Koordinatori i Bindjes ‘qejfmbetur’ me Metën: S’na thirri për datën e zgjedhjeve, po ne do marrim pjesë, s’na ndalon dot

8 Shtator 2020, 18:51Politika TEMA

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi duket se “i ka mbetur qejfi” me Presidentin Ilir Meta, që nuk i thirri të gjithë aktorët e politikës vendase në konsultimet për datën e zgjedhjeve.

“Do apo s’do presidenti, në do jemi në garë dhe nuk na ndalon dot. Rëndësi kanë rregullat e lojës”, tha Patozi.

Më tej, ai shtoi se data e zgjedhjeve nuk ka rëndësi.

“Data nuk ka rëndësi fare. Nuk ka asnjë vlerë.

Meta bëri sikur i mblodhi të gjithë, nuk mori as datën që i kërkoi Basha dhe as atë që i kërkoi Rama, zgjodhi një të mesme dhe bëri sikur gjeti konsensus”, tha ai në Report Tv.

1 komente në “Koordinatori i Bindjes ‘qejfmbetur’ me Metën: S’na thirri për datën e zgjedhjeve, po ne do marrim pjesë, s’na ndalon dot”

  1. Martin says:

    O Astrit po ke hequr ndonje lek menjan se mos te genjen mendja ti hedhesh se ngele per ibret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje