Deklarata e Kim për kandidatët për deputetë, Braçe akuza të forta Metës e Bashës: Po kontaktojnë kriminelë për zgjedhjet e 2021

2 Shtator 2020, 18:44Politika TEMA

Ditën e djeshme ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, u ka bërë thirrje drejtuesve të politikës shqiptare që të marrin masa që kandidatët e tyre për deputetë të mos jenë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin.

Nërsa sot zëvëndëskryeministri Erion Braçe ka akuzuar ashpër presidentin Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha se po kontaktojnë çdo ditë njerëz të krimit me synim për të ndikuar në zgjedhjet e 2021.

Ndër të tjera ai i ka kërkuar policisë që të bëjë detyrën kundrejt kontingjentit kriminal që blen vota dhe intimidon dhe ndikon tek votuesi përmes pushtetit që kanë.

“Dje është bërë publike një thirrje e qeverisë së SHBA drejtuar udhëheqësve shqiptarë, përfshirë edhe PS, përmes ambasadores së SHBA, një thirrje shumë e drejtë, por është e pamjaftueshme.

Ajo që mua më shqetëson është kontakti në botën e krimit, që mua më shqetëson. Nga njëra anë i dëgjojë të katër, Berishën Bashën, Metën e Kryemadhin që flasin për këtë gjë, por nga ata tjetër po kontaktojnë me ata që janë pjesë e botës së krimit, po kontaktojnë më ata që janë të fortë.

Unë se kam pasur nevojën kurrë as kur kam qenë deputete në Poliçan, as në Berat as sot në Divjakë e Lushnje. Kush bën punë përditë në kontakt me popullin, iu hap telefonin, iu shërben njerëzve se kam patur, kudo ku lëvizin këto personazhe që janë udhëheqës të rëndësishëm të opozitës sot apo partive politike që do konkurrojnë nesër në zgjedhje, shikoj në enturazhin se janë pisa, horra, se janë njerëz që lëvizin me thasë me para, ne zgjedhjet e 2017.

Janë rishfaqur sërish në Lushnje, rreth këtyre udhëheqësve politikë, banditë rrugësh, janë kontaktuar nga këta njerëz dhe kontaktohen publikisht në ambiente publike se ky lloj kontakti e takimi iu vlen, që të tjerë shikojnë kush është shoku në atë lagje ku duhet votuar.

Kjo më shqetëson mua. Kjo më bën të kërkojë që policia të bëjë detyrën kundrejt kontingjentit kriminal që blen vota dhe intimidon dhe ndikon tek votuesi përmes pushtetit që kanë një territor të caktuar”, tha Braçe.

Për Braçen këto kontakte më këto personazhe tipike dhe kriminale po rilidhen për zgjedhjet e ardhshme për të marrë sa më shumë vota përmes forcës.

Patjetër që këto kontakte kanë funksion në zgjedhjet e ardhme se për çfarë i takon tani në Fier, Lushnje, Krujë, Lezhë dhe janë  personazhe tipike që ditën i ke nëpër foltoret e partive duke folur kundër krimit dhe në darkë duke pirë me ta nëpër tavolina”, tha Braçe për Report Tv.

5 komente në “Deklarata e Kim për kandidatët për deputetë, Braçe akuza të forta Metës e Bashës: Po kontaktojnë kriminelë për zgjedhjet e 2021”

  1. divjaksi says:

    ohh cunat problematik kane ik nga Dibra dhe kane ardh ne Lushnje?! ku i oa ky miu apo pergjin ky si ciftet nga pushat e Divjakes! pae ke frike ti ti je gju me gju me popullin dhe skane ca te bejne keto kontakte! edhe tani qe jeni ne pushtet keni frike?! apo ska shume leke kanabisi tani?! ore meqe ra llafi cu be me ata qe na cave trapin kur ishe ne opozite se ishin koka e korrukaionit ai Bodja me shoke?’ ah harrova i futet ne Banken e Shqiperise! ky tipi di te bej ndonje pune tjeter vec politikes?’ e merr bjeri vLle ne pune per ate qe ka bere shkollen?! e di e di qe ka pallat ky tek gjuhet e huaja e di! nejse mos u friksoni bre se ju keni puniat per kete popull!

  2. Jack Black says:

    Erjoni eshte i vetem politikan shqiptar qe nuk ka lidhje me kriminelet qe shpjegon qe leh shume. Pranaj do ta bajme partizan shkrimtarin e Zerit te Popullit.

  3. Pensionist says:

    j
    Jam i mendimit se saliu e luli me meten e moniken po u ofruan para zgjedhesve permes kontigjentit te krimit, zgjedhesit parate t’i marrin, ndersa per te votuar, te mos i votojne. Nga ana tjeter policia te vazhdoje punen per dokumentimin e lidhjeve dhe evidentimin e krimineleve dhe ne kohen e duhur, t’ia paraqesin drejtesise.

  4. Aldiger says:

    E paskeni gjetur alibine mo qenush I vogel. Po ti a je zvkr apo pjatalares se nuk ta degjuam njehere zerin per punet e shtetit po vetem sikur je ne opozite. Me kujtohet dikur dikush ne parlament tu drejtua duke te thene mi halesh, vertet keshtu je, kone qe leh por nuk kafshon. Rilindas mender desha te thosha.

  5. Isabedin Hataja says:

    Sikur ben xhelozin qe ata kane kontaktuar para teje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje