Kryeministri Edi Rama bën me dije se është takuar sot në Turqi edhe me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev.
Përmes një postim në Facebook, Rama thotë se kanë diskutuar edhe për çështjen e rafinerisë së Ballshit.
“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.
Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”, shkruan Rama në Facebook. (TemA)
Po shyqyr qe takohet me keta diktatore qe kane gjysmen e jetes duke qeverisur me hir a me pahir.
Mbase meson ndonje gje prej tyre se si e mban pushtetin per shume dekata.
Nejse shpresoj qe te jete nxenes i mire
Se me evropen e ndriti
Ilami e trashegoi fronin e ‘presidentit’nga i ati Heydar Aliev njsoj si Asadi i Sirse etj.
Me kete opozite kurve qe ke perballe bej gati Zahon qe ti dorzosh fronin siç po pregatit Lukashenko te birin.
Lum Shqiperia qe te ka
Z Rama bej pazar per ca gaz dhe te ndezim TEC ne Vlore. Po vjen dimri dhe hidrocentralet jane bosh nga mungesa e shiut!