FOTO: Kjo është 39-vjeçarja që humbi jetën në klinikën private në Korçë, nënë e dy fëmijëve

20 Shtator 2020, 13:20Sociale TEMA

Del fotoja e Xhensila Dukës, e cila humbi jetën një ditë më parë në një klinikë private në Korçë.

Mësohet se 39-vjeçarja humbi jetën teksa po merrte një trajtim mjekësor në një klinikë private. Ajo është nënë e dy fëmijëve.

39-vjeçarja ndërroi jetë dje në orën 16:30 në një spital privat. Ende nuk dihet se nga se vuante nëna e dy fëmijëve apo se cili ishte shkaku që e çoi drejt vdekjes.

Ndërkohë policia e Korçës ka nisur proçedimin penal ndaj mjekut dhe infermierit që u morën me trajtimin e Dukës, përkatësisht I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe.

Dy pjestarët e stafit dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes së tyre.

1 komente në “FOTO: Kjo është 39-vjeçarja që humbi jetën në klinikën private në Korçë, nënë e dy fëmijëve”

  1. shoku i klases says:

    Dr.Ilir Bibolli ka probleme me vehten dhe jo te sheroje edhe te tjeret!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje