Apartamenti në Tiranë, depozita 4.5 mln lekë dhe 25 mijë euro, dogjën Donika Prelën

25 Shtator 2020, 12:04Kronika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit arriti në përfundimin se prokurorja Donika Prela nuk justifikoi burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe krijimin e një depozite 4.5 milionë lekë. Mungesë burimesh u konstatuan edhe për shumën 25 mijë euro që bashkëshorti i subjektit e ka dhënë hua, për të cilën Kolegji tha se Prela e kishte fshehur.

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 25 shtator, të shkarkojë nga detyra ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, prokuroren Donika Prela, pasi u konstatuan mungesë të burimeve financiare për krijimin e pasurive si dhe fshehje e tyre. Donika Prela nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit në KPA.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj renditi konkluzionet e shqyrtimit gjyqësor lidhur me problemet për pasurinë. Mulaj shpjegoi se nga shqyrtimi gjyqësor në KPA kishte rezultuar se prokuroja Donika Prela dhe bashkëshorti i saj kishin qenë në pamundësi të burimeve financiare të ligjshme për blerjen e apartamentit të banimit me sipërfaqe 95.6 m2, ndodhur në rrugën Bajram Curri Tiranë dhe për krijimin e likuiditeteve në shumën 4 milionë e 501 mijë lekë.

Sipas Kolegjit, vlera 25 mijë euro që bashkëshorti i Prelës ka dhënë hua u përkiste atyre. Mulaj tha se, edhe për këtë pasuri kishte rezultuar mungesë e burimeve financiare. Gjithashtu, KPA vlerëson se prokurorja Donika Prela e ka fshehur këtë pasuri.

Në fund të seancës dëgjimore, Mulaj njoftoi vendimin për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK dhe shkarkimin përfundimtar nga detyra të prokurores Donika Prela.

Gjatë shpalljes së vendimit, Kolegji nuk u shpreh lidhur me kërkesën e Komisionerit Publik Florian Ballhysa që i kërkoi KPA të çmonte sjelljen e Prelës lidhur me dy kërkesat për përjashtimin e dy anëtareve të trupit gjykues, i cili i konsideroi si tentativë për të zvarritur procesin.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare Ballhysa kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin e Prelës. Ai tha se Prela nuk arriti të provojë mosdijeninë e saj dhe të bashkëshortit për mospagesën e tatimeve për të ardhurat e përfituara nga puna e këtij të fundit në një shoqëri ndërtuese.

Komisioneri tha gjithashtu se Prela rezultonte me balancë negative në vitin 2006 në vlerën e 500 mijë lekëve dhe 450 mijë lekë në vitin 2007. Ai shtoi se nuk u arrit të provohej burimi i një huaje 15 mijë euro të deklaruar nga Prela si burim për blerjen e apartamentit në Tiranë. Sipas Ballhysës Prela rezulton me balancë negative në vlerën 2.8 milionë lekëve për blerjen e apartamentit.

Komisioneri nuk e konsideron të krijuar me burime të ligjshme edhe depozitën 4 milionë lekë, për të cilën Prela ka deklaruar si burim shitjen e një apartamenti në Durrës në vitin 2014, që e ka blerë po atë vit për 1.4 milionë lekë. Nga përllogaritja e kryer prej Komisionerit Publik, ka rezultuar se Prela ka qenë në pamundësi për blerjen e këtij apartamenti.

Ballhysa vijoi se Prela nuk kishte arritur të provonte të kundërtën lidhur me vlerën 25 mijë euro që bashkëshorti i saj i kishte dhënë hua ish-punëdhënësit. Komisioneri shpjegoi se në deklaratën noteriale si huadhënës figuron bashkëshorti i Prelës dhe nuk është pasqyruar prokura e posaçme mes tij dhe një kushëriri për përfaqësimin e këtij të fundit në këtë transaksion.

Komisioneri mbajti të njëjtin qëndrim edhe për një pagesë prej rreth 1.7 milionë lekësh, që bashkëshorti i subjektit kishte kryer në favor të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës për llogari të kompanisë së ndërtimit ku kishte punuar më parë, ndërkohë që rezultonte i punësuar në Bashkinë Tiranë.

Sipas Ballhysës, në të dyja këto raste, Prela është përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë. Komisioneri konsideroi se të gjitha provat e dorëzuara nga subjekti gjatë procesit në KPA, nuk sollën ndonjë ndryshim.

Prela dhe përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Blerina Dodaj i kundërshtuan të gjitha konkluzionet e Komisionerit Publik. Ato këmbëngulën se Kolegji duhej t’i vlerësonte të pabazuara të gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri dhe t’i rrëzonte ato duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit.

