VIDEO/ "1 milionë euro donacione nga shqiptarë brenda e jashtë vendit", Ahmetaj marrëveshje me "Fundjavë Ndryshe"

10 Shtator 2020, 12:28Ekonomia TEMA

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka nënshkruar një marrëveshje me përfaqësuesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdaraj. 

“Rindërtojmë?
bashkë

Nënshkrimi i marrëveshjes me Fondacionin Fundjavë Ndryshe.

1 milionë euro donacione nga shqiptarë brenda e jashtë vendit, do të angazhohen nga Fondacioni Fundjavë Ndryshe në fazën e parë për ndërtimin e afro 45 banesave në Tiranë ???

?Pas një pune intensive disa mujore për detajimin e projektit dhe të gjithë hapave të ndërmjetëm për përgatitjen e sheshit të ndërtimit, shumë shpejt një tjetër kantier do t’i bashkohet kantierit të madh të Rindërtimit pas tërmetit.

Rindërtimi vazhdon çdo ditë me një kilometër të ri, një rrugë të re, një shkollë të re, një shtëpi apo një lagje të re ????!

#DerinëFund”, shkruan ndër të tjera Ahmetaj teksa ndan edhe momentin e nënshkrimit të marrëveshjes. (TemA)

3 komente në “VIDEO/ “1 milionë euro donacione nga shqiptarë brenda e jashtë vendit”, Ahmetaj marrëveshje me “Fundjavë Ndryshe””

  1. Kim été says:

    Situata është nën kontroll, termetet e tjerra do bëjn më pak dëme në të arrdhmen, se primitizmit po i vjen fundi.

  2. Aliu says:

    Je djale njish Arber e Zoti te ruajte o djale i mbare! Ke ty kemi shume besim se kemi pa car keni bere me punen tuaj! Je i pa arritshem je mrekulli ? ! Je punetor e pa fjale lumbShqiperia qe te ka e lume ai babe e nene qe te ka ba koken ?

  3. Lani says:

    Ketij Ahmetajt i ka varur mëlçitë në qafë Edi Rama. Si ato gocat qe zgjidhnin per shoqe shoqerimi nje me te shemtuar se veten per tu dukur me atraktive edhe kryeministri mban ne krah hajdutë që e kane si te shkruar ne balle qe jane te tille. Ne krah te tij kryeministri duket pastaj si i ndershem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje