Borrell: Ende asnjë marrëveshje mbi sanksionet kundër Bjellorusisë

22 Shtator 2020, 10:19Bota TEMA

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se kryediplomatët e vendeve anëtare të bllokut nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje mbi sanksionet kundër Bjellorusisë.

“Ministrat diskutuan çështjen e sanksioneve. Dhe pavarësisht vullnetit të qartë për të miratuar ato sanksione, nuk ishte e mundur të bëhej sot, sepse nuk u arrit unanimiteti i kërkuar”, tha Borrell në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Siç tha Borrell, “çështja do të duhet të konsiderohet nga krerët e vendeve dhe qeverive në Këshillin Europian, më vonë këtë javë”.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat masive që kur presidenti Alexander Lukashenko u rizgjodh në zgjedhjet e 9 gushtit, ndërsa kundërshtarët e tij thonë se këto zgjedhje ishin të manipuluara.

Borrell tha se ”rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi ishin të falsifikuara” dhe se ”BE nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale bjelloruse”.

1 komente në “Borrell: Ende asnjë marrëveshje mbi sanksionet kundër Bjellorusisë”

  1. Juli says:

    Ja kjo eshte TIPIKE e Europes. 27 vende ku seicili sheh bythen e vet dhe hajde beji bashke ne nje mendje. Praktikisht nuk ka fare bashkim europian, keta as jane fare te bashkuar ne kete pike.
    Problemi ketu eshte me nje bythe vendi Qipro qe i ngrefet trapi dhe thote nuk dua sanksione per Bjellorusine.
    Shume mire bravo EU qe ka fut nje vend muti si qipro ne EU dhe tani i rruan trapin.
    1 milion banore bythzinj turq ortodoks te qipros bllokojne 350 milione banore te EU-se kur nderkohe ne Bjellorusi (qe jane 10 milion per vehte) po behet nami…. imagjino cfare bashkimi i leshit europian eshte ky.
    Keshtu eshte kur pranoni plehra si greqia apo qipro ne EU… do i hani mutin tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje