Kur politika të lodh, Ilir Meta kalon nga kërcënimi ndaj Ramës në mesazhe me Nënë Terezën: Paqja arrihet dhe me një buzëqeshje, ja politikanët e bekuar

21 Shtator 2020, 11:48Politika TEMA

Meta sjell mesazhet e kardinalit që kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit: Paqja kërkon sakrificë jo vetëm për ta fituar, por…

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, Presidenti Ilir Meta thotë duhet sakrificë, jo vetëm për ta fituar atë, por edhe për ta ruajtur.

Në një status në Facebook, kreu i shtetit sjell disa nga mesazhet e kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e tij ja kushtoi Paqes.

Postimi i Presidentit Meta:

Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet: ‘Edhe me një buzëqeshje’.

Por historia na ka mësuar, se paqja e qëndrueshme kërkon sakrifica të panumërta, jo vetëm për ta fituar, por edhe për ta mbrojtur, dhe se ajo është e sigurtë kur liria dhe të drejtat e njeriut garantohen përmes shtetit ligjor.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, dua të sjell në vëmendje disa nga mesazhet tepër frymëzuese të kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e Tij ja kushtoi Paqes, në funksion të së cilës i ka lënë njerëzimit dhe në veçanti politikës këto porosi, aktuale në çdo kohë:

Bekuar politikani, thellësisht i vetëdijshëm për rolin e vet!

Bekuar politikani, që frymëzon besim;

Bekuar politikani, që punon për të mirën e përbashkët e jo për interesin e vet;

Bekuar politikani, që e kryen me besnikëri të patundur, detyrën e besuar;

Bekuar politikani, që punon për unitetin;

Bekuar politikani, që angazhohet për realizimin e ndryshimeve rrënjësore dhe refuzon të quajë të mirë atë që është e keqe;

Bekuar politikani, që e dëgjon popullin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve;

Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media.

5 komente në “Kur politika të lodh, Ilir Meta kalon nga kërcënimi ndaj Ramës në mesazhe me Nënë Terezën: Paqja arrihet dhe me një buzëqeshje, ja politikanët e bekuar”

  1. Dr. Kalec Dega says:

    Sa me shume reklame t’i beni Presidentit Ilir Meta aq me shume vertetoni sa te drejte kishte Edvini kur e zgjodhi President.
    =
    ‘Qente lehin ndersa karvani ben perpara’.
    =
    Nderkohe mblidhni kartonat e Braces, Taulantit dhe Edvinit dhe i rruni per te fshi b i thn me mut Metes, lol

  2. hasani says:

    Aman na e hiqni kete qelbesire nga media, se na cau menderen cdo dite me brockullat e tij. Te gjithe qytetaret e veleresojne ate si hajdut ordiner i certifikuar dhe kriminel. Vendin nuk e ka atje ku eshte por ne burg.

  3. Thënia e nëntë says:

    Shtoji dhe kete o Ilir Meta, se e ke fshirë nga thënia e nëntë e Van Thuan-it :
    – Bekuar politikani qe nuk vjedh. ( Si unë )

  4. tirona says:

    Mallkuar politikanet si puna jote……

  5. O debil, ke 30 vjet jetë politike gjatë të cilave le gjurmë të pashlyera, me aktivitetin tënd korruptiv e kriminal, në historinë e Shqipërisë. Bashkë me të “gjatin” Ja hëngrët kokën Nanos! Tani është Radha jote të dalësh nga skena.
    Harroje patriotizmin letrar, mundohu ti shpëtosh dënimit se dikush do ta hajë në këtë mes, për këto 30 vjet mashtrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje