Kryedemokrati Lulzim Basha nga Elbasani thotë se konsumi në vend ka rënë në pikiatë dhe qytetarët marrin me listë edhe në farmaci.
“Isha në farmaci dhe më tha vijnë kërkojnë 1 kokërr paracetamol. 80% e kutive janë të hapura. Nuk blejnë dot njerëzit. Listat në faramcitë e vendit vazhdojnë të rriten, këtë më thanë dhe në Durrës. Konsumi ka rënë në pikiatë.
Ke 100 mijë njerëz që kanë dalë pa punë, kush kujdeset për ta. Ca ndihme ka për ta qeveria, ca ndihme ka për ta Edi Rama. Del nga mëngjesi në darkë bën batuta pa kripë. Ato nuk japin as bukë”, tha Basha.
Më tej, Basha u shpreh se Rama duhet të marrë planin e PD me 5 pika për të nxjerr vendin nga kriza dhe për të siguruar një minimum jetik për qytetarët.
“Kam ardhur tju them se plai me 5 pika që kemi shpalosur është zgjidhje për këto 6 muaj. Njerëzit nuk presin dot. Sot biznesi ka nevojë për ndihmë se po falimenon. Sot që po flasin njerëzit nuk kanë para të blejnë bukë. Këtë plan me 5 pika ta marri Edi Rama, ti lërë gërr-vërret. I them përditë merre dhe zbatoje. Se ky plan nuk ka të bëj me konkurencën politike, është për njerëzit.
Sot po flasim për 6 muaj mes tetorit dhe prillit, dhe njerëzit janë në pikë të hallit”, përmbylli kreydemokrati.
Ik mor shalngjitur debil.
Edhe ti more zoti basha, debil, leri gerr verret, por shiti dy vilat e paguaj per ata qe nuk kane per te blere ilacet. Une parate e mija i kam per vehte jo per te tjeret, e aq me keq per te majmur zoterine tende. Hajdut, e kriminel, kerkon te zhvasesh akoma kete popull, a nuk u ngopet mos u ngopshit kurre. Plehrat e ketij vendi.