 vite që jam larguar.
Gazetarja: Pse sa kohë ka që e ka marrë djali i Berishës?
Ish punëtori i Berishës: Unë kam 6 vite që kam ikur, por ajo që është bërë aty ka 10 vite.
Gazetarja: Edhe para 6 vitesh djali i Berishës e ka patur?
Ish punëtori i Berishës: Po ai e ka patur, ai.
Sipas këtij dokumenti, Shkëlzen Berisha është bërë pronar në këtë ambient në vitin 2018. Ai e ka blere ndërtesën dhe tokën truall dhe tokën arë nga një kompani tjetër duke përdorur kredi bankare prej 1.8 milionë euro ndërsa pronat që me dokumente më parë ishin të kompanisë Abduramani SHPK dhe Mulliri i Artë, kishin një barë hipotekore prej 5.4 milionë euro.
Për këtë pronë pati debate dhe akuza si nga familjarët e viktimave të Gërdecit po ashtu edhe nga politika.
Numri dy i socialistëve, Taulant Balla premtoi se do bënte padi në SPAK për Shkëlzen Berishën, të cilin në Kuvend e quajti edhe sekseri magjistar. (tch)
Po si mund ta kete pasur Shkelzeni pra 6 vjetesh kur prona ka qene e barresuar ne banke. Late nam me keto rrena
Keto fagma i kishte pare Nexhmija te filxhani i kafese…Per ate dreq kafeje u denua me burg ! Ja vlen, jo per gjera koti, per milionat e Argites dhe sypeshkaqenit ! ???
I ka patur Ai edhe me perpara por kane qene ne emrin e tjeter kujt. E gjithe barra hipotekore per gjoja borxhe ndaj bankave eshte e tija,jane krijuar nga Ai. Nuk ka mundesi ne asnje rrethane qe te blihen prona me cmim 1.8 milion me borxh 5.4 milion.
Si ka thene populli?
Fshati qe duket ,s’do kallauz.
Te gjithe bejene sikur habiten,organet kompetetnte nuk dine gje.
Pse?
Sepse jane te gjithe te perlyer ne llumin e korrupsionit.
Nje gje eshte e sigurt:
Asgje ne jete ,nuk ecen sipas planit.
Plani i kesaj klase te korruptuar politike eshte shume i thjeshte:
O Abas,more Abas,mos me ngit
se nuk te ngas.
Mirepo ,nuk funksionon perjetesisht.
Dikur ,diku do dali dicka qe do ta detyroje gurin e korrupsionit,te mari te tatepjeten.
Populli nuk ha bare,te gjitha do dalin ne driten e diellit.
Pse dyshon ti Lenci qe tentekulat e Metes e Berishes nuk shtrihen tek bankat ku ata kane vendosur nje pjese te parave dhe mqs kane kapital te konsiderueshem , diktojne mbi politikat e tyre ? Perndryshe….. ah, i shkreti Santo.
Xeno,po shkruan me pseudonimin,Lenci ?
Huligan nuk pjerdh shume as per ty as per xenin e sales po rrena eshte rrene pavaresisht kush e thote e per ke thuhet
Perse nuk i coni ne prokurori por beni bla bla bla neper medja,…???
PO SI SPJEGOHET QE PASKA RRETH 6 VITE QE E PERDORKA SHKELZENI KETE AKTIVITET ?
PO TATIM TAKSAT E DINE KETE ? KA PAGUAR TAKSA KY AKTIVITET I ZENIT. A KA KONTROLL NE KETE SHTET APO ORGANET E KONTROLLIT I KANE MBYLLUR SYTE ME PARAMENDIM ????
KA TE DREJTE BANDA E PD QE I THOTE SOCIALISTEVE QE KUR TE VIME NE NE PUSHTET DO TJU FUSIM NE BURG !!! SPURDHJAKE, HARAM VOTAT E POPULLIT.
Da te zgjuar jemi…Po le te leme. njehere USA dhe Evropen,,,se ata po Meeren ne Korrupsionin ne Shqiperi…se po te ishte per ne Si Popull ,,ka vite qe na ka mare lumi….Durini se SPAK nuk do fleje ,,sapo ka filluar nga punet,,,,rrenjet anesore njehere ,,dhe pastaj kokat e tjera…
XENA KA RON ME BARR
ME NJI GERDECAR ! ???