LSI premton se nuk do të bëjë kurrë aleancë me Edi Ramën.
Zv.kryetari i saj Petrit Vasili, thotë se kjo parti do të surprizojë më 25 prill.
“Sot shqiptarët kanë dy alternativa. Kanë opozitën për të shkuar drejt Brukselit dhe vendimit për t’u bërë Bjellorusi.
Shqiptarët nuk duan të kthehen tek tolloni. Sot shqiptarët jetojnë nën diktaturë dhe varfëri. Kam qarë kur kam parë që fëmija shkonte në shkollë pa mjete, pa libra
“Si do të shkojë LSI? Lëvizja Socialiste do jetë përditë këtu për të komunikuar me publikun, për të demaskuar Rilindjen.
LSI nuk do të bëjë asnjëherë aleancë me Edi Ramën, por do të ketë përballje përditë derisa të largojmë Ramën.
Do të jetë në zgjedhje dhe do ketë besoj rezultate që do surprizojë të gjithë. Për demokracinë, qytetari është më i rëndësishmi. Një parti si LSI kokëulur dhe pranë njerëzve do të njohë vetëm rritje”, tha Vasili.
Petrit Vasili nënvizoi se është e sigurt se opozita dhe Edi Rama do të jenë përballë më 25 prill në zgjedhje.
Sipas tij, përkeqësimi i gjendjes në Shqipëri nga mazhoranca mund ta bëjë opoziitën më radikale.
“Rama kërcënon qytetarët për votën. Asnjë propozim i njëanshëm nuk e bën opozitës të ikë nga zgjedhjet, por keqësimi i situatës vjen vetëm nga Rilindja.
E, keqësimi i gjendjes mund ta bëjë opozitën më radikale. Por ajo që është e sigurt është se më 25 prill do jemi ballë për ballë në zgjedhje”, u shpreh Vasili.
SUPRIZE BOLESH ?
Peço, aleacë me ty do të thotë të trembësh votuesit.
Me Kejdi dhembcakallen ne balle te revolucionit nafijedybekobaxhellijan,
Lefterohunderromaliqjan
Nikollabythqirolehesjan perpara per fitorje te zgjedhjeve te vitit 2036, se tashme leshilikes ka vdekur qysh ne 30 qershor 2019 dhe perkrahja per Nafije dybekun ka zbritur ne nivele historike 0.01%
Obobo, sa fat ka ky Rama?! Po thane keta sa te jemi gjalle nuk behemi bashke, e sigurt pas 8 muajsh i ke bashke ne Qeveri.
Do merrni 2 vota.
Suksese.