Spanja shqyrton rikthimin e karantinës: Shtohen polemikat për kufizimet e reja në Madrid

21 Shtator 2020, 10:47Bota TEMA

Rreth 850,000 njerëzve në Madrid u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa Spanja lufton me një rritje të madhe të rasteve të koronavirusit. Kufizimet për lirinë e lëvizjes hynë në fuqi të hënën në pjesë të kryeqytetit spanjoll, ku njerëzve u lejohet të largohen nga lagjet e tyre vetëm për nevojat themelore siç janë shkuarja në punë, vajtja te mjeku ose dërgimi i fëmijëve në shkollë.

Ata në zonat e prekura përfaqësojnë 13% të popullsisë së Madridit, tha qeveria lokale. Ato gjithashtu përbëjnë afërsisht 24% të rasteve të zbuluara javën e fundit. Kjo vjen ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vendit u rrit me më shumë se 14,000 të Premten me Spanjën që pa shpërthimin më të madh në Europë në javët e fundit.

Kufizimet janë në zona me më shumë se 1.000 infeksione për 100,000 banorë dhe do të jenë në fuqi për të paktën dy javë, tha qeveria. Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha se kufizimet nuk do të shtrihen në një kthim të bllokimit të rëndë mbarëkombëtar që u pa në mars.

Qindra protestues u mblodhën në disa nga lagjet më të privuara të Madridit të Dielën, shumë prej tyre me maska, për të protestuar ndaj njoftimit të masave të reja. Shumë thuhet se i bënë thirrje Presidentit rajonal Isabel Díaz Ayuso të largohej për vendimin e qeverisë rajonale.

Në Vallecas, një rreth në jug të Madridit, i cili ka një nga nivelet më të larta të infeksionit, protestuesit brohorisnin “Vallecas nuk është një geto” dhe mbanin pankarta duke deklaruar atë që ata e shohin si ndarje të bazuar në klasë.

Tani në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, Madridi do të mbyllë parqet dhe kopshtet në zona të caktuara dhe ndërsa dyqanet dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura, kapaciteti do të jetë i kufizuar. (EN)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje