FOTOT: Ish-e fejuara e Berlusconit, tani lidhet me një femër (historia që ka trazuar Italinë)

11 Gusht 2020, 10:12Lifestyle TEMA
FOTOT: Ish-e fejuara e Berlusconit, tani lidhet me një femër (historia

Francesca Pascale për 9 vite ka qenë e fejuara e Silvio Berlusconit.

Ata u ndanë pak muaj më parë, pasi Berlusconi nisi një lidhje me një deputete të partisë së tij.

Pas lidhjes së re, mediet italiane shkruan se Berlusconi i dha ish-të fejuarës 20 milionë euro, për ndarje konsensuale.

Por, ndërsa kjo histori ishte “harruar”, Pascale ka përfunduar sërish në faqet kryesore të mediave italiane.

Kjo, për shkak se ajo është fotografuar duke kaluar pushimet me këngëtaren 55-vjeçare Paola Turci.

Këngëtarja italiane ka qenë e martuar dhe është divorcuar kohët e fundit.

Dy femrat e famshme italiane janë fotografuar duke shkëmbyer puthje me njëra-tjetrën dhe duke dalë disa herë nga shtëpitë e njëra-tjetrës.

Kjo histori ka trazuar rrjetin në Itali, për faktin se deri pak muaj më parë ato ishin të lidhura me meshkuj, ndërsa tani fare papritur kanë nisur një lidhje lesbike.(TemA)

2 komente në “FOTOT: Ish-e fejuara e Berlusconit, tani lidhet me një femër (historia që ka trazuar Italinë)”

  1. Ilir says:

    E kemi kohen shume te limituar, jemi kalimtare ne kete jete. Ne vend qe te meremi me jeten tone, ta shfrytezojme e jetojme sa te mundemi me mire… rrijme e vrasim mendjen se c’bejne e c’duhet te bejne te tjeret me kohen qe u ka mbetur te jetojne!!!

  2. Lexues says:

    Po c’keni qe merreni me jetet private te njerezve mor deshtake? Cfare pune ju prish juve se cfare ben kjo ne dhomen e gjumit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje