Spiunazhi në oborrin e Zogut, rrëfimi i Hasan Luçit: Cilët ishin agjentët e Sigurimit, Isuf Mullaj dhe Andon Konomi dhe roli i tyre në vdekjen e Ahmet Zogut dhe në dasmën e Leka Zogut

23 Shtator 2020, 12:11Dossier TEMA
Spiunazhi në oborrin e Zogut, rrëfimi i Hasan Luçit: Cilët

Ish-oficeri i lartë i Zbulimit, (Sigurimit të Shtetit), Kolonel Hasan Luçi, është një minierë e pashterrur rrëfimesh, intrigash, prapaskenash që janë luajtur për dekada me radhë. Hasan Luçi, njeriu që u fsheh për 30 vjet nën kostumin e diplomatit në Paris, Romë e Bruksel. Ai është një dëshmitar i dorës së parë dhe për këtë zgjon një interes jo të vogël edhe 30 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist. Nuk i ka ndryshuar asfare pikëpamjet dhe bindjet e tij. Nuk është punë nostalgjie, na thotë. Në një kohë të caktuar ne kemi bërë me devocion një detyrë që na ishte ngarkuar.

Ai shkoi në Paris, kur u shpall prishja e PPSH- së me ish-kampin socialist, pas raportit të Enver Hoxhës në Kongresin IV të PPSH-së, shkurt 1961 deri në vitin 1968. Dhe ndërsa më parë, diplomatët tanë kishin ndihmesën e selive të vendeve mike socialiste, tashmë që u prishën edhe marrëdhëniet me Partinë Komuniste të Francës dhe me shoqatën e miqësisë Francë-Shqipëri, që ishte nën tutelën e saj, ish-zbuluesit të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, iu desh të kërkonte dhe të zinte miq të rinj. Teksa edhe prishja me Kinën krijoi tensione të reja me një pjesë të miqve dhe të shoqatës së re franko – shqiptare, por ai përjetoi vetëm fillimin, sepse u kthye në atdhe.

Ja disa episode që ai rrëfen për gazetën DITA.

– Zoti Luçi, në vazhdim të bisedave të mëparshme lidhur me agjentët dhe agjenturat e huaja gjatë periudhës së Shqipërisë socialiste, sot dua që të flasim më konkretisht. Pse Sigurimi i Shtetit ishte aq shumë i përqendruar për të penetruar dhe për të zbuluar veprimtarinë e këtyre agjenturave?

– Sepse ato paraqisnin rrezikshmëri të lartë për vendin tonë. Unë dhe shokët e mi të zbulimit kemi bërë gjithçka për të neutralizuar këtë veprimtari që ne e quanim me bindje se ishte jo vetëm antikomuniste, por edhe armiqësore kundër vendit tonë. U kam thënë herën e kaluar kur folëm për Martin Camajn se kontingjenti me rrezikshmëri më të theksuar ishte ai i të arratisurve para e pas çlirimit. Ata qenë armiqtë politikë e ideologjikë; kishin lidhje e baza me elementë kundërshtarë të vjetër e të rinj, brenda Shqipërisë dhe në trojet shqiptare jashtë saj, të cilët i kanë shfrytëzuar si kavie të mirëfillta, sipas nevojës e kohës.

Me shthurjen e reaksionit shqiptar brenda vendit në prag të çlirimit, pjesa që morri arratinë jashtë shtetit u prit me krahë hapur nga spiunazhet e huaja dhe reaksioni shqiptar që ndodhej jashtë vendit. Vetë kjo mërgatë përjashta kërkonte një bashkim të të gjithë kombeve, të të gjitha racave dhe dhe të të gjithë feve për të krijuar një front të përbashkët kundër “kërcënimit komunist”, për rikthim triumfator. Aleancën e shenjtë për bashkimin e saj e nxitën edhe spiunazhet e huaja për interesat e tyre, për të vepruar edhe kundër vendit tonë për t’i dhënë përshtypjen këtij reaksioni të brendshëm e të jashtëm se mërgata politike ishte e bashkuar. Megjithëkëtë procesi i bashkimit dhe i pajtimit mes krerëve e grupeve reaksionare vazhdoi gjatë e nuk mbaroi, me ose pa nxitjen e spiunazheve të huaja, pavarësisht nga shkalla e grindjeve, përçarja, gjendja moralo-politike, nga shpërbërja e krijimi i grupeve të reja. Pas çlirimit, nën drejtimin e spiunazheve të huaja, ky reaksion u mobilizua plotësisht në luftën e ftohtë sidomos krerët kriminelë të luftës, dikush si këshilltar ushtarak i ushtrive anglo-amerikane dhe pastaj të NATO-s, dikush si ekspert e organizator i rrjeteve të spiunazhit brenda e jashtë vendit etj. Siç e dëshmojnë vetë armiqtë dhe të penduarit rivaliteti mes zbulimeve të huaja ka qenë i madh.

Spiunazhi grek zhvilloi një veprimtari të gjerë me të arratisurit brenda e jashtë Greqisë sa në vitet e para pas çlirimit “qeveria greke nxiti të arratisurit të shkonin nga Italia në Greqi dhe Koço Muka kërkonte të shkonte atje, ndërsa gruaja e Ali Këlcyrës mbante kontakte me konsullin grek në Itali. Grekët i përfshinë të arratisurit në sillogjet vorioepiriote. Zbulimi italian e Vatikani vunë dorë mbi kriminelët fashistë, ish-miq të tyre të vjetër e të rinj, duke vendosur kontakte të rregulla agjenturore. Interes për reaksionin shqiptar që u stabilizua në vendet e tyre tregoi edhe spiunazhi gjermano -perëndimor, francez austriak, australian, i disa vendeve arabe, etj.. Më vonë u përfshinë në këtë lojë edhe vende të tjera, ku strehoheshin e financoheshin kriminelët e arratisur e masa e reaksionit politik, ekonomik e kosovar antikomunist. Një rol të veçantë luajtën titistët, nëpërmjet OZNA-s në vitet ’40 dhe pastaj të UDB-së për grumbullimin e organizimin e mërgatës politike shqiptare në Jugosllavi e jashtë saj sidomos pas vitit 1948 duke nxitur edhe arratisje të reja për t’i pasur si kontingjenti në duart e tyre dhe hedhur në veprimtari subversive të gjithanshme sipas planeve të tyre antishqiptare. Për këtë është kuptimplotë “dashuria” e tyre për Panajot Plakun e veprimet komplotiste me të.

– Si mundët të depërtoni në radhët e tyre?

– Kjo ishte aftësia jonë. Kishim një detyrë dhe e kryem. Unë kam qenë shumë vite në Francë dhe i kam njohur dhe kam bashkëpunuar nga afër me disa, kam bindur dhe rekrutuar edhe individë të mërgatës sonë që të punonin për ne, pra për Sigurimin shqiptar.

Kjo është një e vërtetë që dihet tashmë botërisht. Ne kishim depërtuar deri në kupolat e kësaj mërgate dhe kishim gjithë informacionin e nevojshëm në kohë rekord se si punonin, çfarë mendonin e planifikonin kundër Shqipërisë, ndaj dhe ata dështuan në të gjitha tentativat e tyre. Gjithsesi nuk ka qenë e lehtë. Po e ilustroj këtë me ca fakte. Që kur kam filluar unë punë (1959), zbulimi kishte një numër të kufizuar kuadrosh, që nuk bëheshin as 100 vetë në të gjitha hallkat brenda dhe jashtë, kuadro zbulues e teknikë. Kjo ishte fare pak për nevojat e asaj kohe, po të kihet parasysh se zbulimi ynë kishte objekte ato qendra dhe njerëz që kryenin veprimtari armiqësore kundër vendit tonë. Për arsye ekonomike në selitë tona diplomatike nuk kishte më shumë se 1 deri 3 zbulues (rrallë komplet). Po kaq pak ishin dhe diplomatët e teknikët. Ky minimum absolut binte në sy kudo jashtë shtetit, sepse dhe Vietnami që ishte në luftë kishte shumë më tepër se ne, megjithëse ishte aq larg nga Evropa. Për të mos folur për perëndimorët, që kishin edhe deri në 2000 vetë. Zbuluesit tanë dhe rrjeti i bashkëpunëtorëve të tyre punonin kryesisht mbi baza vullnetare e patriotike. Ne nuk kishim gjithashtu as teknikën e domosdoshme qoftë dhe të vjetër që përdornin të tjerët. Megjithatë, edhe në ato kushte ne e kemi kryer më së miri detyrën tonë, duke menduar mbi gjithçka atdheun dhe fatet e lirisë e pavarësisë që i kishim fituar me gjak.

– Mund të jepni ndonjë shembull?

– Jo një por disa. Në këto histori që do t’u tregoj ka edhe humor, një humor të zi. E para ka të bëjë me vdekjen e Ahmet Zogut.

Në prill 1961 në Paris, mbreti i vetëshpallur Ahmet Zogu (Zogolli) u nda nga jeta dhe u përcoll me ceremoni të madhe mortore nga suita e mbetur e tij dhe zogistë etj. miq të tij në vite, si ia donte sëra e tij, po edhe me mbretër në fuqi e pafuqi në mërgim a jo. Por atje në ceremoni dolën në krye edhe dy burra, që me “lotë në sy” ishin më të hidhëruarit e më të ngashëryerit. Ata ishin më të “helmuarit” për humbjen historike të legalistëve historikë, bashkëpunëtorë të fashistëve italianë e nazistëve gjermanë si dhe shërbëtorë të shumë zotnive të kohëve nga 1920 deri sot. Këta burra që çuditën atë ceremoni ishin Isuf Mullaj i famshëm dhe shumë i njohur tashmë i futur nga Sigurimi i Shtetit në oborrin e Zogut. Si kishte mundur ai të depërtonte deri në oborr dhe të fitonte besimin e Zogut? Historia duket sa qesharake, por që tregonte dhe nivelin e “mbretit” dhe oborrtarëve të tij. Babai i Isufit i kishte çuar tre desh, lyer me “bojë të kuqe” A. Zogut kur ky u martua me një princeshë të rënë nga vakti! Isufi ishte “arratisur” në 1954 dhe pasi kaloi me sukses kalvarin në bincat e zbulimit grek, doli në Belgjikë, ku u zgjodh në kryesinë e degës e më lart në OKLL dhe pëlqehej si politikan i regjur, me humorin e veçantë.

Tjetri “shumë i pikëlluar” për vdekjen e Zogut ishte Andon Konomi nga Zagoria, i arratisur në Greqi, ku u torturua, se nuk pranoi të nënshkruante deklaratën për “Vorio Epirin”, duke u thënë se “ika të shpëtoja kokën e jo të shes Shqipërinë”, por u internua në ishullin Siros, ku ishin edhe komunistët grekë, ishull i tmerreve ku u bë turbekuloz. Iku në Belgjikë, ku punoi në një fabrikë birre, ku për ironi të fatit siç tregonte vetë kullufiste rreth 32 krikëlla me birrë në 24 orë. Për qëndrimin e tij atdhetar në Greqi u zgjodh ministër i oborrit mbretëror si i vetmi ortodoks. Ai i thoshte vetes e të tjerëve: “jam mbretëror hamall” se merrej me arkat e birrës gjithë ditën në fabrikë, pa gjetur punë tjetër për moshën e tij.

Kur më tregonin të dy shenjat e torturave në trup bërë nga grekët në Llavrio, kampin e Athinës etj. mendoja se si kishin shpëtuar pa u sakatuar nga trupi e mendja dhe pa tradhtuar veten si atdhetarë në ato kushte fashistizimi të tërbuar antikomunist e antishqiptar. Ata nuk donin t’i kujtonin ato ngjarje, por nderi e lavdia i duroi sa ishin gjallë. “Bota e lirë” nuk shkruan për këto egërsi se donin t’i bënin kavie t’u shërbenin pa asnjë kusht njerëzor!

– Le të kthehemi te ceremonia e vdekjes së Zogut… Si merreshin vesh agjentët tuaj pa u diktuar nga njerëzit e Zogut?

– Sekreti i këtyre dy burrave flinte gjetkë: të dy ishin bashkëpunëtorë të zbulimit shqiptar, njeri i dërguar nga ne, Isufi si edhe mik i mirë e pronar i deshëve për mikun mbret, kurse tjetri, Andoni, i kapur e bërë bashkëpunëtor i zbulimit në 1959 në Bruksel, të cilin e pata studiuar për një kohë të gjatë. Të dy i ishin hapur njeri tjetrit dhe vepronin në mirëkuptim të plotë për kryerjen me sukses të detyrave atdhetare kombëtare kundër tradhtarëve, që donin të rrëzonin pushtetin popullor. Po si u dolën aq lotë atë ditë që vdiq Ahmet Zogu, sa nuk shihnin as mirë miqtë rreth e rreth? Pa le kur morën fjalën e lamtumirës, iu çirrej zëri, ngashëreheshin dhe lotët vu e vu, që i fshinin me shami të bardha, por edhe hundët e gjora. Miqtë as kuptuan hiç se shamitë e tyre të bardha me lotët çurg vinin nga qepët e bekuara që i kishin shtrydhur në shami në mëngjes për këtë lojë madhështore në këtë ceremoni historike! U habitën edhe legalistët e graduar nga Isufi (Cufja shkurt) me këtë “dashuri” të tij për mbretin në mërgim e në parajsë tashmë. Pasi derdhën aq lotë, kur pushuan në banesën e vet, derdhën edhe po aq lotë me gazin e madh, që po u zinte frymën, se ia dolën komedisë si artistë të shquar dhe se patën edhe mjaft lavdërime nga shumëkush atje dhe më vonë, duke mbetur në historinë e legalistëve kavie  në vite kundër atdheut e kombit. Ja pra një histori e rrallë argëtuese apo jo ?!

