Kryeministri Edi Rama ka bërë homazhe për një tjetër personalitet dhe intelektual shqiptar, për Aleks Budën.
Në një shënin në facebook Rama shprehet se Buda ishte një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike.
“HOMAZH
ALEKS BUDA e pa për herë të parë dritën e diellit më 7 shtator 1911, në një nga shtëpitë e lagjes Kala të Elbasanit, në familjen e Taqi Budës, përfaqësues i qytetit të tij në kongreset e Manastirit dhe Elbasanit dhe mbështetës i Normales së mirënjohur të qytetit.
I prirur familjarisht drejt mësimnxënies dhe mësimdhënies, qysh fare i ri, Aleks Buda i avitet, nga Austria në Itali, kryeqendrave të hulumtimit shkencor në fushë të ballkanistikes; frekuenton Patsch, Joklin dhe Tagliavinin; dialogon në idiomat e shkencës me Çabejin dhe Lasgushin; përfton aftësinë e qasjeve holiste dhe analitike të historisë; me një fjalë, merr krahët e hutinit të Minervës dhe të Hegelit dhe kqyr panoramen e madhe historike, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me durimin dhe vetëpërmbajtjen e një filozofi antik dhe me prirjen ku bashkohej pasioni për shkencën dhe geni familjar, përballoi vënien në shënjestër nga snajperët e ideologjisë, pa iu shmangur detyrës që i kishte taksur fati: grumbulloi burimet njerëzore që krijuan botën shkencore dhe akademike shqiptare; përmblodhi në vëllime etapat kryesore të studimeve historike në Shqipëri; i dha dorë hulumtimeve enciklopedike; mbikqyri dhe redaktoi dhjetra botime të dokumentacionit të huaj mbi historinë tonë; la faqe nga më interesantet dhe me autoritativet të historiografisë shqiptare, me një thjeshtësi të admirueshme.
Aleks Buda mbetet, së bashku me Çabejin, alter ego-n e tij të gjuhësisë shqipe, një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike. Sa të varfër do të kishim qënë pa frymën që, në mes të tallazeve të një shoqërie të ndrydhur e nën përdhunën e diktaturës, ata injektuan në mjedisin intelektual dhe pedagogjik!”, shkruan Rama. (TemA)
Rama kur flet per personalitete te njohura gjen fjalet me te pamundura per te bere elozhe a thua ti ky Rama eshte kushedi se cfare.Po nje rrot kari je o Rama e di i madh e i vogel ne Shqiperi.Bile e di gjithe bota sa rrot kari dhe budalla je.
o eri je gomar, kur te kupod=sh ti edi ramen, i bie te jesh 200 vjec, i gjati eshte i madh
Neqoftese Rama eshte rrote kari , ti Eri je i teri kare . Rama e ka te arte penen kur shkruan dhe te arte gjuhen kur flet , sepse eshte rritur mbi libra dhe ne nje familje gjysh stergjysherish intelektuale . Sigurisht Rama , si cdo njeri , ka plot te metà ku mund te kritikohet , por ti , si idiot qe je , e sulmon ne anen me te forte te tij , gjuhen dhe penen .
Jam Eri.Une Edi Ramen e shaj sepse ai perdor llafe te sterbukura per figurat tona me te mira se kujton se behet dhe ai si ata.Po ai nuk e arrin lartesine e tyre kurren e kurres.Aleks Buda nuk do ta pranonte kurre nje njeri si Rama.Une kam nje respekt te madh per figurat tona kombetare,por dijeni mire or bashkepatriotet e mi se Rama eshte nje mashtrus.Analizoni historine personale te Rames dhe do ta kuptoni.Nuk gjen nje person te vetem si koleg apo nxenes i Rames te flase per te sikur ndodh normalisht per oersonalitetet ne fushen e tyre.Sepse Rama ka patur probleme qekur hodhi balte mbi atin e tij nje personalitet e artit shqiptar por edhe njeri i nderuarRama premtoi se do bente drejtesi per Gerdecin,por genjeu.Do bente drejtesi per 21dhjetorin,perseri genjeu.Te vemit persona dhe “figura”qe arrin te krijoje raporte Rama eshte Gjushi i Durresit dhe halabaket qe i vuri kryetare bashkie me profesion tregtar femrash dhe tregtar droge.Saliu me banden e tij do te bejne palle ariu sa te jete Rama ne pushtet.
Edhe ti Edi, i injektove shoqerise Gjushin!!!
Superior people talk about ideas. Mediocre people talk about things. Little people talk about other people. – Author: John Whitfield
Eri – ne cilen kategori e gjen veten.
Tek ky burr I zgjuar, ishin bashkuar bukur zgjuarsia, aftësia profesionale me modestinë e një njeriu shumë të këndshëm.
I paharruar qoftë kujtimi I personaliteteve të tillë!
Prof Aleks Buda eshte nje nga figurat me te shquara te kombit tone.
Ishte shkencetar, historian dhe nje njeri i madh.
I paharruar qofte kujtimi i njeriut te urte Prof Aleks Budes
Ky njeri ,shkencetar ne fushen e gjuhes , historise e albanolog i madh, te cilit i ngriheshin ne kembe albanolog e historian te medhenj te botes, ky person eurodit ne fushen e gjuhesise dhe historise, sot i eshte vendosur emri ne nje rruge 20-30 metra e gjate prapa pallatit me shigjeta ,ku nuk e lexon njeri,por njerzit e lagjes nuk kane njohuri fare per kete shencetar te madh. Ka mundesi qe te thone se ka qene ndonje diversant qe i kane vene enrin ne rruge…. Ky eshte turp per ne si shtet, turp per ate keshill bashkiak qe vendosi emrin e tij ne ate cope rruge, kur ne rruget kryesore kane vene emra te pa deshiruar…..
Prof Aleks Buda jeton me ne si shembull i njeriut te thjeshte ne radhe te pare. Ai u drejtohej me emre, si shok, cdo punonjesi te Akademise se Shkencave pamvaresisht nga detyra dhe pozicioni i tyre. Ai mbetet modeli i Shkencetarit Erudit qe la nje trashegimi te vyer shkencore ne Akademine e Shkencave.
I paharruar qofte kujtimi i Tij! Njerez te tille meritojne respektin dhe dashurine e Popullit.
Ata persona qe me verte kane sutdiuar ne hapsiren Gjermane nuk mund ti benein dot elogji ( lepirje B…) nje sistemi makaber si atij te dulles.
Dicka nuk shkon ketu ……………………e terci e verci Tanjocka ime !