18 komente në “Apartamenti në Tiranë, depozita 4.5 mln lekë dhe 25 mijë euro, dogjën Donika Prelën”

  1. shoku says:

    Ne mos gabofsha, ne vitin 1982 , Fronti Demokratik Shqiptar, organizoi nje seminar me Kryetar te Frontit Demokratik te rretheve si dhe
    me disa Kyetar te Fronit Demokratik te kooperativave te bashkuara. Seminri u organizua ne nje rreth te Shqiperise veriore. Seminari do te zhvillohej jo brenda ne qytet ,por ne nje zone te thelle malore,madje dhe afer kufirit. Pas nje pritje madheshtore qe na beri populli i atj fshati, u shperndam per te fjetur neper fshatra. I zoti i shtepise ne bisede e siper me tregoi se kishte njerez te arratisur. Madje me tha se edhe Sekretari i organizates-baze te partise kishte dajen te arratisur. Por duhet te dim se ky kishte vetem nje person te arratisur,mendo per te tjeret komunista.Por ishte e domosdoshme qe edhe aty te kishim nje organizate partia.
    Ndaj mos u habisni per Drejtesine qe kemi patur. Ne skemi patrur njerez te drejtesise,por njerez te KUSARISE. Te gjithe gjyqtaret, prokuroret, e avokatet ( keta me mire ti qyajme sekser midis prokuroreve dhe gjykatesve ) kane vjedhur e rjepur popullin. Pasuria e tyre eshte alarmante, si shtepi,garazhe, toka e leke te thata. Ata qe kane “kaluar vetingun ” jane si puna e atij sekretarit qe kishte vetem nje njri te arratisur,edhe keta kane patur sasi shtepie te pakta e pak leke te thate.kurse te tjeret jane qelbur ne ryshfete e padrejtesi qe po i vuan populli. Te gjithe titullaret kane qene me rrjepsit e popullit.

    1. Zike Kau- Kuçovë says:

      Nese eshte bere ky Seminar o shoku i bie qe ne kete aktiv te Dronfield Demokratik te ishte dhe shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare, si nje agjiprop i talentuar. Shoqja Nexhmije Hoxha nuk mund ti perballonte te gjitha aktivet qe organizonte Fronti ndaj ne keto mbledhje shfaqej nenkryetari shoku Ismail Kadare. A jeni dakord?

  2. Ujku Plak says:

    Nuk e dogjen por ja rruajten Dafllakun . Nqs doni qe ti digjni kata rq qe i kane shkatuar nje dem te parikuperuashem Shqipetareve , sekuestrojani Pasurine dhe jemi ne rregull. Vetem keshtu shkon haku tek i zoti dhe marrin mesim Paseardhesit.

  3. holta says:

    Si nuk u mbaruan hajdutet e Dali kriminelit.

  4. Vendimi says:

    E shikoni sa e sigurt ka qenë Prokuroria e krimeve të rënda me një krietarkë të korruptuar si kjo?!

  5. J says:

    Apartentin dhe leket i la trashëguar nga gjyshi kur shiti shpellën.

  6. Outspoken says:

    Keta po luajne teater,
    Spaku I gjen personat qe kane Vjedhur, dhe Nuk u Sekuestron Pasurine e vjedhur !!!
    Shqiperia Eshte nje Hale!!!
    Ne Shqiperi Nuk ka Shqipetar por Turkokurd Shqipfolesa!

  7. Outspoken says:

    Keta po luajne teater,
    Spaku I gjen personat qe kane Vjedhur, dhe Nuk u Sekuestron Pasurine e vjedhur !!!
    Shqiperia Eshte nje Hale!!!
    Ne Shqiperi Nuk ka Shqipetar por Turkokurd Shqipfolesa!?

  8. Po patet guxim e b... shkoni ne lalez dhe verifikoni hajdutet e vertete says:

    Keto jane vetem pasurite e deklaruara ose te dukeshme,e sa e sa kane neper dysheqe e arka te fshehura per dite te zeza….
    Nga 90 e ketej nuk ka zyrtare e te mis themi beznesmen qe nuk ka vjedhur shtetin e popullin ne menyra te ndryshme qe nga taksat ,pushtimi pronave dhe korrupsioni ose xhvatja e e xhepave te hallexhinjve…

  9. Delja says:

    Ujku plak ka të drejtë !
    sikur e ka djeg interi

  10. Delja says:

    Ujku plak ka të drejtë !
    sikur e ka djeg interi

  11. Delja . says:

    Ujku plak ka të drejtë !
    sikur e ka djeg interi

  12. servet says:

    Kush eshte Dali krimineli mi holta?

  13. Cipini says:

    Jam dakort me”Ujku Plak”, sekuestrim pasurie, sic behet per trafikantent e droges. Edhe keta prokurore e gjyqtare jane kriminale.

  14. xhoxhi says:

    Për mua është turp i madh që këta hajduta vetëm shkarkohen.Këta kanë qënë kupola e drejtësisë dhe pasuria është vënë vetëm me kriminelët të cilët duhet të ishin në burg por kanë paguar dhe janë nëpër botë.Këta duhet të dënohet dhe të konfiskohet pasuria.Qënka mirë kështu vith 30 vjet siguro pare për gjithë jetën dhe shkarkohu dhe shko jetë ku të duash…Kjo quhet drejtësia që po pastrojmë nga hajdutët..

  15. Boo says:

    Edi “Ja futi” Donikes kur kishte nevoje, tani siç e ka zakon e flaku edhe kete se nuk i hyn ne pune me.
    Eshte mjeshter ai, ja futi edhe goces se Azemit megjithe te mamin dhe tani qe si nevojiten me i dorezoi.

  16. shoku i zenit says:

    iku baxhella e katunit
    tani llogari per keta pasuri, konfiskkm
    dhe burg
    hajt ne te semes moj gorill femer

  17. PA emer says:

    U harrua dhe tv ora!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje