178 terabit për sekondë, rekordi i ri botëror i shpejtësisë në Internet

30 Gusht 2020, 09:13Hi-Tech TEMA

Studiuesit e University College London njoftuan arritjen e një rekordi të ri botëror për shpejtësinë e transmetimit të të dhënave në Internet, duke përmirësuar kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një ekip japonez me 20%.

Sipas studiuesve, kjo shpejtësi rekord prej 178 terabit për sekondë, është e mjaftueshme për të shkarkuar të gjithë katalogun “Netflix” në më pak se një sekondë.

“Ndërsa ndërlidhjet e tanishme të qendrave të të dhënave “CLOUD” janë të afta të transportojnë deri në 35 terabit në sekondë, ne po punojmë me teknologji të reja që përdorin më me efikasitet infrastrukturat ekzistuese, duke i bërë një përdorim më të mirë gjerësisë së bandës së fibrave optike dhe, si rrjedhojë, bënë të mundshme transmetimin rekord 178 terabit për sekondë”, shpjegon koordinatorja e studimit, Lidia Galdino.

Rezultati, i cili do të ndihmojë në rritjen e infrastrukturës aktuale të Rrjetit, u arrit në bashkëpunim me kompanitë “Xtera” dhe “KDDI Research” dhe u botua në revistën “IEEE Photonics Technology Letters”.

1 komente në “178 terabit për sekondë, rekordi i ri botëror i shpejtësisë në Internet”

  1. JamesHip says:

    Мы располагаем собственной фабрикой по производству кухонных гарнитуров в г. Пензе, поэтому цены на них на 20–30 % ниже, чем у аналогичных компаний, представленных на столичном рынке, из-за отсутствия посреднических надбавок и минимальных логистических затрат.

    Наши преимущества:

    онлайн-расчет приблизительной стоимости всего за 10 минут;
    изготовление продукции за 7 рабочих дней;
    бесплатная доставка;
    услуги профессиональной сборки.
    https://kuhni-moskva.com/catalog/plastikovye-kukhni-na-zakaz.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje