Demokratët kanë nisur një proces të rëndësishëm brenda degëve që prej nisjes së muajit gusht.
Anëtarësia propozon emrat e kandidatëve për deputetë, komisioni bën vlerësimin dhe tanimë sërish degët votojnë emrat që kanë kaluar fazat e mëparshme.
Radhën për të zhvilluar procesin e votimit e kishte sot Partia Demokratike në Durrës dhe kandidatët e propozuar atje.
Por ndryshe nga qarqet e tjera, në Durrës ka ndodhur një tjetër “incident”. Nga 27 kandidatë për të cilët njoftoi dje zyrtarisht dega e Partisë Demokratike në këtë qark, sot pas votimit numri është rritur në 28.
Pra hyjne ne votim 27 kandidate dhe fitojne 28 kandidate. Vetem ne PD ndodh kjo! Aritmetika e Lulit ka nisur te jape rezultate dhe ne baze!
Por kush është kandidati i minutës së fundit?
Dosja.al ka vëzhguar procesin në Durrës dhe ka parë se emri i shtuar nga PD e qarkut është Enri Çeno. Çeno, djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i njohur gjerësisht për disa çështje, përfshirë edhe skandalin e biletave të Real Madrid-Barcelona, ku Çeno bashkë me dy gjyqtarë të tjerë do të shkonte për të parë ndeshjen me paratë e biznesmenit, Namik Sadiku.
I biri, i njohur për jetën luksoze, pushimet në Majami dhe Montecarlo, e ka për herë të dytë garimin për deputet i këtij qarku.
Herën e parë, në 2017, ai nuk ia doli, ndërsa kësaj here ai hyn “kontrabandë” në një listë, ku vetë PD-ja Durrës e mbajti jashtë, e sot emri mbiu nga diku…
A bëhet fjalë për një gabim të degës së Partisë Demokratike Durrës, apo telefonatat e minutës së fundit kanë dhënë efekt rrufe, duke shtuar emra?
Por edhe në këtë rast, mister është fakti se kush e votoi Çenon, kur emri as nuk ishte në listë? Si doli ky emër pas përfundimit të procesit?
Këtë sqarim me siguri do e bëjë vetë PD, por pse jo edhe Komisioni i Vlerësimit, nëse do të habiten, që iu vjen një emër që ata as nuk e listuan për tu votuar në Durrës.
Sigurisht do jetë kompllot i ramës për të sulmuar partinë e ndershme .
Rrofte Grigja me Gonen e Dukes…
Rroft Mzati me Demin e Dollapit.
Rrnoft
Rrnoft rrnoft partia “m’thoni jue mue”
Rrnoft Debil Çika.