Orban mbështet Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit

21 Shtator 2020, 14:51Bota TEMA

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e mbështeti presidentin amerikan, Donald Trump, në garën e tij për rizgjedhje, duke thënë se rivalët e tij nga Partia Demokratike e kanë detyruar “imperializmin moral” në botë.

“Ne e mbështesim fitoren e Donald Trumpit, sepse e dimë mirë diplomacinë e qeverive demokratike amerikane, të ndërtuar mbi imperializmin moral. Ne kemi qenë të detyruar ta provojmë atë më parë, nuk na ka pëlqyer dhe nuk e duam një tjetër”, shkroi Orban në një artikull të botuar në të përditshmen hungareze Magyar Nemzet.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen në nëntor.

Orban, nacionalist i krahut të djathtë, përballet me zgjedhjet parlamentare në fillim të vitit 2022.

Orban shkroi se 2022-ta do të jetë vendimtare, pasi elita liberale ndërkombëtare përpiqet t’i shkatërrojë konservatorët e krishterë në Evropë.

Hungaria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore do ta vendosin efikasitetin ekonomik mbi politikat e Bashkimit Evropian, të tilla si: “synimet klimatike të ngritura mbi absurditet, Evropa sociale, kodi i përbashkët i taksave dhe shoqëria multikulturore”, tha Orban.

Sipas organizatës Freedom House, demokracia në Hungari – vend anëtar i Bashkimit Evropian – ka qenë në rënie gjatë dekadës së kaluar.

Në raportin e fundit të publikuar në muajin maj, Freedom House e përshkroi Orbanin si udhëheqës që “nuk bën asnjë veprim për të respektuar institucionet demokratike”.

1 komente në “Orban mbështet Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit”

  1. Shefkiu says:

    Sipas Freedom House, demokracia do te tregonte ngritje po te legalizoheshin martesat brenda te njejtit seks, te jepeshin sa me shume fonde per seminare per klimen, ku pjesmarrsit te flisnin tralalara dhe te flinin e hanin, pinin e flinin ne hotele me pese yje me parate e atyre qe punojne gjithe diten dhe ju mbajne deri ne 45% taksa per llogjet zbavitese te hajduteve profesioniste te taksave, te ashtuquajturit ambientalist. Eshte njelloj sic mbajme edhe ne me taksat tona te marre te tipit Sazan Guri, aventurier qe shfrytzojne mundesite ligjore qe kane aprovuar ligjvenes me shume se hajdute profesioniste, te cilet ndajne fondet me keta anetar te “shoqerise civile”. $450 milion e coi pasurine personale Al Gore me tralalate e tij ambientaliste per permiresimin e klimes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje