FOTOT/ Fiat Uno i 96-ës me 900 kilometra: Ja sa shitet kjo “përkëdhelje nostalgjike”

12 Gusht 2020, 13:45Lifestyle TEMA

Në kërkim të oltimers-ve (siç gjermanët quajnë makinat e vjetra me vlerë), interesant është rasti i një Fiati Uno.

Në fakt, është më e saktë të thuhet se është një “i ri”, sepse është regjistruar për herë të parë në shtator 1996 dhe ligjërisht (ende) nuk i përket të vjetërv

Pak nga një fakt i jashtëzakonshëm: Në 24 vjet, ky Fiat Uno ka bërë vetëm 900 kilometra!

Makina është përdorur si model salloni, dhe kilometrazhi është “mbledhur” nga qarkullimi në distanca të shkurtëra.

Kjo shpjegon pse sedilet e pasme jane ende nën celefon. Gati-gati,  Uno-ja ngjan si e dalë dje nga fabrika; aty ku është prodhuart, në Tychy, Poloni.

Ka një motor 1.0 litërsh (45 hp), me 5 marshe manuale. Pajisjet standarde janë spartane, nuk ka elemente të zakonshme të sigurisë dhe luksit, përveç ngjyrës metalike blu të marinës.

Sidoqoftë, gjithçka kompensohet nga origjinaliteti dhe gjendja fantastike e makinës, kështu që ofertuesi -Sportscars4you nga Stockach, Gjermani – theksoi çmimin prej 5.900 eurosh, që është një shumë më e lartë se sa kërkohet zakonisht për Fiat këtë vit.

1 komente në “FOTOT/ Fiat Uno i 96-ës me 900 kilometra: Ja sa shitet kjo “përkëdhelje nostalgjike””

  1. Santa Quaranta says:

    Makine yll por ne 1998 nuk zgjati me shume se nje vit ne rruget skandaloze te Shqiperise!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje