Kryeministri Rama u shpreh në takimin me delegacionin e qeverisë së Kosovës, se ambicia e përbashkët e tyre është heqja përfundimtare e kufirit mes dy vendeve.
“Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE-së në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme e dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes”, tha Rama.
Kryeministri thotë se me shndërrimin e Portit të Durrësit në port de fakto i Kosovës, të gjitha mallrat që do të zbarkojnë në Durrës do të trajtohen si një hyrje në Kosovë. Por kjo sipas Ramës nuk duhet të jetë ambicia e vetme e dy vendeve.
“Shndërrimi i Portit të Durrësit në një port de fakto të Kosovës, do të trahjtohet si një hyrje në Kosovë në momentin kur mallrat të zbarkojnë në Durrës. Ky është një hap i rëndësishëm sepse Porti i Durrësit do të kthehet në një port strategjik.
Ambicia jonë nuk duhet të ndalet në një stacion apo pikë kalimi doganor, por me këtë marrëveshje ne do mundësojmë dhe ligjërisht njohjen automatike të agjentëve doganor të dy vendeve. Lehtësi këto që shënojnë hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit të mirëfilltë doganor.
Po realizojmë një port të përbashkët në Durrës, të Shqipërisë dhe Kosovës dhe të gjithë rajonit, që padiksutim kërkon vetiu një lidhje të shumfishtë që ëhstë hekurudha”, tha Rama.
Më tej, kryeministri tha se bashkëpunimi në fushën diplomatike mes dy vendeve ka funksionuar më së miri.
“Bashkëpunimi në fushën diplomatike ka funksionuar më së miri. Arritjet e forcave shqiptare në zgjedhjet e fundit në disa vende të rajonit flasin shumë qartë për potencialin që ka bashkimi i shqiptarëve dhe fuqizimi i zërit të tyre në institucionet ligjvënëse dhe ligjzbatuese të rëndësishme.
Nga ana tjetër qeveria shqiptare është angazhuar si asnjëherë më parë për një plan veprimi për mbrojtje dhe afirmim të interesave të shqiptarëve, ne kemi marrë përsipër disa nisma, midis të cilave dhe fondi për luginën e Preshevës. Këtë qasje do kemi edhe për Malin e Zi. Angazhimi ynë për Kosovën në funksion të shtrirjes së prezencës së saj në organizmat rajonale dhe ndërkombëtare mbetet shtylla kurrizore e këtij organizmi.
Atashimin e oficerëve të kontaktit në ato vende ku njëra nga palët tona, nuk ka përfaqësi. Krijimin e një rrjeti prezence diplomatike nëpër botë, që të funksionojë në mënyrë komplementare për interesat tona të përbashkëta. Shqipëria dhe Kosova bënë një hap të rëndësishëm më 23 prill 2020 kur ministritë tona ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin. Patjetër që është e pamundur në këtë ngjarje të vitit mos nënvizohet përparimi i Kosovës, sidomos kohët e fundit, në rafshin diplomatik”, shtoi Rama.
Kosovaret nuk meren dot vesh me bashkekombesit e tyre e jo te meren vesh me Serbine…. Kot nuk thone qe jane te trash dhe nuk e kuptojne qe percares eshte agjenti i UDB miku i tyre i zemres Sali Berisha.