Nga Altin Ketro
Teksa jemi në kundra kohë për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor nën frymën e ndryshimeve kushtetuese, një prej pikave që do diskutohet është edhe pragu elektoral 3 për qind në rang kombëtar. Ky prag, nëse nuk arrihet të kapet në rang kombëtar, ta heq mundësinë e fitimit të mandateve edhe nëse këto i merr brenda një qarku të caktuar.
Me pak fjalë, kjo do të thotë që asnjë parti që, në varësi të numrit të zgjedhësve, nuk merr së paku diku tek 45 mijë deri në 55 mijë vota në rang kombëtar, nuk mund të fusë asnjë deputet në Kuvend. Kjo sasi votash, po t’i pjesëtosh me numrin e qendrave të votimit, i bie mesatarisht 8 deri në 10 vota për çdo qendër votimi.
Kritikuesit e pragut 3 për qind të rang kombëtar e lidhin këtë me penalizmin që hasin partitë e vogla apo parti të reja që duan të garojnë në zgjedhje.
Po ta shikosh në këtë frymë, duket si diçka e drejtë që duhet marrë parasysh. Pra, që t’i lihet hapësirë kësaj kategori që të mos e ketë pengesë këtë prag për t’u përfaqësuar në Kuvend.
Por, e parë me një sy realist dhe jashtë pasioneve e interesave partiake, pragu elektoral prej 3 për qind në rang kombëtar është një e “keqe” e domosdoshme.
Është aq e domosdoshme saqë, sipas gjykimit tim, lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të vendit tonë.
Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk duhet t’u lihet hapësirë partive me baza lokaliste. Një parti e cila formohet për të garuar vetëm në një qark, duke shpërfillur 11 qarqet e tjera, vetëm e vetëm se tek ai qark ka bazat më të shëndosha të mbështetjes, kthehet në një kërcënim për vendin. Natyrisht, për kamuflazh, mund të garojë në mënyrë fiktive edhe në qarqe të tjera, por pikësynimi është ai qark që i prodhon mandate.
Nën këtë shembull, shumë individë, të sponsorizuar edhe nga qarqe të huaja, mund të krijojnë dhe garojnë si grupime politike me baza fetare apo të komuniteteve të caktuara me baza etnike.
Këto lloj “partish”, nuk u intereson fare zgjerimi i shtrirjes së tyre dhe as mbrojtja e interesave të pjesëve të tjera të shoqërisë anembanë Shqipërisë, por fokusohen vetëm tek hapësira elektorale ku kanë bazat e shëndosha që u sigurojnë vota.
Ato kanë si synim që të marrin një minimum deputetësh, të atillë që të kushtëzojnë me to formimin e një qeverie. Duke qenë me frymë vetëm lokaliste, ato kthehen në rrezik për interesat kombëtare, sepse qëllimi i tyre është konsolidimi brendapërbrenda qarkut dhe mbrojtja me fanatizëm i interesave të atyre grupeve të ngushta shoqërore që përfaqësojnë, por edhe atyre që i sponsorizojnë, brenda apo jashtë vendit qofshin.
Sa më sipër, kjo çështje duhet trajtuar me shumë kujdes e me frymë patriotike, që do të thotë që, pragu elektoral prej 3 për qind, duhet të jetë kusht për t’u përfaqësuar me deputet. Partitë vendimmarrëse nuk duhet të bien në kurthin e grupimeve politike që hiqen si të shpërfillura.
Ato grupime nxjerrin thjesht lot krokodili që shprehin jo vetëm pafuqinë e tyre për t’u kthyer në parti me shtrirje kombëtare, po ashiqare e demonstrojnë se fokusi i tyre nuk është Shqipëria, por zona të caktuara brenda saj, ku ato krijojnë “pashallëqet” e tyre. Kësisoj, ato kthehen në një barrë jo vetëm për qeverisjen, po edhe në rrezik për sigurinë tonë kombëtare.(TemA)
Sakte Ketro Particka qe prej 30 vitesh kane nga nje kryetar te perjetshem dhe futen ne parlament duke iu ngjitur si morra partive te medha, u duhet vene pragu jo 3, por 5%.
…Altin, jo e keqe e domosdoshme, por nje mire qe domosdoshmerisht duhej prej fillimit te pluralizmit e ne vazhdinesi. Na u neveriten deri ne urrejtje nje pjese figurash komike qe nuk e dijne edhe vete ke perfaqesojne; por jane po vegjetojne ne politike prej 30 vjetesh. Kjo eshte edhe arsyeja qe qe ne jemi afer 100 parti; nje per 30.000 banore.
Me nje fjale nqs 1% e shqipetareve jane gay ata s duhet te kene nje perfaqesues ne parlament?….S po flas per 60 %muslimane….apo 25 %orthodokse.E kupton sa pa logjike eshte shkrimi yt.Fjala vjen PD kishte ne krye Sali Serbin .Mendo c deputete fut nje oarti “emadhe”me kryetar te sponsorizuar serb. Po ajo partia “e madhe” qe i rrinte kryetari bozuqeve greke e la gruan per nje gjysem greke c deputete do fute? Ekupton sa pa logjike e ke shkrimin?