FOTOT: Paniku i valës së dytë të koronavirusit, zbrazen marketet britanike

21 Shtator 2020, 11:24Bota TEMA
FOTOT: Paniku i valës së dytë të koronavirusit, zbrazen

Deklaratat e ekspertëve pranë kryeministrit britanik Boris Johnson se rritja e rasteve të reja me koronavirus mund të sjellë rikthimin e opsionit të izolimit ka rikthyer panikun tek qytetarët.

Radhë të gjata janë regjistruar në shumë supermarkete, me klientët që rrëmbenin me shumicë nga gjërat e nevojshme deri tek ato të panevojshmet. Brenda pak minutash shumë nga raftet u boshatisën totalisht.

Rrjetet kryesore të marketeve deklarojnë se rritje të mëdha kanë pasur dhe porositë online dhe gjithashtu iu bëjnë thirrje klientëve që për shumë mallra që tashmë nuk gjenden në rafte të bëjnë porosi për disa më pas.

Disa ditë më parë kryeministri Johnson “kërcënoi” se do të shtojë masat shtrënguese kundër koronavirusit duke bërë përgjegjës njerëzit për mosrespektimin e protokolleve.

1 komente në “FOTOT: Paniku i valës së dytë të koronavirusit, zbrazen marketet britanike”

  1. Agimi says:

    Lajm i rreme fotot jane te vjetra po shkruaj nga kafja super marketit ne Lids Angli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje