FOTOT/ “Do të vdesësh për katër muaj”: Një histori tronditëse, si alarm për gjithë vajzat

26 Gusht 2020, 10:53Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Do të vdesësh për katër muaj”: Një

Anoreksia është një problem i madh për vajzat, të cilat, të nxitura nga reklamat dhe rrjetet sociale, ku promovohen femrat elegante, shpesh heqin dorë nga ushqimi, për të qenë sa më elegante.

Por, kjo mund të sjellë pasoja fatale për shëndetin.

Një shembull i till është modelja Amelia Gray Hamlin, vajza e aktores së njohur Lisa Rinna.

Ajo ndërpreu ushqimin kur ishte 14-15 vjeç, pas një komenti të lexuar në gazetës, për shëndetin e tepër të saj, dhe për shumë kohë pinte vetëm ujë me limon dhe hante vetëm ndonjë supë.

Përveç kësaj, bënte gjithë kohën ushtrime, për të qenë sa më elegante.

Por ky regjim rezultoi fatal, pasi ajo u dobësua aq shumë, sa mjeku i tha gjatë një vizite, se i kishin mbetur vetëm katër muaj jetë, nëse nuk ndryshonte regjimin e ushqimit.

Prindërit e alarmuar të Amelias e rregjistruan në një program ushqyes dhe sot ajo është e shëndetshme.

Por mund të mos ishte fare, nëse do të vazhdonte në rrugën që kishte nisur!

“Unë isha me fat që shpëtova”, thotë 19-vjeçarja.

(TemA)

1 komente në “FOTOT/ “Do të vdesësh për katër muaj”: Një histori tronditëse, si alarm për gjithë vajzat”

  1. vjeshta says:

    … gjithë vajzat????!!!!!!!! Gjitha vajzat.
    Gjithë: gjinia mashkullore. Gjitha: femërore!
    Ku e keni bërë shkollën o gazeta?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje