Rusia i tregon forcën botës, fillon stërvitjen "Kaukaz-2020" me pjesëmarrjen e mbi 80.000 ushtarëve

21 Shtator 2020, 15:50Bota TEMA

Ka filluar stërvitja “Kaukaz-2020” në rajonet e Kaukazit jugor dhe verior të Rusisë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në stërvitjen “Kaukaz-2020”, marrin pjesë rreth 80.000 ushtarë rusë, ndërsa rreth 1000 ushtarë bjellorusë, kinezë, iranianë, pakistanezë, armenë dhe nga Mianmari.

Stërvitja zhvillohet në pjesë jugore dhe veriore të rajonit Kaukaz të Rusisë si dhe në ujërat e detit Hazar, ndërsa bëjnë pjesë rreth 60 avionë luftarakë, 30 anije luftarake, 250 tanke, 450 automjete të blinduara, 200 sisteme artilerike dhe raketave.

Stërvitja, e kryer për të matur aftësinë e trupave ruse për të ruajtur sigurinë ushtarake në pjesën jugperëndimore të vendit, do të zgjasë deri më 26 shtator.

 

2 komente në “Rusia i tregon forcën botës, fillon stërvitjen “Kaukaz-2020” me pjesëmarrjen e mbi 80.000 ushtarëve”

  1. neutrali says:

    Nuk i tregon forcën askujt

  2. Ggh says:

    Botes jo , popullit te vete po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje