Spitalet dhe klinikat shëndetësore janë ambiente me nivel të lartë stresi sidomos për pacientët dhe të afërmit e tyre, të cilët në gjendje të rënduar psikologjike shpesh ushtrojnë dhunë ndaj stafeve mjekësore.
Një anketë e Urdhrit të Mjekut e realizuar në vitin 2018, rezultatet e së cilës u publikuan në një artikull të fundit të Kryetarit të Urdhrit të Mjekut Fatmir Brahimaj, tregojnë se dhuna ndaj mjekëve në vendin tonë është në nivele alarmante.
Ibrahimaj vë në dukje se, dhuna ndaj mjekëve jo vetëm që ekziston (në të gjitha format e saj, nga verbal deri në fizike) por po shtohet.
Në anketën “Dhuna ndaj mjekëve” në të cilën rreth 1,000 mjekë plotësuan të dhënat që kërkoheshin në pyetësorin e dhënë.
Nga përpunimi i të dhënave rezultoi që 119 mjekë kanë përjetuar dhunë fizike, 381 mjekë dhunë verbale, dhe shumë mjekë dhunë psikologjike.
E si pasojë e dhunës së ushtruar, 211 mjekë raportojnë të kenë dëmtime, ku: 28 mjekë kanë pësuar dëmtime të rënda, 69 mjekë kanë qene të paaftë për punë dhe 114 prej tyre kanë pasur shqetësime të tjera.
Nga sa raportojnë vetë pjesëmarrësit në anketim veç stresit, terrorit dhe ofendimeve, mjekët raportojnë dhe për rënie të dëshirës për punë, zhgënjim, lodhje nervore, etj.
Ibrahimaj vë në dukje se një numër jo i vogël mjekësh raportojnë të jetë ushtruar dhunë ndaj tyre, por pa pasoja të rëndësishme për ta.
Urdhri i Mjekut vë në dukje se ndaj mjekëve ushtrohet dhunë, pavarësisht moshës, seksit, specialitetit, vendit të ushtrimit të profesionit.
Studimet ndërkombëtare tregojnë se pandemia Covid-19 ka rritur intensitetin e punës në spitale dhe personelin shëndetësor dhe për rrjedhojë dhuna ndaj mjekeve është shtuar.
Urdhri i Mjekut apelon se, krijimi, trajnimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i kësaj bashkësie është i kushtueshëm dhe kërkon kohë relativisht të gjatë, teksa vlerëson se shëndeti i mjekëve ndikon direkt në cilësinë e kujdesit shëndetësor që ata ofrojnë, si dhe në sigurinë e pacientit.
ja te shprehen pak laraskat shqiptare qe vetem dine te shajne e te mallkojn..qe i kane denigruar mjeket tere keto 30 vjet ..kur te largohen dhe ata qe kane mbet do ven te vizitohen te veterineret dhe aty do gjejn habitatin e tyre se jane specie te rralla kafshesh
95 perqind e shqiptarve kan shijuar xhvatjen nga ana financiare nga mjeket Shqiptar , 60 perqind e femrave kto 30 vjet kan lindur me operacion , shkaku, 100 mij lekshi qe mernin mjeket per operacion, qindra njerez kan vdekur kto 30 vjet ne sy te mjekve ne spitalet tona se nuk i preknin pacientet ne prak te vdekjes se nuk i jepnin para familja , apo i harruat kto koba , dhe djem nga 15 vjec mjeket i kan len te vdesin ne spitalet tona se nuk i ka ofruar familja para mjekut se kan qen fukarenj , kto jan dhe arsyeja qe mjekve ne kte vend i esht ushtruar dhun , pse nuk i ofendonte njeri mjeket ne kohen e PPSHs , se nuk kerkonin para dhe e benin punen e tyre me pasion e perkushtim per jeten e njerezve , per kohen deri para 90tes mjekve i ngrihem ne kemb e perulem para tyre se kan qen human , kto 30 vjet rrumpallhane mjeket e kon honger dajakun mas kerkes ofertes , deri para pandemis ishin thjesht matrapaz te xhveshur nga humanizmi totalisht , kjo esht e verteta per mjeket tan sot . Filluat ti harroni kobat e mjekve se ne jemi popull qe harrojm kollaj , ne jemi ber qe jetojm momentin kaq. Kjo pra esht e verteta qe esht ushtruar dhun tek mjeket se i ka vdekur djali tjetrit para syve ne spital dhe mjeku se ka zen me dor pa mar 1 milion lek, kta kan qen kasap jo mjek.
Pak paskan dale, shumica e tyre vetem mjeke nuk jane.
Po nuk pate lek ste kapin ne dore, te lene me vdek.
E meritojne te trajtohen keq, se na trajtojne si kafshe sikur te ishin kasape e jo mjeke.
Mjeket ne shqiperi kane shume gjynahe. E kane trajtuar popullin e tyre ne nje menyre krejt bastardhe, pa vlere, pa dinjitet.
Nese duam te dime se kush jane mjeket shqiptar, le ti referohemi opinionit te popullit per sa e sa vite ( biles edhe dekada ). Nje popull i tere nuk krijon opinion kot. Po te ishin vetem disa mjeke imoral ne profesion, nuk do krijohej kjo pershtypje e keqe per to. Por per fat t’ keq, kjo shtrese mjekesh perben shumicen.
Kjo vlen edhe per dentinstat. Nga çmimet e tyre marramendese ne nje popull te varfer, çmime te pa kontrolluar nga qeveria, dhe ne shumicen e rasteve pa paguar takse, kane krijuar jashtzakonisht probleme dentare te pa-riparueshme ne popullin e tyre.
Imoraliteti profesional i doktoreve dhe dentisatve tane, vertetohet kollaj ne pronat e tyre qe posedojne.