– Më thatë se keni edhe histori të tjera…

– Po. Po iu tregoj edhe një tjetër që lidhet prapë me oborrin mbretëror. Në tetor 1975 princi Leka Zogu, i vetëshpallur në prill 1961, u martua, me miratim të kryesisë së Legalitetit e të Abaz Kupit. Dasma u bë me bujë të madhe në Madrid të Spanjës, si edhe  fejesa më parë, dhe martesa, me pjesëmarrje të shumtë të gazetarëve të huaj, përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë, mbretër në fuqi e në mërgim, veç të arratisurve legalistë, kosovarë e nga diaspora ekonomike. Po në këtë dasmë bëri bujë “mbretërori hamall”, Andon Konomi,i cili ishte i veshmbathuri më i shquar, me frak, papijon, borsalinë e dorashka, dy-tre unaza floriri në duar, ora që vezullonte dhe këpucë të zeza me llustër, trupmesatar i shëndoshë, që sillej andej këndej në sallone, duke përshëndetur me buza gaz e shkelje syri të njohurit e të pa njohurit atje. Shumë kureshtarë  pyesnin: po kush qenka ky, zotëri, më shik këtu? Andoni dëgjonte dhe mezi mbante gazin dhe lëvizte për t’u dukur më i hareshëm në këtë dasmë historike, të princit, me gruan sa gjysma e tij si shtat. Bashkëpunëtori im nga Burgajeti, që e kish tundur në djep që kur lindi Leka dhe e shoqëronte sa u bë lis, më thoshte: “Leka me trup është si mal, po nga mëndja në hall”!

Bashkëpunëtori im kuzhinier ishte më i thekur  kur më fliste për të e zakonet ( veset ) e tij. Leka i buzëqeshte Andon Konomit se ishte mik i parapëlqyer i të atit për humorin e mënçurinë, megjithëse Andoni edhe e voli jo pak edhe në Madrid, ku takonte edhe mbretëreshën Geraldinë, e cila e simpatizonte goxha zotin Konomi. Pastaj Leka kontrabandisti iku në Rodezi e Afrikën e Jugut, ku e gjetën demokratët tanë në vitet ‘90. Këta bënë sikur nuk dinin për përgojimet e tij si kontrabandist armësh në Tailandë në 1977, nga ku e shpëtoi CIA dhe për dëbimin në 1978 nga Spanja për veprime të paligjshme në vend e jashtë tij etj. Edhe A. Konomin e kthyem pranë familjes, e rehabilituam. Unë kalova një natë të paharruar në shtëpinë e tij në Zhej të Zagorisë, ku ishte gati tërë fshati në një ceremoni urimi.

21 komente në “Spiunazhi në oborrin e Zogut, rrëfimi i Hasan Luçit: Cilët ishin agjentët e Sigurimit, Isuf Mullaj dhe Andon Konomi dhe roli i tyre në vdekjen e Ahmet Zogut dhe në dasmën e Leka Zogut”

  1. Erhard says:

    Do rrezonin Enver Hoxhen keta qen te zgjebosur,kur trimat e tij ia kendonin letrat pa i shkruar Zogolli!
    Keshtu kane qene gjithmone keta lapangjoze si atehere ashtu edhe keto 30 vjet!
    Asgje nuk kane bere per Shqiperine,asnjehere nuk u ka dhene voten populli,sepse e dine se jane nje rrace antishqiptare!

    1. Cipini says:

      Ky mbahet per nje super expert spiunazhi. Koqe kandari. Konkretisht cfare kane bere keta “agjente” mbas vitit 1960? Nje vere ne uje. Nuk tregon asgje konkrete ky debil nga Kuci, pa kurfare kulture, nje cope bari injorant.

