Tejkalon 31 milionë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën

20 Shtator 2020, 11:58Bota TEMA

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 31 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 31.002.707 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.967.420 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (5.400.619), Brazili (4.528.347), Rusia (1.103.399), Peru (768.865), Kolumbia (758.398), Meksika (694.121), Afrika e Jugut (659.656), Spanja (659.334), Argjentina (622.934) dhe Kili (444.674).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 301.348.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 961.612 persona. Ndërkohë, 22.610.909 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.430.186 raste aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje