Turqia ngre padi ndaj medias greke pas artikullit “F**k you Erdogan”: Do të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë

21 Shtator 2020, 11:10Bota TEMA

Një artikull i disa ditëve më parë e gazetës greke Demokratianews që fyente rëndë në gjuhën turke presidentin turk, Erdogan ka irrituar së tepërmi Turqinë. Gazeta greke hapej me titullin ‘Fuck you Erdogan” dhe tabloidi kishte foton e presidentit turk.

Fillimisht kjo solli reagimin e ministrit të Mbrojtjes turke, i cili kërkonte reagimin e Athinës zyrtare, duke i kërkuar distancimin, ndërsa apelonte që gjykatat greke ta dënonin këtë organ shtypi.

Por duket se nuk janë mjaftuar me kaq, pasi mësohet se presidenti turk ka biseduar me avokatët e tij për të ngritur padi ndaj medias greke që e ofendoi.

Avokatët e Presidentit Erdogan kanë përpiluar një padi penale kundër përgjegjësve të gazetës greke që bënë tituj fyes për Erdogan, raportuan mediat turke.

Sakaq në një mesazh në rrjetet sociale, presidenti turk është shprehur i vendosur sa i përket konfliktit me Greqinë, duke deklaruar se Turqia nuk do të lëshojë asnjë pikë ujë.

Ai shkruan se Ne jemi për t’i krijuar hapësirë diplomacisë duke dëgjuar çdo thirrje të sinqertë që vjen dhe synojmë zgjidhjen e problemeve me dialog nga ku do të përfitojnë të gjithë”.

“Shteti i Republikës së Turqisë është një shtet i lashtë dhe me rrënjë që ka një të kaluar dy mijëvjeçare. Pa ndonjë kompleksitet, ne vazhdojmë t’i menaxhojmë me gjakftohtësi dhe pjekuri të gjitha proceset që kalojmë pa u shqetësuar asnjëherë për provokimet e vazhdueshme.

Duke i kushtuar vëmendje çdo thirrjeje të sinqertë, ne synojmë të krijojmë hapësirë për diplomacinë dhe t’i zgjidhim problemet me anë të dialogut në mënyrë që të kenë mundësi të fitojnë të gjithë. Me këtë vizion ne do të vazhdojmë deri në fund të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë”, thotë Erdogan në mesazhin e tij në Twitter.

4 komente në “Turqia ngre padi ndaj medias greke pas artikullit “F**k you Erdogan”: Do të mbrojmë çdo pikë uji dhe pëllëmbë toke të vendit tonë”

  1. Prof Dr. Kalec Dega says:

    Bravo Erdogan, per nje shkrim gazete te digjni jo ma ti shisnit detin Grekut. E kunderta eshte me shqiptaret e Anadollit, jo vetem varreza Greke ne Shqiperi por dhe det te shitur , perseri Shqiptaret bejne gam, gam, gam. dhe bile falendeojne udheheqesit e tyre pasi e hengren suflaqen.

    1. ..... says:

      Ai nuk shet Po do te vjedhi det

  2. Theatre and Drama says:

    po kaq e kane takatin
    te leshoje ndonje fyejre banale ne ndonje gazete,te djege ndonje flamur ne stadium,te beje ttirrje “vritini shqiptaret” ne ndonje parade..se ndryshe te hane ate qe s’thuhet
    eshte pak a shume si puna e kurdheve te anastasit(janullatusit) qe mallkojne e kercanojne perdite..duke vrare e prere turq nga internet hahaha
    ..
    dhe me te tilla fyerje neper gazeta,greket kane sulmuar shume figura dhe personalitete boterore,
    psh ne 1999 mbaj mend nje karikature,ku denigronte Toni Blair dhe Bill Clinton,shkaku bombardimi i Serbise,icili per hir te se vertetes i shkaktoi dhimbje te jashtezakonshkme grekut..e keshtu kane djegur famurin amerikan,kane fyer Merkel,kane djegur flamurin e NATO…
    ama tani kur turku ia u hap plagen e b.thes,shpall “vatanin blue” ,keta me vrap shkojne i kerkojne ndihme US,Merkel,NATO hahahaha..

  3. If some one wants to be updated with newest technologies after that
    he must be pay a visit this site and be up to date all the
    time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje