Avioni i të ardhmes, me një formë të veçantë në formë V-je, ka kryer fluturimin e parë me sukses, duke i hapur rrugë një projekti që pritet të sjellë ulje të kostove të fluturimit.
Avioni me formë të veçantë mendohet që do të rrisë efiçencën e fluturimeve civile, pasi do të mund të mbajë shumë më tepër pasagjerë në krahët e tij, ndërsa ekspertët thonë se forma aerodinamike si V do të ulë me 20% konsumin e karburantit.
Ekspertët testuan një model të zvogëluar, me peshë 22,5 kg dhe 3 metra gjatësi, të zhvilluar në Universitetin e Teknologjisë Delft në Holandë dhe kompaninë partnere KLM. Modeli i zvogëluar u ngrit në fluturim dhe arriti një shpejtësi deri në 80 km/h, ndërsa parametrat e tjerë ishin të gjithë brenda niveleve të paracaktuara.
Megjithatë ka ende punë deri në ngritjen në fluturim të modelit final, me udhëtarë brenda. Problemi i vetëm që hasën shkencëtarët që po punojnë me projektin ishte ulje, e cila nuk ishte e stabilizuar aq sa duhej, të paktën për momentin.
Njeriu gjithe jeten kerkoi te vraponte me shpejte se kafshet, e nuk la gje pa provuar, por ja ariti vetem kur shpiku rroten.
Po ashtu nga deshira per te fluturuar, nuk la gje pa bere, duke tentuar gjithnje sipas idese se si fluturonin zogjte.
Por duhej nje ide, krejt tjeter, krejt gjeniale per te fluturuar, qe pothuajse nuk kish lidhje fare me menyren se si fluturonin zogjte.
Dhe vetem kur i shkoi ne mendje ajo ide, fluturoi vertete.
Se cfar ishte ajo, po e them ne komentin e mevonshem.
Po ashtu dhe per fluturimin me kosto me te ulet dhe me komod e sidomos me forme aerodinamike me te arrire, po ja mbrin me versionin e avionit pothuajse ne forme trekendeshi.
Qe eshte nje miks ndermjet asaj dhe asaj………
Ky model mund te fluturoj disi, por nuk do te jet ekonomik dhe me siguri manovrimi te mjaftueshme. Pra nje model i tille nuk do te futet ndonjeher ne qarkullim te rregullt.
Ne fakt perparimi duke u fokusuar tek forma eshte i limituar.Mendoj se vetem kur njeriu do te njohe dhe perdore fushen(forcat) gravitacionale vetem atehere do behet ai kalimi ne ajer si ai qe ndodhi me rroten ne toke. Neutralizimi i fushes gravitacionale ben qe nje avion ta cosh ne Hene me nje goditje te gishtit.Duhen keputur litaret qe te mbajne te lidhur pas nje objekti qe te fluturosh me kosto minimale.
Helika
Avioni i te “ardhmes” pa te ardhme.