  2. Teodosi says:

    O debiler Kujt I plasi trapi per nje satrap,vrases,te shitur ,pordhemadh e mbatharak si katinari I burgajetit o mjerane? Au duhet nxjerre nga varri e vaeur me gjuthe Enver ramiz e pasardhesit e tyre ne tranzicion.

    1. Arbeni says:

      Ai që duhet varur si qen është sali maloku që e rehabilitoi atë tradhëtar.Kur vëndi ndodhej në situatën me te vështire ai kërma zogji pules nga Burgajeti iku dhe e la poullin në meshirë tê fatit,tamam si nje lepur i pëgërë.Ai bëra disa gjera të mira,por tradhetia ja hedh posht gjithçka.Historianët e paanshëm i kanë vënë maskën e tradhetise vrasesit te patrioteve si L Gurakuqi,H Prishtina,A Rustemi,B Curri etj

  3. Teodosi says:

    O debiler Kujt I plasi trapi per nje satrap,vrases,te shitur ,pordhemadh e mbatharak si katinari I burgajetit o mjerane? Au duhet nxjerrex nga varri e vaeur me gjuthe Enver ramiz e pasardhesit e tyre ne tranzicion.

  4. qytetari says:

    Eshte rikthyer koha e ´´qenve te eger dhe te heshtur´´ te hoxhe Enverit,si ky hasanluci.
    Me nje ndryshim,se tani keta zagare te plakur,jane bere dhe te pasur.
    Vend MUTI!

    1. zbuluesi përmetar says:

      Hasani ka qene nje idiot qe as patat nuk mund te ruante jo me shtetin, ishte injorant ne palce, fanatik i Enverit, talleshim te gjithe me te.

  5. Komunisti i papenduar says:

    Greqia ishte bota e lire . Pse edhe atje kishte tortura dhe internime , cudi e madhe !!! Kujtoja se vetem vendet komuniste i kishin keto . Lexo lart shenime te shkruesit ( miniere e pashterur rrefimesh , intrigash , prapaskenash qe jane luajtur vite me radhe ) Ketu kupton se ne cilen ane eshte ai . Kur mund te thoshte ( miniere e pashterur rrefimesh , perpjekjesh , devotshmerie , trimerie per te mbrojtur vendin e tyre nga disa njerez qe donin me arme ne dore me ndihmen e grekeve,serbeve te pushtonin vendin e tyre )
    I

  6. Kola says:

    Andon Konomi dhe Isuf Mullai, si dhe ata qe i kane rekrutuar e drejtuar keta, kane shperdoruar mikpritjen shqiptare, zakonet shqiptare. Nuk eshte se kane bere ndonje heroizem. Sherbimi i tyre ka qene per pushtetin, jo per atdheun. Ata kane qene rrogtare. E kuptueshme kjo ne sistemin diktatorial

  7. h says:

    Të gjithë e dinin se dipllomatë dhe ambasadorët ishin të gjithë spiunë të sigurimit.

    1. Lili says:

      Nuk te ka treguar hasani se berishen e kishte usta te tij? Jo ko, vetem ky ka lujtuar se vertete nuk e dishim e nuk e imagjinojshim se punetoret e ambasades jane te gjithe me ´detyre ´ !

  8. Pelioni says:

    Këtij Hasan Luçit ju zogisto – ballistët
    ti rruani hebet ,sikurse ja keni rrojtur për dekada pasi ai , ju tradhëtarët dhe ish bashkëpuntorët e nazi-fashizmit për sa qe në detyrë ju q.. mbarë e prap si i desh palla e k… .
    Këta janë heronjtë e heshtur të shqipërisë që nuk ju lanë ju mbeturina të Nazif fashizmit t’a zhbënit Shqipërinë,at’here por dhe sot kur mëkëmbësi i juaj Sali Berisha kërkon po çbërjen e shqipërisë kurrë s’ka për t’ja arritur,se këtij vëndi nuk i mbarohen asnjëherë Hasan Luçët.

    1. Lili says:

      Nuk te ka treguar hasani se berishen e kishte usta te tij?

  9. Dylbia says:

    Ndersa Hasani demtonte Zogun jashte shteti, komshiu i demtonte rende vathen ne atdhe. Jepi Hasano se do ta rruaç pushtetin popullor ???

  10. emigranti says:

    Vetem zbulues nuk mund ta quash kete injorant qe tallet edhe me vdekjen e tjetrit, qofte ky edhe armiku i tij, sic e kuptonte ky i indoktrinuar.
    Pale kur thote gjithe kompetence per Leka Zogun se ishte kontrabandist armesh, duke mos kuptuar ose qellimisht anashkaluar se ai punonte ne ate kohe si diller ( trgtar i licensuar ) armatimesh.
    Per fat te keq tash e 30 vjet nga ” renia e kokunizmit ” Shqiperia vazhdon te drejtohet e influencohet nga soji i “Hasaneve e bijve” te cilet e kane lene vendin tone akoma ne kete tranzicion te sterzgjatur dhe si baballaret e tyre bejne sikur pergjerohen per ta futur vendin ne Europe.
    Te simpatizosh Hasanet & Co do te thote te gezohesh me vrasjet e burgosjet e mijera te pafajshmete regjimit me te eger qe ka pasur Shqiperia.

  11. baca says:

    Mire shoku Hasan Luci ? Po ky bariu bashke me ate trapin tjeter cfare arriten ti bejne Zogut ? I rruajten bishtin. Per fat ky Isuf palla shpetoi se e lajmeruan nga Tirana, se kishin per tia heq skalpen dyu vete qe u derguan nga Nju Yorku.

  12. Demir Labi says:

    Xhevdet Shehu,Xhevdet mavria,
    Nuk ndryshohet historia,
    E ke mendjen tek partia,
    Dhe pse ka vdekur Nexhmia.

    Leri Lucat o lugat,
    Se Hasani eshte demokrat,
    E tha ne kohen e nderrimit,
    Se eshte perndjekur prej sigurimit.

    Nuk e dija or mik,
    Qe je kaq nostalgjik,
    Nuk le pleher pa permendur,
    Sot na solle nje te cmendur.

    Xevdet o Xhevdet mavria,
    Po nuk vdiqet juve,nuk behet Shqiperia,
    Edhe sot betoheni per idehal partise,
    Juve halet e gazetarise!

  13. AD says:

    Me gjuhen e fakteve

    O LELE O LELE…
    NGA TRE
    6 ISHIN ME NE !

    – Cilet ishin spiunet jo vetem te Sigurimit te Shtetit, sipas nje ish-oficeri te tij ?

    – Radha ishte pa fund … Kush te ishte i pari …. E kishim veshtire te zgjidhnim jo te gjenim…

    – Spiunet qe nga Enver Hoxha e deri tek Mandela shqiptar Pjeter Arbnori…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam nje mik timin nga Shkodra. Ka qene nje nder oficeret e Sigurimit te Shtetit me te ndershem, me korrekt, me te afte… Bile edhe shef i tij per dy tri rrethe te Shqiperise.
    Si i tille njeh me dhembe e me dhemballe te gjithe ish- hafijet…. Spiunimet… Pseudonimet… Ligesite… Poshtersite pa fund e pa ane!
    Nje dite tek “Kafja e Xhimit”, sic i ka mbetur emri midis shqiptareve te kryeqytetit te shqiptareve te Amerikes ne Bronx, nje i njohur imi i drejtohet me pyetjen:
    – Si shpjegohet qe nuk te kam pare te rrish me tropojane !?
    – Nuk bej asnje dallim krahine , as feje. as ideje, as perkatesie politike , iu pergjigj miku im. Une rri bile shume me tropojane. por nuk te ka rastisur te me shohesh me ta….
    – Amanet a mund te me thuash pseudonimin e ndonjerit prej hafijeve te sigurimit se na lodhen nate e dite duke share komunizmin… Na i cane veshet, i kerkon pa te keq bashkebiseduesi.
    – Po ti vet i ke gjetur me zgjuarsine tende natyrore se kush jane ish- spiunet dhe ish – hafijet e ish- Sigurimit , iu pergjigj ai…
    Eshte krejt kollaj….. Pikerisht ata qe shajne me se shumti, tamam ata qe e heqin vetveten me antikomuniste te vendosur, pikerisht ata qe sot nxjerrin tym e flake nga goja kunder komuniznmit , kunder ish- Sigurimit te Shtetit jane ish- hafije e ish- spiunet me te ligj te asaj diktature, jane ata qe spiunonin nenen, babain , vellain, motren, gruan, te dashuren, shokun, mikun…bile edhe femijet e vet!
    Dhe mos mendo se ushtrohej dhune apo terror per ti rekruatuar… Aspak… Nuk ishte nevoja .
    Ishte aq e gjate radha e atyre qe kerkonin me cdo kusht te beheshin ” syri dhe veshi ” i Partise sa e kishim me veshtire ti spostonim se sa ti rekrutonim… Ishin vullnetare te lindur.
    Disa nga halli: per nje burse per femijen, per nje pune ne qytet, per nje hall a per nje tjeter. Kjo ishte pjesa me e ndershme dhe me e sakte!
    Te tjere nga malli per perfitime personale, per rruge te kehta ne jete, per nje karrike apo perparim ne karriere. Keta ishin dallaverixhinj, intrigante, shpifes
    Kategoria me e felliite jane ata qe per tu hakmare, per te rrenuar jeten e tjetrit, per te shkaterruar familje te tera, shperdoronin pushtetin diktatorial per tu hakmarre dhe shfyre mllefe ose qejfmbetje personale….
    Me e keqja ishte se jane me qindra rastet kur jemi detyruar ti skartojme bile edhe ti ndeshkojme per shpifje e dizinformacion sepse jepnin informacione te rreme. sajonin e shpifnin edhe per te afermit e tyre vetem e vetem qe te siguronin besimin e partise apo ndonje perfitim per vete…
    Kemi pase nje shprehje midis kolegesh ne ate kohe… Nga tre gjashte ishin me ne!
    – Pse!? Si eshte e mundur !? Cfare kuptimi ka kjo shprehje, e pyes une – Sepse secili spiunonte secilin qe bejne tre kunder treve… Pastaj krijonin dyshe me njeri tjetrin kunder te parit, te dytit, te tretit … duke e cuar ne gjashte numrin e plote!
    Pikerisht ata sot jane edhe me te flaktit, me te zjarrtit,. me trimat kunder ish- sigurimit, kunder komunizmit…
    Pse!? Ata provokonin viktimat e hafijllekut te tyre duke folur vete gjoja kunder komunizmit per ti nxitur te flisnin edhe ata duke i futur ne kurth e duke ua nxire jeten jo vetem atyre por edhe familjeve te tyre krejt te pafjshme. Ne nje fare menyre qe atehere e me porosi te Sigurimit ata kishin mesuar propaganden antikomuniste ne mbrojtje te komunizmit. Keshtu u ka mbetur ky ves edhe tani e nuk e kane per gje te flasin e lehin dite e nate kunder komunizmit nen pretekstin se kane qene te persekutuar kur ne fakt persekutonin e sakatonin te persektuuarit e vertete nga komunizmi !
    Sic thone francezet: skajet gjithnje puqen… Nga spiune e hafije te zjarrrte dje ne antikomuniste e antisigurimsa te zjarrte sot!
    A i doni pseudonimet !? Shihni e degjoni kush cirret sot me shume kunder tyre… qofte ne jeten e perditshme, qofte ne ekrane e gazeta, qofte ne politike !
    Dhe nuk behet fjale per hafijet e spiunet me pseduonime te ish- Sigurimit te Shtetit apo te policise… Ata jane pjesa e dukshme e ajsbergut! Nje e shtata e ndofta me pak.
    Ishin po aq ne mos edhe me te rrezikshem, spiunet ne radhet e Partise qe e kishin detyre statutore numer nje “vigjilencen ndaj armikut te kllases”.
    Ishin spiunet e Frontit,. Gruas, Rinise qe te benin gjemen me flete rrufe, apo rrufe mbi koken e cilitdo qe shfaqte pakenaqesine me te vogel kunder ish- diktatures.
    Pa ekzagjerim pothuajse nuk ka pasur familje ne Shqiperi duke filluar nga ish- diktatori Enver Hoxha e deri tek Mandela shqiptar Pjeter Arbnori qe nuk kane qene apo nuk kane pasur spiune ne gjirin e tyre, qe nuk kane spiunuar njeri- tjetrin.
    Shihni kronikat e filmuara te mbledhjeve qe nga fshati me i humbur e deri tek ish- Byroja Politike, qe nga skuadra e katundit me te larget e deri tek plenumet e Komitetit Qendror se si edhe vete ish- anetaret e Byrose Politike , te ish- Komitetit Qendror us a I’moomii Kim k , …. spiunonin apo i hanin koken njeri- tjetrit… tamam si shtriga qe fillimisht han kelyshet e vet!
    Spiunimi ka qene nje semundje, nje epidemi masive ne Shqiperi. Ka qene nje tragjedi pjese jetike e tragjedise shqiptare. E jo vetem ne Shqiperi, por edhe me teper ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi e deri edhe ne diaspore.
    Fatkeqesia me e madhe eshte se kjo dukuri nuk ishte vetem komuniste. Eshte e mirenjohur raporti qe ish- shefi i Gestapos naziste Himleri i ben Hitlerit ne te cilin e thote se ” i vetmi vend ku nuk patem nevoje te paguanim spiunet ishte Shqiperia”( !!!)
    E njejta dukuri u shfaq me regjimin e Ahmet Zogut! E njejta dukuri vihet re gjate pushtimit turk ….
    E njejta semundje u shpalos edhe pas vendosjes se demokratures te Berisha- Gazidedes e deri ne ditet e sotme, kur “Koloneli i Asfalase greke me tre gishta “, sic e ka quajtur me qindra here deri edhe nga foltorja e Kuvendit Popullor Sali Berisha ministrin e tij te Mbrojtjes Arben Imami pergjon e spiunon ne menyre krejt antiligjore e antikushtetuese jo vetem ish- Presidentin e Republikes, Prokuroren e Pergjithshme, ish- kryetarin e SHISH-it, lideret e opozites e deri edhe ambasadoret e vendeve aleate strategjike te Shqiperise.
    Ose shkurt mos e tvet se te kallxon vet! Ata qe kallxonin te tjeret ne ate kohe sot kallxojne po me aq zjarr edhe vetveten… Jane mesuar te shkretet… Nuk mund te rrine pa lehur!
    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !

    From Alban Dega
    On Sep 11, 2012, at 11:07 PM, [email protected]

  14. Niko Seriani says:

    Ja nje qen roje qe leh edhe 40 vjet pasi i vdiq i zoti! Ky ngaterron partine dhe shqiperine. Ky lehu dhe kafshoi per partine se po ta deshte shqiperine duhej tja kishte kthyer koburen padroneve te tij me kohe. Harron se ate qe nuk e bene ato pak te arrtisur, qe ky i vriste pabesisht sepse kerkonin te ishim ne evrope bashke me aleatet qe pas luftes dhe te mos kishim humbur 40 vjet e beri rinia shqiptare qe permbysi padronet e ketij luçit. Ky luçi nje don Kishot qe eshte ta mbante shqiperine ne mesjete.
    Ne vend qe te fshihet rri e hap gojen e qelbur pa dhembe.

  15. taso kume says:

    SA ka vuajtur emigracjoni SHQIPTERE nga keta fanatike te DULLES.GJithmone te perçare ajo rjedhe vazhdon dhe sot e kesaj dite.

  16. Nik says:

    E lexova me vèmèndje por nuk ka fakte ose dokumenta qè tè bèjn tè reflektosh,janè si mund tè them tregime elementare.Nuk kam marr pjes nè kèto punè se isha i vogèl por pèr spiunazhin shqiptar ka shumè pèr tè folur dhe shkruajtur ,rasti i KGB,UDB,Asfalia greke,kanè patur informatorèt e tyre si nè shqipèri por edhe brènda ambasadave tona simbas njerèzve qè punonin nè ambasada.Njè shèmb i vogèl,Drejtor nè Minist,,e jashtme qè kryente emèrimet ishte njè Dibran(mendoj vendosur nga Nexhmija) me nusen vlonjate.Nè njè ambasad nga lindja e mesme fillim i viteve 1970 tè, sekretari i ambasadès tonè shkon shpesh pèr peshkim me ambasadorin jugosllav,kur njè pjestar i ambasadès denoncon tek ambasadori personin atèhere menjèher denoncuesin e sjellin pako postale nè shqipèri(Mos ndoshta ne kishim rekrutuar amabsdaronin Jugosllav apo e kundèrta).Mbasi shkojn dhe bisedojn me Drejt,,e Ministris,, ai ju mbyll gojèn duke i dhèn tè drejt mikut tè vet dibran qè drejtonte ambasadèn etj etj .Ose tè marrim ardhjen e Xh.Mustafès ,njè katrahur qè dhe sot qè jemi nè gjèndje t’a argumentojm mbeten gjithmon shumè pikpyetje rreth sigurimit tè shtetit sepse nè rastin konkret pati prerje kokash nga Kadri Hazbiu,kunati i tij qè ishte K/Dege nè Lushnje e shumè e shum tè tjerè .Dakort se sigurimi jasht ndiqte A,Zogun por zbulimin rusè,grekè,jugosllav nè mardhènie me ambasadat tona si verifikoheshin qèndrimet e tyre ,kètè pyetje kisha pèr H,Luçin ose ish drejtues tè minis,,,sè jashtme qè merreshin me zbulimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje